William Walker: Beogradi dëshiron të përdorë serbët dhe shqiptarët në Veri si gurë shahu

17 Janar 2023, 12:20Rajoni TEMA

William Walker: Beogradi dëshiron të përdorë serbët dhe

William Walker, shefi i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, njeriu i cili pa dhe i dëshmoi botës masakrën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999, thotë se kërkesa për formimin e Asosacionit, tregon që Beogradi kërkon të luajë me veriun e Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Walker u shpreh se qeveria në Beograd, dëshiron t’i përdorë si serbët, edhe shqiptarët në veri, si gurë shahu.


Sipas tij, derisa serbët e Mitrovicës së Veriut të kuptojnë se janë shtetas të Kosovës, do të ketë gjithmonë probleme në Veri.


“Unë nuk jam një adhurues i opsionit të izolimit të komuniteteve, si në rastin e pakicës serbe që dëshiron të krijojë Asosacionin. E kuptoj përse komuniteti serb e kërkon atë.

Vazhdon t’iu pëlqejë të luajnë lojëra në veri të Kosovës. Mendoj se qeveria në Beograd, dëshiron t’i përdorë si serbët, edhe shqiptarët në veri, si gurë shahu.

Uroj që në një farë pike, serbët e Mitrovicës së Veriut do ta kuptojnë që janë kosovarë, por me etni serbe. Ata duhet ta konsiderojnë veten shtetas të Kosovës. Nëse nuk e kuptojnë këtë, atëherë do të kemi probleme”, theksoi ai.

1 Komente

  1. e
    emigranti

    Me ne fund degjuam nje diplomat te huaj qe I bie drejt e flet pa doreza, pasi eshte personi zyrtar qe ka pare me syte e tij nje masaker te serbeve ne Kosove.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje