Loja serbe

30 Shtator 2023, 09:30Rajoni TEMA
Loja serbe

Gazeta prestigjioze gjermane, “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” në një shkrim të gazetarit Michael Martens ka shpërfaqur lojërat e Serbisë ndër vite, duke i ndërlidhur me rastin e fundit të Banjskës ku një grup i armatosur e uniformuar serbësh vranë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Duke nisur me ato që i ka quajtur lojëra cinike, gazetari Michael Martensi ka shkruar fillimisht për nisjen e luftërave në Jugosllavi. Ka thënë se në kohën e Jugosllavisë, në kohën kur nisën vrasjet në Kroaci e Bosnje nga trupat e financuara dhe të dërguara nga Beogradi, presidenti i asaj kohe, Sllobodan Millosheviq, pretendonte se s’kishte të bënte asgjë me to. Millosheviqi i përshkruante luftërat si “konflikte mes serbëve lokalë të Kroacisë e Bosnjes me Qeveritë në Zagreb e Sarajevë”.

“Ishte rrenë ashiqare”, ka shkruar FAZ-i.

Shkrimi vazhdon duke thënë se edhe presidenti aktual rus, Vladimir Putin, me sukses ia kopjoi metodën Millosheviqit për ta aneksuar Krimenë më 2014. Trupat ruse u dërguan pa emblema në uniforma. “Zyrtarisht, Kremlini thoshte se s’ka të bëjë asgjë me këta trupa, e sot kur kjo rrenë e vjetër më s’është e nevojshme, Moska mburret se si ushtarët e saj të vegjël pushtuan Krimenë. Rrenat e djeshme janë bërë akte heroike sot”, ka shtuar FAZ-i.

“Diçka e ngjashme po ndodh edhe në Ballkan ndër vite. Përderisa ende nuk është krejtësisht e qartë nëse gjakderdhja e fundit ishte provokim nga Beogradi që u doli nga kontrolli dhe se cili ishte qëllimi i aksionit, një gjë është e sigurt: Qytetarët e zakonshëm në veri të Kosovës nuk posedojnë vetura të blinduara a granata dore. Grupi i armatosur që vrau policin dhe më pas u strehua në Manastir, është pjesë e strategjisë së pajisur dhe mbështetur nga Beogradi”, shkruhet më tej në artikull.

Martens ka thënë se përderisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehet se nuk di asgjë për të, “duhet të jesh shumë naiv t’i besosh”.

“Sepse edhe nëse ai mund të mos ketë informata për aksionin specifik, strategjia e armatimit të paramilitarëve është e tij. Ai e mban mend këtë nga të ’90-at. Vuçiqi ka përdorur metodën e mësuesve të tij, Millosheviqit dhe Putinit: Dhuna promovohet sistematikisht, por u jepet nënkontraktorëve. Në të njëjtën kohë, në skenën evropiane vepron si i shqetësuar dhe pretendon se është i gatshëm të përfshihet në biseda e negociata”, ka shkruar Martensi për Vuçiqin.

Sipas FAZ-it, “gatishmëria” e Vuçiqit është vetëm “perde tymi”. Ai ka thënë se krejt është strategji e presidentit të Serbisë që të humbë kohë, ndërsa qëllimi është të kontrollojë territor si dhe të mbahet shpresa se Trumpi do të kthehet në SHBA.

“Në prapavijë, politikanët perëndimorë që i besuan rrenave të Millosheviqit para 30 vjetësh, duken qesharakë, më së paku. Politikanët që sot besojnë ose pretendojnë të besojnë se Vuçiqi është njeri që i besohet fjala, mund të gjykohen njëjtë pas dhjetë vjetësh. A duan të jenë pjesë e historisë si tjetër gjeneratë budallenjsh naivë perëndimorë, të mashtruar nga një president tejet inteligjent serb që luan lojën shumë më shpejt dhe më mirë se ata? 

Beogradi po luan lojë cinike në Kosovë. Është koha të shpërfaqet kjo lojë. Jo vetëm në retrospektivë, kur bëhet vonë, siç ishte rasti i Millosheviqit dhe Putinit, por tash. Deformimi i fakteve është loja e Vuçiqit. Askush nuk e detyron BE-në apo Berlinin të luajnë së bashku”, ka shtuar FAZ-i.

Siç ka shkruar ndaras në Twitter Martensi, tash janë dy ide që mund të funksionojnë. E para për hetim ndërkombëtar mbi Serbinë dhe që të ngrihen negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Përpos kësaj, sipas tij, dialogu është proces i vdekur dhe se ndërmjetësit e dijnë.

16 Komente

  1. I
    Igor

    Ju te gjith ju besoni endrave,a nuk ekuptoni se Vucici e ka litarin ne dore sa i perket Kosoves le te flas perendimi dhe Amerikanet cka te duan kjo ndodhe vetem per ti qetesuar popullin e Kosoves por e verteta tregon te kunderten ,Amerikanet dhe BE doti japin Vucicit krejt cka deshiron vetem mos i bashkohet Rusis dhe keshtu dote ndodhe ati doti kthehet Kosova me statujen e Jugollavise me nji autonomi te caktuar dhe Shqiptaret dote bien dakord pse nji shtet nuk mundet te mbahet tere jeten me ndihma pra perendimi e njohi Kosoven vetem per ta ndaluar gjenocidin por jo se donin Kosoven si nji shtet Sovran dhe tani jan lodhur me Kosoven pse u shpall vet si shtet i pavarur dhe ne fund dote mbetemi jetima ne Evrope.

    1. L
      Luli

      O Igor, logjika jote se kosova do ti kthehet serbise eshte foshnjarake. Serbia nuk kerkon kosoven, po veriun e banuar nga serbe. Kosova e fitoi pavarsine me lufte dhe leviz vetem para, jo mbrapa. Eshte shtet i ri dhe ka veshtirsi, po eshte nje realitet qe nuk zhbehet me.

      1. P
        Prishtina

        Igor shkjau ti nuk ke faj pse flet shqip, në ty flet gjeni serb, spermatozoidi serbocigan - ti flet shqip por gjeni yt flet dhe mendon shkinisht …….. dhe ti nuk e di këtë sepse ti nuk je shqiptarë 100%. Ta qift familjen dhe racen krejt Kosova e shqiptaria. Qen bir qeni.

        1. M
          Mitrovice

          Mos genje o Igor leshi. Vicicit do ti japin ate qe i dhane millosheviqit. Pastaj, shqiptaret nuk i llogarite ti? E po shqiptaret do tia hane koken Vucicit sikurse milloshit. Kush mutin eshte serbija ketu, e forte sa rusia? Mut rusia e mut serbija. Ruset e mutit nuk i dolen ne dihne atehere e nik do ti dalin as tash. Jemi ne dhjetra miliona shqiptare te gatshen tia qijme krejt cfare kane Serbise. Populli ketu eshte.

          1. s
            shqip

            Igor, Serbia eshte shume e vogel per te percaktuar rregullat e lojes. Askush nuk mendon se Serbia do kete ndonje shans te mbijetoje e rrethuar nga vende te BE-se dhe NATOs. Kete edine edhe vete serbet. Ne fakt, Europa nuk i trembet Serbise, por Rusise, qe eshte mbrapa saj, e cila mbeshtetet nga disa shtete europiane si Franca. Ky shtet i rendesishem i BE-se, ka probleme me Gjermanine, e cila eshte ekonomia me e madhe e kontinentit tone. Franca e vetme nuk ka kellqe qe ti kundervihet Gjermanise, prandaj vjen ne skene edhe Rusia e cila ne kembim te mbeshtetjes per Francen, kerkon kompensime politike, sic eshte mbrojtja e Serbise, e cila eshte vegel e Rusise per te shkaktuar probleme ne Ballkan. Keto probleme i duhen Rusise qe te derivojne deri diku vemendjen e Europes ndaj ngjarjeve ne Ukraine. E thene ndryshe, keto jane nje zinxhir interesash te vendeve te medha Europiane, ne ingranazhet e te cileve ngecin vende te vogla si Kosova, Serbia e te tjera. Sa i perket asaj qe thoni juve per nje kthim te Kosoves ne nje federate te re Jugosllave, ajo ka zero mundesi qe te ndodhe. Aresyeja eshte se superfuqia e sotme boterore, SHBA-ja ka investuar shume ne Kosove dhe ne asnje menyre nuk ka per te lejuar qe te ndodhe nje gje e tille. Edhe Serbia e di se e ka humbur Kosoven pergjithmone, por ka shpresa qe te beje nje marrveshje sipas se ciles te marre Mitrovicen e veriut dhe minjeren e Trepces, qe eshte pasuria me e madhe e Kosoves ne kembim te njohjes se Kosoves si shtet. Po ashtu, ajo do kerkoje garanci qe Kosova nuk do bashkohet me Shqiperine, por kjo do jete nje pike ku Serbia do leshoje pe, per te thene se edhe ne po bejme nje leshim per shqiptaret. Kosova pa Trepcen, do mbetet nje vend i varfer, gje qe e dine shume mire edhe amerikanet, prandaj loja serbe ka zero mundesi qe te lejohet prej Amerikes. SHBA dhe BE nuk jane lodhur me Kosoven, pasi politikanet kosovare gjithmone kane aprovuar cdo kusht qe i jane vene Kosoves. Nje nga keto kushte eshte krijimi i asosacioneve me shumice serbe. I vetmi qe po kundershton eshte Albin Kurti, qe ne fund te fundit po kerkon qe te vendose kontrollin e Mitrovices se Veriut nen qeverine e Kosoves. Europianet dhe sidomos SHBA-ja jane te lodhur me Serbine. Po keshtu SHBA-ja eshte lodhur me Europen qe eshte e pa fuqishme qe te zgjidhe problemet e brendshme dhe prandaj edhe Serbia perfiton.

          2. O
            Open Balkan

            Këtë lojë Vučić-it ia ka lehtësu shumë Edi Rama, dora vetë! Na shitke pordhë me pajtimin gjermano-francez por nuk merrte parasyshë (në konsideratë) se ai pajtim nuk kishte me qenë i pamundur nëse njerëzit e Hitlerit të mbetnin në pushtet! Vučić, Dačić, Vulin dhe të tjerë ishin pjesë e makinerisë gjakatare të Milošević-it.

            1. L
              Lexhenda

              Open Balkan je nje idiot 24 karat…

              1. S
                Salkari

                Open Ballkan , je plere je qelbs muti

              2. D
                Dyshja

                Rama bashkëlojtar.

                1. P
                  Pas lufte

                  Nesër do të turpërohet Rama që e quajti Vučić-in mik dhe vëlla. Sot nuk po turpërohet, po ia mban krahun.

                  1. R
                    RAIFI

                    Nuk është për tu çuditur për lojërat serbe të Vuçiqit,se ato janë politikë nacionale serbe më shumë se 100 vite,por është për tu çuditur për lojërat serbe të Edi Ramës,kryeministër i Shqipërisë që po përserit kërkesat e Vuçiqit si papagalli.A është e mundur për të satën herë të voton Shqipëria një Kryeministër të till?

                    1. M
                      Miku dhe Vëllai i Ramës dhe Armiku i shqiptarëve

                      Po të ishte Milošević në pushtet, Rama do ta quante mik dhe vëlla. As Nano nuk e bëri këtë marrëzi!

                      1. K
                        Kurrizi I dushkut

                        U mbeti Rama në gojë a derëzinj dhe kjo pse nukë muarët një deputet në Shqipëri dhe ju ngeli qejfi ,se kështu do i behej qejfi edhe Berishs që ua futi në 93 me naftën që furnizonte Milloshevicin

                        1. D
                          Dragan

                          komentet e ketyre koqevareve jane qesharake Loja sa ka filluar dhe do ja shofim fundin

                          1. L
                            Loqja Serbe shkon me mir

                            Arrestoheni klyshin e Millosheviqit .Cfa prisni me zoterinj te BE-s e Hag ? Ta bjeri Ukaine ne Ballkan ky pjell Kriminale !

                            1. N
                              Nje keshille per Ambiciozet e Rames

                              Ju qe flisni kundra Rames : Me siguri nuk keni ci beni Gomarit i Bini Samarit , Gomari eshte Sebija me ne krye Vucicin behuni BURRA dhe flisni drejt mos u merni me SAMARIN se nuk fitoni gje vetem injoroni vehten

                              Lini një Përgjigje