Sulmi në veri, Kurti: Prej 24 shtatorit, asgjë nuk është e njëjtë, dy organizatat në veri të shpallen terroriste

30 Shtator 2023, 12:14Rajoni TEMA

Sulmi në veri, Kurti: Prej 24 shtatorit, asgjë nuk është e

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm Vetëvendosjes, foli për sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, si dhe 3 terroristë serbë.


Kurti u shpreh se prej së dielës që lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. “Faktet dolën sheshazi që Serbia po e sponsorizon terrorizmin në veri, u vërtetua e u qartësua për të gjithë.

Individë të sanksionuar në listën e zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të afërt me Vuçiçin, madje aktiv edhe në jetën politike në Kosovë u faktua që janë në krye të këtij organizimi. Milan Radoiçiqi, nënkryetar i Listës serbe u pa qartë se është në krye të këtij organizimi”, tha Kurti.

Vuçiç kërkoi nga Serbia që të ekstradohen terroristët që ikën nga mali, ndërsa për ndërkombëtarët kërkoi që dy organizatat veriore “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen terroriste.

“Në Republikën tonë nuk ka vend për terroristë, përveçse para drejtësisë. Ne kërkojmë që ata që kanë ikur tinëz malit e që janë strehuar nga Serbia, të ekstradohen në Kosovë sa më parë.

Gjithashtu, organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ tashmë ka prova e argumente të mjaftueshme të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate, ashtu si ne tashmë bëmë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës para 3 muajsh”, vijoi Kurti.


Ndërkohë, sa i përket ruajtjes së kufirit, Kurti tha se ekziston një zotim që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë atje, prandaj kërkojnë që ky vakum të mbulohet nga forcat e NATO-s.

 “Vigjilenca dhe gatishmëria jonë në pjesën veriore të Republikës është dëshmuar që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet.

Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me aleatët tanë ndërkombëtar e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje.
Për këtë akt të agresionit të Republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, deklaroi Kurti.

3 Komente

  1. T
    Tungu

    A ti mor mik je shoku i gencit. Po ti nuk ke tru as sa nje koqe e Hashimi. Ai eshte burre. Dinte takatin e vendit te tij. Ishte mirnjohes dhe baskpunonte e partneret e Kosoves e i koordinonte veprimet me ta. Nuk ua hunters aventurave me pasoja per kosoven.Po ti? Nje legen nje aventurier qe fryhesh si gjel nje i pabese . Nje njeri mburavec e mosmirrnjohes, nje frikacak qe kur e shikon keq bythen, mbyllesh si kermill dhe fillon e kerkon mbeshtetje nga te kater anet. Ti ndez zjarre dhe pastaj bertet olele me mori flake bytha, ecni me fikni zjarrin se mu dogj bytha. Me nje fjale palaco i ndyre.

    1. C
      Cajupi

      Po, eshte logjike se Amerika nuk e cliroi Kosoven qe tani t'ia fale Serbise e Rusise, as Kosoven e Veriut as tere Kosoven.

      1. R
        Realisti

        Edhe Lista Serbe është terroriste.

        Lini një Përgjigje