
Zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe marrëdhëniet dypalëshe kanë qenë në fokus të një takimi mes kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd.
Sipas mediave serbe, takimi kokë më kokë ka zgjatur për tre orë, por detajet mbi temat e diskutuara kanë qenë të pakta.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen në përfundim të takimit ka qenë një lojë bilardoje mes Orban dhe Vuçiç.
Ka qenë ky i fundit që ka postuar disa foto të lojës në profilin e tij në Instagram, ku megjithatë nuk ka bërë të ditur se cili ishte fituesi ndeshjes.
“Pas tre orë e gjysmë bisedime për çështjet strategjike dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Hungarisë dhe Serbisë bëra një ndeshje miqësore bilardoje me kryeministrin Orban”, shkroi Vuçiç në rrjetin social.
JASHTE OTP DHE ONE NGA SHQIPERIA! URGJENT!
3,5 orë bisedë strategjike në 4 sy e 2 antieuropianëve në kohë lufte! Qëllimi: të bëjnë veprime të bashkërenduara që Rusia të lidhet me korridorin Ukrainë-Hungari-Serbi-Mal i Zi! Pra daljen në Detin Adriatik dhe ndarjen e NATO-s mespërmes! Për këtë arsye duhet edhe fitorja e kandidatit prorus në Mal të Zi! Abazović në shërbim të Serbisë. Erdogani është pikë e dobët e NATO-s. Edhe në Bullgari ka fitu një klysh rus. Takimi në Hungarinë e Orbanit e trojkës Serbi-Shqipëri-Maqedoni kinse për Open Balkan është mjaft domethënës sepse Hungaria nuk është Ballkan! Çka do Rama që nuk i shkoçet Vučić-it?