Bajram Begaj refuzohet sërish nga Abdixhiku në Kosovë: Të na vijë tek selia

16 Gusht 2022, 12:25Rajoni TEMA

Bajram Begaj refuzohet sërish nga Abdixhiku në Kosovë: Të na

Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar sërish takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kjo, sipas Abdixhikut ka ardhur për faktin se kreu i shtetit shqiptar duhet të shkonte në selinë e tij, dhe jo në selinë e Kuvendit.

Begaj po viziton për të parën herë Kosovën si president i vendit.

Gjatë kësaj dite ai është takuar me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, ku ky i fundit e ka përgëzuar për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shprehur besim se ky vendim i BE-së, pas shumë vonesave, ka kthyer vëmendjen kah Ballkani Perëndimor.

Begaj nga ana e tij ka vlerësuar lartë angazhimin shtetformues e shtetndërtues të PDK-së, të liderëve të saj si dhe gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Shqipërisë për proceset jetike të Kosovës me qëllim të fuqizimit të shtetësisë, demokracisë dhe proceseve integruese euro-atlantike

Pas takimit me krerët e partive politike, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, ku dhe është takuar me komandantin e KFOR-it.

Kujtojmë se një ditë më parë, Begaj takoi homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

“Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë me destinacion Brukselin”, deklaroi ai në konferencën e përbashkët.

3 Komente

  1. k
    katarakti

    Kush është ky Abdi Xhiku?! As mos ia varni fare. Dhe mos e lejoni të vijë në Shqipëri.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Pse more Lumir, pse mor lum djali nuk pranon të takosh Presidentin e Shqiperise? A , ,duhet të vinte Presidenti te zyra jote ! Turp per ty. Ti je nje idiot, nje me nje intelekte të cunguar, që nuk respekton as normen më elementare të tradites shqiptare ate të mikpritjes. Mos doje Sali Karaxhiçin apo Like Floririn.TURP, TURP

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aleksander

        Xhiku eshte nje KOQE. Te shpadhet non grata ne Shqiperi. Nje koqe ma pak.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje