Ulja në bursë, Mali i Zi merr masa për çmimin e karburanteve: Nga e marta nafta zbret 160 lekë për litër

15 Gusht 2022, 16:46Rajoni TEMA

Ulja në bursë, Mali i Zi merr masa për çmimin e

Në Mal të Zi çmimet e karburanteve pritet të ulen edhe me 10 cent të tjera edhe pse shteti fqinj ka çmimet më të ulëta të naftës dhe benzinës në rajon.

Nga e marta çmimet të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi pritet të ulen me 9 deri në 12 cent për litër, duke e bërë shtetin fqinj të parin për çmimin më të ulët të karburanteve.

Nafta pritet të ulet me 9 cent duke kushtuar 1,39 euro ose 160 lekë për litër.

Dy llojet e benzinës do të ulen me 10 deri në 11 cent për litër.

Ulja e çmimeve në Podgoricë ndjek reduktimin e akcizës së naftës prej 50%, një masë e qeverisë malazez javë më përpara.

Ndërkohë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon.

Çmimi i benzinës është më i ulët edhe se në Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht për një litër maqedonasit paguajnë 171 lekë ose 1,47 euro.

Ndërsa sa i përket naftës çmimi në Mal të Zi është i dyti më i liri në rajon duke ndjekur Shkupin e cila ka çmimin më të ulët.

2 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    shqiperia eshte shtet moterqi komplet

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bordi

      Sa ne. Shteti yne vetem 160 leke per liter do. 60 leke eshte nafta. E shikoni pra qe naften e keni me te liren e mundshme. Popull llafazan.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje