E rëndë në Greqi: Pritet nga makineria e mishit, ndërron jetë gruaja shqiptare. Ngjarja në sy të vajzës së saj

30 Shtator 2023, 09:32Rajoni TEMA

E rëndë në Greqi: Pritet nga makineria e mishit, ndërron

Një 50-vjeçare shqiptare është prerë nga një makineri për grirjen e mishit, teksa po përpiqej ta pastronte.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së premtes në Mesolongji të Greqisë. Raportohet se viktima po pastronte makinerinë e mishit, por ajo i ka kapur flokët duke i shkaktuar plagë të rënda.


Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së saj, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë raportohet se punonin duke pastruar dyqane.


Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, ku u zhvendos pas largimit nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të fitur bukën e gojës”, tha për "Protothema" një banor i lagjes.

Lini një Përgjigje