Vuçiç: Kurti politikan irracional, dëshiron të jetë “Enver Hoxha i ri”

11 Gusht 2023, 10:07Rajoni TEMA

Vuçiç: Kurti politikan irracional, dëshiron të jetë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se serbët po e kanë gjithnjë e më të vështirë të jetojnë në Kosovës.

Vuçiç i cili tha se e njeh natyrën e sanksioneve të vendosura ndaj Milan Radojiçiç-it e Aleksandër Vulinit, deklaroi se nuk e di se çfarë sanksionesh janë vendosur kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilën e quajti një politikan irracional, i cili sipas tij, dëshiron të jetë “Enver Hoxha i ri”.

“Ëndrra e tij e përjetshme është t’i dëbojë serbët dhe ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë”, ka deklaruar Vuçiç transmeton mediumi opozitar serb, Danas.

Vuçiç ndër të tjera ka deklaruar se ai personalisht dhe Radojiçiç-i janë makthi i kryeministrit Kurti dhe se as që bëhet fjalë për një bashkëpunim në mes të Radojiçiç-it dhe Kurtit.

Presidenti serb gjatë intervistës ka deklaruar se Serbia nuk ka hequr dorë nga iniciative për thirrjen e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

“Po e presim momentin më të mirë për ta shtyrë përpara këtë iniciativë, assesi nuk kemi hequr dorë nga kjo, pyetja është se çfarë do të përfitojmë prej saj”, ka deklaruar Vuçiç-i.

3 Komente

  1. a
    armand

    Enverit s'ja lidhje dot policat dhe ushtaret prandaj mos ha balte kot se nuk mund te behet karagjozi prej Kosove kurre burre shteti.

    Përgjigjjuni
    1. r
      reti11

      Oooo buzpidhi i beogradit, boj qejf ti se ke mëmën kurvë Francë dhe Grrqine e tredhur nga turku. Ti je milloshi 2.0, nje kriminel i lindur, nje qelbesirë e llastuar.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mobi dobi...

        Enverit i rruanit topet ju, ctju besh ketyre te sotmeve qe jane te gjithe te shitur per pak pushtet. Fajin se keni ju e kami vete ne qe ju leme ju te livadhisni keshtu,e ju kushtojme vemendje mediatike krimineleve si puna juaj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje