Ish kryeministri Avdullah Hoti: Kater pika qe duhen zbatuar që të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në veri.

29 Shtator 2023, 17:02Rajoni TEMA
Ish kryeministri Avdullah Hoti: Kater pika qe duhen zbatuar që të

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka shkruar se është shumë e rëndësishme që, krahas hetimit për sulmin terrorist, të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se këto hetime duhet të jenë shumë profesionale dhe në koordinim me ndërkombëtarët.

Sipas Hotit, është shumë e rëndësishme që, paralelisht me këto hetime, të punohet për normalizim të shpejtë të jetës së përditshme në ato komuna.

Postimi i plotë:

Është shumë e rëndësishme që, krahas hetimit për sulmin terrorist, të normalizohet jeta e qytetarëve në komunat në veri.

1. Hetimet e institucioneve të Kosovës lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit duhet të jenë shumë profesionale e të kujdesshme, si dhe në koordinim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që janë të vendosura në Kosovë. Hetimi sigurisht se duhet të shtrihet edhe në Serbi, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar që duhet të ndërmerret për këtë sulm.

2. Është shumë e rëndësishme që, paralelisht me këto hetime, të punohet për normalizim të shpejtë të jetës së përditshme në ato komuna. Në këtë drejtim, duhet të vendoset komunikim i ngushtë me komunitetin serb në çdo lokalitet përmes këshillave lokale për t’i mbajtur të informuar dhe për t’i siguruar se do të kenë mbrojtjen e nevojshme. Qytetarëve atje, e kemi për obligim tu krijojmë ambient të sigurt që të dërgojnë fëmijët në shkollë, të kryejnë obligimet e tyre familjare e të punës, si dhe të lëvizin lirshëm.

3. Pikat kufitare duhet të hapen sa më parë dhe të normalizohet qarkullimi, por edhe të sigurohet mbikëqyrje e plotë e vijës kufitare nga ana e KFOR-it.

4. Ndërkaq, zgjidhja e përhershme afatgjate në veri duhet të jetë politike, përmes dialogut, dhe në koordinim të plotë me aleatët euro-atlantik, në veçanti SHBA-në.

2 Komente

  1. P
    Pal Melyshi

    Or Dulle ike ha ndonje tase me pershesh me kos se je shume rrote k... injorant i madh ..

    1. P
      Pal Melyshi

      Or Dulle ike ha ndonje tase me pershesh me kos se je shume rrote k... injorant i madh ..

      Lini një Përgjigje