Borell për propozimin e BE-së: Shpresoj që Kurti e Vuçiç ta pranojnë si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet

19 Shkurt 2023, 12:40Rajoni TEMA

Borell për propozimin e BE-së: Shpresoj që Kurti e

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Borrell për “Deutsche Welle” ka treguar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandër Vuçiç-in për takim më 27 shkurt në Bruksel.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime.

Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, tha Borell.

Kësaj i parapriu një ofensivë diplomatike me muaj ndaj Prishtinës dhe Beogradit për të pranuar propozimin franko-gjerman.

Ditë më parë, kryeministri i Kosovws, Albin Kurti, përsëriti për DW rezervimin e tij ndaj themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicw Serbe, duke thënë se formimi i këtij mekanizmi është i mundur vetëm paralelisht me njohjen nga Serbia.

Ndërsa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar për mediat nga Mynihu se është i ftuar në Bruksel, duke thënë se nuk ka ndërmend të shkojë atje si “turist”, por se është i interesuar për themelimin e Asociacionit.

3 Komente

  1. D
    Dardan

    Borrel apo Bordell? Administrata e degjeneruar politike e BE-se eshte marre peng nga karrieriste e xhvates se parave publike si ky spanjolli qe nuk bind as qeverine e vet te njohe Kosoven si shtet te pavarur.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Sa te cmendur paraqiten keto ndermjetesusit per "paqe"kur vet i ndigjojne palet ne tryeze se kush eshte per paqe te perjeteshme dhe kush ka synime djallezore per oreksin e shtetit sllav.Metodat e ndyra te nderkombetareve nuk dallohen shum prej atyre te rusoserbeve,Pse?sepse keta jane themeluesit e keti kanceri ne ballkan dhe e duan te forte sic e rekomandon putini.Kjo pjelle monstruoze eshte nje e perkedhelur te ciles u shkojne pas per qellime te caktuara por shum djallezore me pasoja te medhaja per kombin shqiptar.Nuk e kuptojne keto se jane edhe njerez te dalluar me aftesi per zgjedhje te problemeve te keti niveli?se: asociacioni eshte nje varr tjeter aq i madh dhe i rrezikshem,qe askushi nje fenomen te ketille nuk fo tja deshironte atdheut te vet.loje sllave si gjithmone kur synimet e rusise cariste demtohen dhe u pritet koka per te mos egzistuar.Populli yne eshte me fat se ne kete bote egzistojne njerez si ish Presidenti Bill Klinton egzistojne njerez qe kane force dhe sjellin ligjin edhe per ata qe shkelin ligjin.Qeveria e sotme kjo qe u prijne interesave kombetare eshte aq e zgjuar per ti kuptuar qellimin e armikut dhe perkrahesve te tyre,prandaj kurr nuk do te lejone armikun rusoserb te shkeli Kosoven martire,

        Lini një Përgjigje