“Serbia donte të fillonte lufta të dielën”, Albin Kurti: S’përjashtohet një sulm i ri

29 Shtator 2023, 20:00Rajoni TEMA
“Serbia donte të fillonte lufta të dielën”, Albin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Al Jazeera”, ka thënë se sulmi terrorist në Veri të Kosovës nuk ishte rezistencë civile apo rezistencë e bandave, por sulm i “formacioneve të armatosura paraushtarake të pajisura dhe përgatitur nga Beogradi” dhe që “u krye me urdhër të Serbisë”.

I pyetur nëse autoritet e Kosovës kanë informacione nga inteligjenca për ndonjë sulm të ri, Kurti theksoi se ka shumë informacione dhe se këto grupe të armatosura, të cilave “Forcat e Armatosura të Serbisë u ofrojnë pajisje, armë dhe municion, janë duke kryer vazhdimisht stërvitje në afërsi të kufijve të Kosovës dhe po përgatiten për luftë”.

“Nuk përjashtohet ri-agresioni”, tha ai, duke shtuar se Serbia donte që lufta të fillonte të dielën.

Tutje, kreu i ekzekutivit kosovar akuzoi Beogradin dhe grupet terroriste se duan që të përsërisin skenarin e fillimit të luftës në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Kurti ka potencuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç – i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Veri të Kosovës – janë “Slobodan Millosheviç dhe Zheljko Raznatoviq ‘Arkan’”.

Këta, sipas kryeministrit “dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet e 90-ta”, teksa shtoi se “grupet paramilitare” në Kosovë janë të lidhura edhe me grupe nga Rusia, si Wagner, duke i quajtur Vuçiç-in dhe Radoiçiç-in “[Vladimir] Putin dhe Prigozhin”.

Ndërkaq, ai akuzoi presidentin serb se “deshi një luftë tjetër dhe një gjenocid, sepse dëshiron Republikën Srpska në Kosovë”.

“Ashtu siç Rusia zhvilloi një luftë hibride në Ukrainë në fillim, Serbia po bën kundër nesh”, pohoi.

5 Komente

  1. Z
    Zdravo VV

    I shkreti Albin psikopat dhe injorant Mashtrues dhe idiot

    1. B
      Birisha

      Po ku pyet Kurti e Kosova per agresion , ju ja treguat vendin Vucicit , ju Kurti dhe Kosovaret po ( dridhin ) boten e me jo Serbine ,lutemi zotit mos perseritet 1999

      1. k
        komentuesi

        Shume primitiv ne komente ku Alpini yne. Nuk eshte i zoti te thote te verteten dhe kalon ne krahasim me te shkuaren. Psh nuk i vete mendja qe ky fare Raznatovic qe ka qene pinjoll i pare qe sipas pergjimeve merrej vesh me Kurtin per te arthmen e Kosoves, sot po kryen thjeshte detyren e mbrojtesit te Vuciqit dhe Putinit... Fjalet e Kurtit jane te thata sic jane gjithmone fjalet e njeriut te kamufluar. Edhe ketu Kurti sikur po "merret" vesh me terroristet. Vetem Kurti dhe Raznatovici kuptojne mesazhet mbas fjaleve te Kurtit. Me siguri thenia e Kurtit qe "Vuciqi eshte si Milloshevici" ka nje kuptim te vertete dhe nuk eshte thjeshte nje shprehje e thate dhe pa kuptim. Po ashtu edhe thenia tjeter se "Raznatovic eshte si Arkani" mund te kete kuptim qe te lumte or Raznatoviq se je "luan" i vertete si Arkani. Eshte pak e veshtire te kuptohen fjalet e Kurtit qe duken pa kuptim. Duken sikur jane fjale "legjendash" serbe per kalamajte serbe, por ne thelb mund te jene parrulla per lufte...E shkreta Kosove me kete idjot ne krye!....

        1. G
          Gashi

          Ky komentuesi K qenka idiot serbofil dhe antishqiptar dhe hajdut bashkepuntor me kriminelet serb ne veri.paska mbet pa vjedh qe 2.5 vjet me Radojcicin dhe te tjeret mjerim.

          1. K
            KUNDËR ZDRAVO-s

            Me sa duket tash ata që po vjedhin, gënjenjën e mashtrojnë fyejnë, denocojnë e sulmojnë të ndershimit janë shumë të zëshëm sepse ishin memec kur ishte Serbia - lufta e UÇK dhe NATO-s. Por, përsëri dod të heshtin kur të kthjellohet situata. Botë maskarsh.

            Lini një Përgjigje