BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore: Veprim i pakoordinuar i qeverisë

13 Shtator 2025, 16:18Rajoni TEMA
BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Kjo përbën edhe një veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës kundër strukturave të tilla dhe është në kundërshtim me obligimet dhe zotimet e Kosovës karshi BE-së. BE-ja vazhdimisht ka deklaruar se statusi i tyre duhet të zgjidhet në linjë me dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli, marrëveshjet e arritura dhe ligjet e Kosovës”, u tha në një deklaratë të BE-së.

BE-ja i bëri thirrje Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante të Kosovës që “të përmbahen nga provokime të tilla dhe veprime të dëmshme si dhe të konsultohen me komunitetin lokalë serbë dhe partnerët ndërkombëtarë”.

Sipas bllokut evropian, këto veprime kanë ndikim negativisht te qytetarët e zakonshëm, kryesisht nga komuniteti serb në Kosovë, por edhe te komunitetet e tjera.

Një ditë më parë, nga Komuna e Mitrovicës së Veriut konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se me asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati i kësaj komune kreu kontrolle në hapësirat ku vepronin këto institucione të Serbisë.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se personat e hasur në objekt nuk kanë pasur dokumentacion të vlefshëm për ushtrimin e veprimtarisë së përmendur. Për këtë arsye, puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet dhe kompetencat në fuqi”, thanë nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

OSBE shpreh shqetësim pas mbylljes së zyrave serbe në veri

Edhe Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka reaguar lidhur me mbylljen e zyrave të institucioneve serbe në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Ky mision tha se është i shqetësuar me ndikimin që do të kenë te komunitetet joshumicë mbyllja e zyrave në Mitrovicë të Veriut nga të cilat popullsia varet për “kujdes shëndetësor, pensione, materiale shkollore dhe mbështetje sociale”.

“Ndërprerja e këtyre shërbimeve prek në mënyrë disproporcionale më së shumti të moshuarit, njerëzit me nevoja të veçanta dhe familjet që kanë kushte të rënda. Çdo masë që prek shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërkaq mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe në konsultim me komunitetet lokale”, tha OSBE-ja më 13 shtator.

Ndryshe, Fondi për Sigurime Shëndetësore në Mitrovicën e Veriut funksionon në kuadër të Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Serbisë dhe ofron shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor – si vërtetimin e libreza shëndetësore, punët që lidhen me komisionet mjekësore, bën llogaritjen, kontrollin dhe pagesën e kompensimeve financiare, si dhe vërtetimin e kërkesave për ndihma mjekësore-teknike dhe të ngjashme.

Në mjediset serbe në Kosovë, të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë në shtator të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se funksionimi i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe është specifik dhe se këto institucione do të trajtohen në mënyrë specifike - ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera serbe.

Në vitin 2024, autoritetet e Kosovës kanë nisur mbylljen e disa institucioneve serbe në Kosovë, përfshirë: Postën e Serbisë, Bankën e Kursimeve Postare, organet e përkohshme komunale, qendrat për punë sociale e të tjera.

Ndërkaq, ditë më parë janë marrë nën kontroll nga autoritetet e Kosovës edhe objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë që përdoreshin nga Posta e Serbisë.

Mbyllja e institucioneve serbe, që Kosova i konsideron ilegale dhe paralele, është përballur me kritika nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara që kanë thënë se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i tha një grupi mediash në gjuhën serbe më 4 shtator se të gjitha institucionet paralele serbe, përfshirë arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duhet të integrohen në sistemin e Kosovës.

Megjithatë, ajo ka theksuar se mënyra se si do të bëhet ky integrim është thelbësore dhe, sipas saj, duhet të zhvillohet vetëm përmes konsultimeve me komunitetin serb.(REL)

7 Komente

  1. K
    Kujdes!

    Kosova është një shtet nën kujdestari, por Kurti sillet sikur Kosova të jetë Sllovenia apo Çekia. Ndryshe Kosova nuk është vend 100% i pavarur, prandaj duhet të veprojë me kujdes.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Po ca 100% i pavarur thua? 80% e popullsise planetit s e njeh. Rezoluta 1244 e quan pjese te Serbise. Shpallja e pavaresise ka pak vlere juridike, thjesht ngaqe kishte interes Amerika vitet e para Kosovaret menduan ja hodha lumin te dhjefsha kalin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pikzeza shkja qelburi

        Shkja pika e zeze, Vetem Gopa e mamit tend shkja pikzeza eshte gope shkjau. Kosova wshte 98% shqiptare, te ckerdhen shkjaun e flliqt ty dhe shkijeve qelbesira sikur ti. Kosova eshte shtet i pavarur dhe per ty shkja pukezeza do te jet vdekja yte, sic ishte ketu e 1000 vjet oa ndal. Shkinija yte ka ndez luften brenda tani dhe si te degjenruar qe jeni do te shperbeheni me Vojvodinen shtet, Sanxhakun shtet e Luginen e Presheves shtet. Ska shpetim per ty pikzeza shkja i deshpruar. Pir ti pikzeza shkja, falwndero gazeen Tema per sherbimi qe te ben.

        Përgjigjjuni
    2. D
      Darius

      Pata një përvojë të tmerrshme me një kompani të rreme investimesh që më mashtroi plotësisht. Investimi im i parë i vogël u shlye, gjë që më ndërtoi besimin. Më vonë, një anëtar i stafit më kontaktoi nëpërmjet WhatsApp dhe më inkurajoi të riinvestoja. Këtë herë, futa një shumë të madhe nga kursimet e mia të jetës. Gjithçka dukej mirë derisa u përpoqa të tërhiqja fitimet e mia - papritmas, llogaria ime u çaktivizua. Iu drejtova të njëjtit anëtar të stafit, i cili më drejtoi te zyra e tyre e mbështetjes. Ata vazhduan të kërkonin tarifa, të cilat i pagova, por unë prapë nuk munda të hyja në fondet e mia. Duke e kuptuar se ishte një mashtrim, kërkova ndihmë dhe u referova te Trustwavehackerstech, një ekip profesional rikuperimi. Ata gjurmuan dhe e rikuperuan me sukses investimin tim të humbur. Jam thellësisht mirënjohës dhe ia rekomandoj shërbimet e tyre kujtdo që është në një situatë të ngjashme. Email: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zelensky

        Më mashtruan duke më marrë 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, e kam rekomanduar atë te disa miq dhe kolegë të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, Trustwavehackerstech2 @ gmail com

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          ik se te thirra putinin. mashtrus. skeme piramidale

          Përgjigjjuni
        2. L
          Labeati

          E terrci e verrci.Evropa i krehbishtin fqinjet gjakatar

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje