Ambasadori amerikan: Në prapavijën e sulmit në Zveçan mund të jetë një mbështetje e madhe

30 Shtator 2023, 14:32Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: Në prapavijën e sulmit në Zveçan mund

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, mund të jenë disa struktura dhe një mbështetje jo e vogël.

Në një intervistë për BBC, Havonier theksoi se sasia e lartë dhe kalibri i jo i thjeshtë i armëve të gjetura tregojnë se “sulmuesit serbë etnikë nuk i siguruan ato vetë”.

“Tani, po ashtu, ne e dimë se një individ i cili ishte nënkryetar i njërës nga partitë serbe në Kosovë, për të cilin dihet se ka marrë pjesë në ngjarje me zyrtarë të lartë serbë, njoftoi përmes avokatit të vet se ai ishte organizator i kësaj ngjarjeje dhe se ai ishte i pranishëm”, tha Hovenier duke iu referuar Millan Radoiçiqit, nënkryetarit të deritanishëm të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.


Ndër të tjera, diplomati amerikan ka theksuar se SHBA në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës dhe jo vetëm, po punon për zbulimin e organizatorit të aktit terrorist serb në Zveçan.

“Pra, ne ende po punojmë për ta gjetur se kush ishte saktësisht përgjegjës. Por, tani dimë më shumë rreth kësaj dhe jemi të shqetësuar për atë që ndodhi”, -deklaroi Hovenier.

2 Komente

  1. I
    I Peremer

    O diplokari! Keni 60 vjet me te njejtin skenar - vete e nxisni sherrin dhe pastaj na dilni "shpetimtare"! Mjaft se po vriten njerez ne pune te tyre, pa i patur hak njeriu

    1. F
      Flamur Struga

      Kjo qe e thoni se :;pas keti sulmi ,grumbullimi i armatimit,i terroristeve te pregatitur te ushtruar mire,u ka marre kohe deri sa u aftesuan dhe hyren ne Republiken e Kosoves.Terroristet,kane patur perkrahjen e rusoserbise dhe me vet urdherat e tyre ,ata hyn qe duheshte te kishin fatin e kater serbeve te vrare.Nderhyrja e disa aleateve ,ben qe cakejt e tjere te shpetojne kokat e tyre.Ne kete rast nuk duhet te liret anash edhe kisha orthodokse !sepse kisha eshte bashkevepruese ne kete aksion ku ra Heroi Afrim Bunjaku..Populli yne eshte nje pooull fisnik por per terroistet eshte i pa meshirshem.Fale Policise !vigjilences te Qeverise Kurti- Vjosa,ky operacion i armikut deshtoj.Por rreziku populli mendon se nuk ka kaluar,kokat e terburara rusoserbe nuk e mendojne per humbjet disfatat qe i pret ata,Ushtria ,Policia ,populli i Republikes te Kosoves,eshte vigjilent ,..sido qe te ndodhi ,ne njohim vetem Fitore gjithmone me aleater tane besnik Usa,Gjermani,Anglia.Lavdi heroizmit te heroit Afrim Bunjaku

      Lini një Përgjigje