
BE reagon duke i cilësuar hapat e marra nga qeveria për veriun e Kosovës si zhvillim në drejtimin e duhur, por sipas saj, duhen hapa shtesë. Ndërkohë kryeministri Kurti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës.
Bashkimi Evropian kërkon nga qeveria e Kosovës veprime shtesë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të Kosovës. Por BE është e gatshme të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë, nëse ajo nuk ndërmerr veprime të kërkuara nga unioni. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të enjten në Bruksel, se masat ndëshkuese të vëna ndaj Kosovës janë masa të kthyeshme dhe kjo varet nga mënyra se si Prishtina por edhe Beogradi i qasen shtensionimit të situatës dhe kthimit në proces normal të dialogut.
"Ajo që kemi bërë më së fundi në dritën e tensioneve që ndodhën në veri, është vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë diçka të tillë ne do të vendosim masat e nevojshme edhe kundër Serbisë, gjithnjë, nëse vendet anëtare të bllokut vlerësojnë se në kushtet dhe kontekstin aktual të krizës së fundit, Serbia nuk po bën asgjë për të ulur tensionet”, tha zëdhënësi Stano.
Më 10 korrik pas një dakordimi që u arrit në Bratislavë ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, policia e Kosovës uli me 50% praninë e saj në objektet e komunave në veri të Kosovës. Prandaj kryeministri Albin Kurti, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t'i heqë masat, siç i quajti ai, "të padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës”, ndërsa, përsëriti se "qeveria është e hapur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit”."Ne po bëjmë krejt çfarë mundemi dhe dimë, por do të duhej që edhe partnerët dhe aleatët tanë evropianë sa më parë ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, pasi një Republikë demokratike dhe progresiste siç është Kosova meriton të ndihmohet me krejt çka munden ata dhe jo të ketë masa ndëshkuese ndaj saj”, deklaroi kryeministri Kurti.
Kërkohet diplomaci parandaluese
Pesë ditë më parë ndërkaq, diplomatë evropianë dhe amerikanë, përkatësisht dhjetë kryetarë të komisioneve për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë, në një letër derguar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrel dhe Sekretarit amrikan të shtetit Antony Blinken, kërkuan diplomaci parandaluese, baraspeshë dhe mospërsëritje të gabimeve të së kaluarës. Ata në letër theksuan mungesën e presionit ndaj Serbisë, pas tensioneve në veri të Kosovës.
Lidhur me letrën e kaq shumë politikanëve u shpreh edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se "politikën e jashtme të Bashkimit Evropian e përcaktojnë vendet anëtare të tij”. "Sa i takon kësaj çështje të ngritur nga 56 nënshkrues, parlamentarë nga disa vende anëtare dhe disa vende të treta, është se politikat e Bashkimit Evropian vendosen njëzëri nga 27 vendet anëtare, siç është e përcaktuar dhe siç kërkohet nga vet qeveritë e tyre. Pra, kemi mijëra e mijëra parlamentarë në Bashkimin Evropian, kështu që pozicioni dhe veprimet e Bashkimit Evropian rreth politikës së jashtme përcaktohen unanimisht nga vendimet e 27 qeverive të bllokut”, tha zëdhënësi Stano.
Qeveria e Kosovës ka nisur punën për hartimin e një udhëzimi administrativ që do të mundësonte përmes një peticioni, shkarkimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Leposavi?, Zubin Potok, Zve?an dhe Mitrovicë e Veriut. Kryeministri Albin Kurti, thotë se mënyra më e mirë për thirrje për zgjedhje të reja në veri është përmes ligjit për vetëqeverisje lokale, i cili u mundëson qytetarëve të komunave përkatëse t’i shkarkojnë kryetarët e tyre përmes peticionit. "Jemi të hapur për zgjedhje të reja përmes nenit 72 të ligjit për vëtëqeverisje lokale. Është krijuar edhe një grup punues që do të bëjë rregullimin e çështjeve teknike administrative të dispozitave të këtij neni dhe këtij ligji dhe tash e presim punën e tyre”, thotë kryeministri Kurti.
Zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, janë kërkuar vazhdimisht nga komuniteti ndërkombëtar si një nga kushtet kryesore për shtensionim të situatës në veri. Sa kohë ato nuk zhvillohen Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë masat ndëshkuese ndaj Kosovës që përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale./DW
Ore ju vetem qejf te keni...ti mbani e tju rrojne serbet edhe tua shihni hajrin edhe kur te tju vijne neper shtepi me thika ne duar duke uleritur Brukseli eshte Serbi...! Ne per vete perdite e me shume po kuptojme qe: NUK E DUAM ME SHQIPERINE SI GJITHE EVROPA!
Albini kujton se eshte djali i vogel i shtepise, qe kur ben nje gabim i heqin Playstation per 2-3 dite, dhe cdo gje rregullohet, shkojne me mamin blejne nje akullore, dhe mbaron me nje perqafim, te keqen mami, e dua fort. O Albin dhe ti Vjosa, mesojeni mire qe jeni ushtare te nje reparti, dhe ndeshkimet nuk hiqen kollaj, duhet ti mbushesh mendjen kapterrit, ai do shkoj tek Komandanti i Toges, i Kompanise, i Batalionit, deri sa te shkoj tek Komandanti Repartit, ka ardhur koha te lirohesh nga ushtria, ose transferohesh. Eshte rruge e perpjete tani, harroje ate fushen ku po ecje 2 vjet, kakarisje si kaposhi maje plehut.
Po Vucici kush i bie te jete o Pilo vellai....jo per gje po aq sa po ja lepijne menderen po ngjan ai si Gjenerali per momentin
Albini ka urdheruar te mesohet neper shkolla veprat e Enver Hoxhes: Mbeshtetja ne forcat e veta. Suksesi eshte i dukshem, Europa i pezulloi ndihmat, por Albini nuk e rruan, familjen e ka ne Suedi, vete ka pashaporte te huaj. Kosova eshte ne kafaz, te vetmen dalje ka Shqiperine. Albini dhe Vjosa po ekperimentojne nje sistem te ri, pa pasur nevojen e OKB, Amerikes dhe Europes. Deri tani po ja dalin me sukses.