BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë

13 Prill 2026, 19:41Rajoni TEMA
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë

Portali Politico ka paralajmëruar mundësinë e bllokimit nga Brukseli të rreth 1.5 miliardë euro për Serbinë pas ndërhyrjeve ligjore qeveritare në pavarësinë e gjyqësorit. Në intervistën me këtë portal, komisionerja Kos shprehet se ligjet për gjyqësorin duhet të përputhen me rekomandimet e Komisionit të Venecias, i cili pritet të japë në fund të muajit prill opinionin e tij mbi ndryshimet kontroverse ligjore të Serbisë.

“Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi, nga ligjet që minojnë pavarësinë e gjyqësorit te shtypja e protestuesve dhe ndërhyrja e përsëritur në median e pavarur. Paketa e ligjeve për të ristrukturuar gjykatat dhe për të ndryshuar mënyrën e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një hap serioz prapa. Si vend kandidat, presim që Serbia të përafrojë me BE-në politikën e saj të jashtme”, theksoi komisionerja Kos për Politico.

Beogradi ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën, ndërkohë që nga ana tjetër merr para nga Brukseli. Serbia ka marrë nga BE-ja që nga viti 2000 më shumë se 7 miliardë euro investime.

1 Komente

  1. p
    pjeter

    Jo jo, vazhdoni ju perkedhelni Vuçiçin qe tall topet me ju, dhe sanksiononi Kosoven, sepse aty dukeni se sa serioze jeni per problemet qe ka Evropa!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje