
Kryeministrti hungarez Viktor Orban ka zhvilluar një vizitë në Serbi, ku ë shtë takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në fokus të bisedimeve mes dy liderve ishin zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe marrëdhëniet dypalëshe. Sipas mediave serbe, takimi kokë më kokë ka zgjatur për tre orë, por detajet për diskutimet mes tyre nuk janë bërë plotësisht publike. Ajo që ka tërhequr vëmendjen në p rfundim të takimit ka qenë një lojë bilardoje mes Orban dhe Vuçiç. Ka qenë ky i fundit që ka postuar disa foto të lojës në profilin e tij në Instagram, ku megjithatë nuk ka bërë të ditur se cili ishte fituesi ndeshjes.
“Pas tre orë e gjysmë bisedime për çështjet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Hungarisë dhe Serbisë bëra një ndeshje miqësore bilardoje me kryeministrin Orban”, ka thënë Vuçiç në rrjetin social. Lideri serb është shprehur “krenar” për miqësinë mes serbëve dhe hungarezëve, si dhe mirënjohës ndaj kryeministrit Orban, që sipas tij ka investuar energji dhe përpjekje për ta bërë këtë miqësi thelbësore dhe të sinqertë.

Lini një Përgjigje