VIDEO/ Jetonte në luks si baron droge: Dalin pamjet e vilës së Milan Radojçiç në Liqenin e Ujmanit

29 Shtator 2023, 15:00Rajoni TEMA

VIDEO/ Jetonte në luks si baron droge: Dalin pamjet e vilës së

Dalin pamjet kur Policia e Kosovës bastis banesën luksoze të Milan Radojçiç në Liqenin e Ujmanit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një mesazhi krahas pamjeve të operacionit shkruan me vendosmëri se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet me detaje deri në fund.

Sipas Sveçlës, gjatë bastisjes së sotme Policia e Kosovës ka gjetur prova se udhëheqësi i grupit që kreu sulmin terrorist, duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku dhe plagosur një tjetër, është Milan Radojçiç – i njohur ndryshe me nofkën “Mami”.

“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojçiç. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.

Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”- shkruan Sveçla.

6 Komente

  1. Z
    Zgalem

    Ministri i brendshem i Kosoves , ne qeverrine Kurti , tregoi aftesi zbuluse te nievelit te larte , ne zbulimin e aktit terrorist te Serbise , ne veriun e Kosoves . Perpara se te zbulonte kete komllot terrorist Shvellca debatoi me Vucicin , se kush do te delte i fituar ne veri te Kosoves . Me von u zbulua arsenali i armeve ne veri dhe u identifikua grupi krimninal , kryesuar nga terroristi Radojevic , terrorist profesionist i pasuruar , nepermjet krimit . Ne te tere kete operacion shkelqeu aftesia dhe metoda policore e Ministrit kosovar . Meriton jo vetem lavderime , por me shume , per aftesine dhe patriotizmin e tij te flakte . Faleminderit : Zgalem

    1. L
      Liku

      Faleminderit!

    2. n
      nacionalisti

      me ket folte Kusari _ Lila, lepurushja e Albin lepurushit, dhe tallte luftetaret e UCK ?????

      1. B
        Beno

        Keto jane te gjithe vellezer me koqevaret. Pse ka qene Serbia per me teper se 23 vjet partnerja kryesore e kosves ne tregti? Kush ka perfituar? Koqevaret patriote pra!

        1. V
          Vlora.Vlora

          Ore se kuptoj fare ,gjithe ai armatim qe eshte futur ca benin sherbimet e fshehta,apo policia ,se ato duan dy autobusa te transportohen ,nje gje me ben te mendoj ;se e dinin por i lane qe te kishte gjakderdhje dhe pastaj te nderhynte prape NATO

          1. b
            bugazi

            Sepse grushtin qe e moren shkojn 10 vjet e shkit jan nen ethe.

          Lini një Përgjigje