“Nëse nuk silleni siç duhet…”- SHBA paralajmëron masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

29 Shtator 2023, 19:00Rajoni TEMA
“Nëse nuk silleni siç duhet…”- SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit ka paralajmëruar sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i Policisë dhe u plagos një tjetër.

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se nuk është absolutisht dakord me këto masa.

“Nuk është një bisedë e lehtë me Blinken, për disa gjëra ramë dakord, ndërsa për disa jo”, tha Vuçiç.

“Nevojitet deeskalim, një rol më i madh i KFOR-it, Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë rol, ne do të donim që të ishte ekskluziv, sidomos në Veri”, ka thënë ai më tej.

“Mohova të pavërteta që flasin për shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona, të cilat unë nuk i kam nënshkruar dhe nuk jemi pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur, veçanërisht lidhur me sovranitetin e Kosovës. 

Kur më pyetën se nga i morëm të dhënat për atë që kishte ndodhur në Kosovë, nuk dua të flas për këtë, por nuk dua të fsheh asgjë, kemi prova që të paktën një, dhe ndoshta dy persona janë likuiduar gjakftohtë. Ata u dorëzuan, e më pas u likuiduan në një distancë të shkurtër”, tha presidenti i Serbisë.

“Sekretari Amerikan foli edhe për masa të mundshme ndaj Serbisë, nëse nuk sillemi siç duhet”, tha Vuçiç

“Thashë unë jam kundër. Ne duhet t’i përmbahemi të vërtetës”, tha ai.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, thuhet në deklaratën e lexuar për media nga avokati i tij, Goran Petronijeviç.

2 Komente

  1. P
    POLITIKE RUSE E BLINKENIT NE BALLKAN

    E GJITHA CFARE NDODHI NE VERI TE kOSOVES ESHTE PERGJEGJESIA E FLIRTIT TEND ME VUCIC O SEKRETARI USA, VAZHDO MOS U TUT NGA QENDRIMI JOT, KURTI ESHTE NJE KOKEGOMAR POR PER KURTIN JU PO DEMTONI GJITHE POPULLIN E KOSOVES, DHE TE BALLKANIT, BASHKIM ME POLITIKEN RUSE-SERBE.

    1. P
      Pftuu maskara!

      Neqofte se ti e quan Kurtin gomar une do te thoje qe ti je kric gomari. Kurti eshte nje person patriot qe po lufton dhembe per dhembe me maskarenjte qe diten i ferkojne koken dhe naten i thone Vucic: "bjeri dhe merre me force veriun e Kosoves". Keta maskarenj, qe per interesat e tyre te shesin dhe te hedhin tek qente e terbuar, si Kim Yong Un, ta ngulin pas shpine per interesat e tyre. Keta duan te shikojne dhe ngjallin percarje dhe konflikt kur nje lider nuk iu bindet. Keta jane menyrat e tyre per ti nenshtruar njerez te ndershem dhe te drejte si Albani Kurti. Nuk po e thyajne dot dhe me dyaer te mbyllura i thone Vucic: "Bjeri". Cfare presin keta qe te beje me shume Vucic qe ta ndeshkojne?! Praktikisht i thone qe ja hodhe byth.s kete here. Heren tjeter dergo nje grup me te stervitur dhe merre me force veriun e Kosoves. Keta duan t'ia japin veriun e Kosoves Serbise duke krijuar asociacionin e komunave qe nuk ka asnje kuptim historik apo gjeografik. Keta gangstera (te BE dhe Amerikes) na hodhen ne mes te oqeanit ne 1913 dhe duan te na hedhin perseri ne 2023. Pftuuu qelbesira dyfytyreshe. Te gjithe jane kepele vegjel dhe hunde shkabe. Nje popull i ndyre dhe i shemtuar, qe ja ka shitur shpirtin diallit!

    Lini një Përgjigje