Petkoviç: Protestat në Kosovë janë dëshmi se Serbia ka ruajtur interesat e saj

28 Mars 2023, 13:34Rajoni TEMA

Petkoviç: Protestat në Kosovë janë dëshmi se Serbia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç thotë se protestat që po zhvillohen ditët e fundit në Kosovë, janë dëshmi se Serbia luftoi për të ruajtur interesat jetike të saj.


Petkoviç deklaroi se Vuçiç nuk ka nënshkruar asgjë në Ohër dhe as nuk është zotuar verbalisht për ndonjë gjë që mund të ketë pasoja për Serbinë.

“Situata e ndezur politike në Kosovë është treguesi më i mirë se sa kemi luftuar për të ruajtur interesat jetike në Ohër dhe më parë në bisedimet në Bruksel”, theksoi ai.

Sipas tij, e gjithë kjo është një tregues dhe shenjë e qartë se Beogradi dhe populli serb janë në rrugën e duhur kur është fjala për marrëdhëniet me Kosovën.

“Bisedimet në Ohër kanë zgjatur më shumë se 12 orë, ju uleni me orë të tëra nën presion, 12 herë gjatë ditës ndryshon përmbajtja e aneksit që duhet të miratohet, pastaj arrini në pikën që nuk ka marrëveshje, kështu që Bashkimi Evropian ju kthen, sepse as vetë ai nuk dëshiron të largohet nga vilën në Ohër pa marrëveshje”, shtoi Petkoviç.

 

4 Komente

  1. e
    emigranti

    Per fatin e keq tonin ka te drejte. Asosacioni serb ( menaxhimi ) tashme eshte fakt I pranuar. Shtoji kesaj edhe ngritjen e kishave e manastireve serbe qe do ndertohen ne territorin e Kosoves, atehere keto komuna qe aktualisht zene 25 % te territorit me te mire te Kosoves te investuara nga Serbia do te behen si magnet per konvertimin e sa me shume shqiptareve ne serbe, njesoj si Greqia po vepron me shqiptaret nepermjet pageses se pensionit. E verteta e ketij plani nga i cili shtetet europiane nuk kane hequr dore, duket tek Plani Franko- gjerman i cili bazohet ne bashkimin e 2 Gjermanive, pra per simetri ne bashkimin e Kosoves me Serbine ( ripushtimin e saj ) dhe jo ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve midis 2 paleve te kunderta. Ndersa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine as qe behet fjale pasi e quajne molle e ndalueme, kurse kurse bashkimin ( pushtimin ) me Serbine si nje dicka normally qe ju konvenon interesave te tyre duke neperkembur interesat e nje populli te martirizuar dhe te vene ne gjume nga politikane te shitur.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e munguar

      Ju lumtë kur gjeni injorancën të ulur sheshit dhe të komandojnë Kosovën.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flutura

        E ardhmja e Kosoves edhe e Serbise duhet edhe do jete Europa e Bashkuar, o njerez qe vuani nga neuroza nacionale, e cila eshte plaga me e thelle e Europes, qe sot rrjedh gjak....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Shum e vertete,serbia mbron interrsat e veta'E thote ky piemont shum qart se i ketille eshte synimi i ketyre ,ballkani u perket vetem serbeve' eshte nje maxime e vjeter te cilen keto xhelat e kane te trasheguar brez pas brezi.Keto ulurima nuk ndryshojne nga ata te hienave kur e marrin aksionin per te sulmuar viktimen e tyre.,,,,ketyre kercenimeve neroniane ,koha u ka kaluar ,ne do presim dite te mira ngase bota perparimtareShBA Angli Gjermani,figura me vlere dhe fuqi e kane parasysh per te bere dallimin kush eshte viktima dhe kush eshte kulcerda.Do te vine dite te mira ashtu sic jane parashikuar...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje