Ballkani Perëndimor një hap më pranë unionit, dakordësi për lëvizjen e lirë

21 Tetor 2022, 15:23Rajoni TEMA

Ballkani Perëndimor një hap më pranë unionit, dakordësi

Ministrat e Ballkanit Perëndimor do të dakordësohen këtë të premte të 21 tetorit për udhëtimin pa ID midis gjashtë vendeve.

Po ashtu, Qeveritë ballkanike do të bien dakord edhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

“Këto tri marrëveshje hapin rrugën për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në një deklaratë për mediat.


Ajo shtoi se, duke vepruar në këtë mënyrë, po hidhet një hap të rëndësishëm përpara në procesin e pranimit në BE.

Deklarata e saj u bë përpara një takimi me zyrtarët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në Berlin.

Ajo shtoi se marrëveshjet do të nënshkruhen zyrtarisht në një Samit të Ballkanit Perëndimor në Berlin në nëntor.

Komisioni Evropian (KE) javën e kaluar rekomandoi që Bosnjë dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit për t’u bashkuar me BE-në, me kuptimin se ajo përforcon demokracinë dhe ndërmerr hapa të tjerë.

Durimi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor për pritjen e integrimit është sosur dhe kritikët e ritmit të ngadaltë të zgjerimit të mëtejshëm të bllokut thonë se kjo i lë hapësirë ​​Rusisë dhe Kinës për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon.

Komisioni tha se Turqia, si dhe pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), duhet të bëjnë më shumë përparim në reformat kryesore, duke përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias.

Baerbock tha se, ishte një prioritet për Qeverinë gjermane që të sillte vendet e Ballkanit Perëndimor në BE për të siguruar stabilitet dhe përparim ekonomik në rajon.

3 Komente

  1. R
    RKS

    Kurse me Ballkanin e Hapun do fshijmë bythën! Ballkani i Hapun na duel si leter toaleti edhe po perfundon n'birë qenefit. Ramoviqi dhe Vuçiq i honkshin mutin Kosovës kurse t'manipuluemit e budallait Ali Ahmeti-ovskit i mbetët detyra e palaqos së Pallatit Idioteve t'Dobishëm. Pozitë e meritueme për nji mendjepakët si Ahmeti-ovski. Shumë mirë që ra kjo histori e u njohëm. Kosova nuk ka mbijetu kot 100 vite, e as gjunjëzohet kollaj, sepse, osht çashtje karakteri, qendrueshmenie dhe,... mas i vjen Historija!

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Doli edhe zedhenesi i mutores me zberthy fjalen e ministres gjermane. Packa se ajo e thote qarte se "Ballkani i Hapur" po i afron shtetet anetare me afer BE-se, perseri interpretimet e mutores behen sipas qejfit te udheheqesve te saj qe kerkojne gjurmet, kur ujkun e kane para syve. Vazhdoni te hani mut sic keni ngrene gjithe keto vite prej Rames. Kesaj rradhe qeras ministrja gjermane.

      Përgjigjjuni
      1. R
        RKS

        Ballkani i " Hapun" po shkon drejtë analës në historikun e Ballkanit perendimor ku e kanë vendin edhe jashtqitjet që e krijuen kët çoroditje! Qytetnimi kështu ndan ujnat e zeza nga ato të pastra. Iniciativa mashtruese Ballkani i Kapun drejtë gropës septike kurse Tregu Europian i Ballkanit drejte shoqnisë së lirë, demokratik dhe asaj te se drejtes e ligjore. Autokratet mafioz dhe prostitutkat politike se bashku me mikun e tyne Vučić ti hanë mutin Kosovës. Qysh kanë thonë muti te muti shkonë!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje