Anonymous mesazh Vuçiçit: Nuk kemi mbaruar ende me ju, kukulla e zotit Putin

18 Janar 2023, 10:08Rajoni TEMA

Anonymous mesazh Vuçiçit: Nuk kemi mbaruar ende me ju, kukulla e

Grupi ndërkombëtar i hakerave, Anonymous njoftoi se kishin hakuar dhjetëra dokumente konfidenciale nga qeveria e Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ata kanë dhënë edhe një mesazh për qeverinë në Beograd: “Nuk kemi mbaruar ende me ju, kukulla e zotit Putin!”


Ky grup, edhe më herët i ka dërguar mesazhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiçit, duke thënë se do ta bëjnë “të paguajë një çmim të rëndë” pas zhvillimeve në Kosovë ku ishin ngritur barrikadat.


Ata pretenduan në një nga llogaritë e tyre në Twitter, se kishin hakuar edhe faqen  e Ushtrisë Serbe dhe atë të presidentit Vuçiç.

Lini një Përgjigje