BE ndaloi fondet nga Plani i Rritjes, Marta Kos: Serbia nuk do të ketë mbështetje financiare derisa të korrigjojë hapat pas që ka bërë në drejtësi

11 Maj 2026, 15:15Rajoni TEMA
BE ndaloi fondet nga Plani i Rritjes, Marta Kos: Serbia nuk do të ketë

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos theksoi se megjithëse nuk ka një vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare për Serbinë, shteti nuk ka marrë asnjë fond evropian që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë.

Kos u shpreh se derisa Beogradi të adresojë shqetësimet nga BE, atëherë do të mund të marrë fondet që i janë ndarë nga Plani i Rritjes.

Asnjëherë nuk kam thënë se fondet janë ngrirë. Kjo është vërtet shumë e rëndësishme. Ajo që po bëjmë tani është të verifikojmë vazhdimisht nëse të gjitha vendet përfituese të fondeve nga Plani i Rritjes i përmbushin kriteret.

Dhe është e vërtetë se, që nga miratimi i ligjeve për drejtësinë para disa muajsh, nuk kemi kryer asnjë pagesë, por nuk është marrë asnjë vendim formal për mosdhënien e tyre.

Statusi i vendit kandidat sjell obligime nga të dyja palët dhe ne presim nga vendi kandidat që të përparojë, e jo të shënojë prapakthim në fusha të caktuara“, tha Kos.

Ligjet kontestuese, të ashtuquajturat “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për Bashkimin Evropian paraqesin një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë drejt BE-së.

Komisionarja Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit.

2 Komente

  1. O
    Ozzy Osborne

    Hapa pas do bejme dhe ne (dmth ai madhi) zonjë, se këta të SPAK-ut po na fusin në burg gjysmën e qeverisë gjoja kanë vjedhur kur dihet që pasurinë e kanë trashëguar si psh dhëndërri i saliut xeni lali fiku like floriri beqja koka ben tigri etj Këto ligje duhet të ndryshohen jo me në burg keta figura të shquara

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Mjaft u gezuat se ne nuk hyme ne BE perpara Serbise dhe nese Serbia nuk eshte ne rruge te mbare per hyre ne BE ne nuk hyjme kurre

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje