
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës tha se është i gatshëm që të marrë përgjegjësinë për krijimin e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se veçse po zhvillon bisedime me partitë që ishin në opozitë në përbërjen e kaluar parlamentare.
PDK-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me Hamzën për postin e kryeministrit, dhe kjo parti ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje.
Hamza tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që fillimisht LVV-ja të provojë të sigurojë 61 deputetë për të mbështetur ekzekutivin e ri.
Nëse i kalon radha te partitë që deri dje ishin në opozitë, ai tha se është i gatshëm t’i krijojë Kosovës institucione të reja dhe të mos ketë vakum institucional.
“Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetuese, unë jam i gatshëm si kandidat për kryeministër nga PDK t’i marr përgjegjësitë për krijimin e Qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, jemi në biseda me partitë që kemi qenë në opozitë që ne ta krijojmë Qeverinë”, tha Hamza gjatë një konference për media.
Hamza përsëriti qëndrimin e tij të deklaruar edhe gjatë fushatës zgjedhore se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti dhe është i gatshëm të bisedojë me të gjithë.
Megjithatë, ai tha se deri më tani ka biseduar me partitë që gjendeshin në opozitë.
“Sa i përket takimeve, me disa parti politike thuajse jemi në rregull. Mund të vijmë tek ajo faza, te pjesa ku mund të flasim për formulën për përbërjen e Qeverisë. Ndërsa, sa i përket disa partive politike, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ende nuk kemi arritur në atë fazë që ta diskutojmë formulën e krijimit të qeverisë. Mirëpo, unë jam shumë i hapur për diskutime”, tha Hamza.
Partia e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur si kusht marrjen e postit të kryeministrit për çdo marrëveshje eventuale për një koalicion të ardhshëm qeveritar.
Hamza u pyet nëse PDK-ja është e gatshme të pranojë këtë kusht:
“Renditja është e qartë, PDK është e dytë i ka 24 deputetë dhe asnjëherë në tavolinë nuk kemi pasur kërkesë, apo temë se si do të duket Qeveria e re. Radha dihet dhe mbi bazë të kësaj ne do të diskutojmë”, tha ai.
Pavarësisht se tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, Hamza tha se preferon që të krijojë një ekzekutiv ku nuk do të ishte LVV-ja.
“Me partinë e parë, LVV-në nuk kemi deri në këtë moment kurrfarë komunikimi zyrtar. Nuk kemi pranuar ftesë, nuk kemi bërë ftesë sepse ftesa dhe radha dihet si shkon. Realisht, për shkak të programeve, bindjeve politike dhe koncepteve, gjithmonë e kam thënë që për mua është e preferueshme krijimi i Qeverisë me LDK-së dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Më 27 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin zgjedhor, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja. Por, në bazë të rezultateve asnjëra parti nuk mund ta formojë e vetme Qeverinë, andaj kërkohen që të krijohen koalicione.
Sipas ligjeve, fillimisht duhet të konstituohet përbërja e re parlamentare, duke u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët. Propozimi për kryetarin e ri të Kuvendit i takon partisë së parë, në këtë rast, LVV-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet që fillimisht ta mandatojë LVV-në për formimin e Qeverisë.
Megjithatë, nëse LVV-ja dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.
Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin.
Sipas rezultateve, LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma 8 dhe Lista Serbe 9.
LVV-ja ka thënë se ajo do të udhëheqë edhe me Qeverinë e re dhe nga kjo parti kanë thënë se preferojnë që të bashkëpunojnë me partitë pakicë joserbe.
Partitë joserbe kanë dhjetë ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq komuniteti serb ka dhjetë ulëse të tjera.
Nese Kurti arrin te ban 61 vota ne Kuvend, Kosova definitivisht kthehet edhe defakto nen Serbi. Zot ndricoi dardanet te mos lejojne Kurtin KM perseri.
Si kështu mor gjeni?! Pse u ktheka "defakto" nën Serbi? Na ndriço pak edhe neve të paditurit?!
Pyet vllaznit tuj ne VV nese jeni nen Serbi? Po nuk e keni kuptue akoma, nuk ka mundesi ta kuptoni asnjehere. Aq trullane jeni ju te Albinit, nuk ka Zot qe ju gdhend e ndricon.
Me Albin Kurtin,Kosova e ka qu kufirin 60 km ne veri ne Jarninje dhe Bernjak,kurse komandantet e UÇK-se,per me shume se 20 vjet nuk kane guxu me kalu uren e Ibrit.Albini ktheu veriun nen integritetin e Kosoves.Albin Baba,eshte shpresa e Kosoves,me te Kosova jone do te eci perpra ne zhvillim ekonomik.Fondi menetar deklaroj se Kosova ka rritjen me te madhe ekonomike ne rajon 4.1%,Albin Baba na pri perpara,opozita let shohin ate prallen e ujkut dhe rrushit.
Auuuu haki djali,kurrci e paska qu kufirin per 60 kilométra ne veri dhe fondi monétar paska thane se kosova ka patur rritje 4.1%, kurse ee verteta eshte se kurrci baba yt kufirin e ka futur per 60 km ne jug dhe rritjen e ka pas 15% por per rrymen elektrike, ndoshta ty ta paguan baba kurrci ty te prift perpara e nga pas si çdo her me krye te vogel.
Mos ofendo po fol me fakte,faktet jane kokeforte ne favorin time, por inatet e tua apo ndoshta edhe interesi jot mistik eshte mbi interesin e shtetit.Mua personalisht nuk me lidhe asnje interes me Albin Kurtin,po e perkarhu njeriun e drejt e patriot,te pa korruptum dhe njeri i menqum.Ti perkrahi ata lideret e tu analfabet te pa denje per shtetin e dine mire per kend po mendoj une.Po eshte e vertet se kufiri eshte shtyre per 60 km,veq ai qe nuk eshte Shqiptar nuk don me pranu,inati dhe budallalloku ndahen me nje fije peri,ti vendo ku je...
I nderuar haki, nje patriot nuk ban minister djalin e udbashit serb,as deputet e drejtor te iber lepencit nenkryetarin e julli serb te gruas se mit edhe ti duhet ta din per ke e kam fjalen, pastaj nje patriot nuk mbrone kriminelin e vet duke e krahasuar me tjetrin, kurrci yt sot ne qeveri ka mbi 700 udbash te serbise ti duhet ta din, andaj siq shifet ose je nje nga ata ose ke inat personal ti ose interes si ata te kapur me 35 miljona euro qe kurrci i mbrone apo ambasadori martin berisha qe paguhet nga serbia dhe ti thua se jan patriot,turp.
Faktet tregojn se ju muter te VV jeni mosmirenjohes anti-perendimore. Jazek ju kjofte more fundrina te Evropes.
Haki vllau Kurtit dhe zombi i VV. Me Kurtin ne kry ju e keni cue vendin e dardaneve ne buzen e humneres. Ju nuk doni ta kuptoni, e ne nuk kina cbajm mo shum. Don Allahu e ju ndih kur te shihni sketeren qe ju pret.
ÇLIRIMTARI KADRI VESELI I PAT THËNË KURTOVIÇIT NË PARLAMENT SE MË ARDHJEN TËNDE NË QEVERI SERBIA KTHEHET NË KOSOVË PER FATIN E KEQ TE KOSOVES KJO PO NDODHË KURTOVIÇI ËSHTË ARGATI MË I DEVOTSHEM QE PO PUNON PER SERBINË FASHISTE
Bedri Hamza asht nji kaqol delirant qe po e lut Kurtin ta merr si zv/KM. Sa turp per partine e UCK qe ka zgjedh Bedri Hamzen per kandidat KM.