
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ka pasur “diskutime produktive” me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë.
“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve [të Serbisë] me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Twitter.
“Ne e ndajmë dëshirën e Serbisë për një të ardhme me Bashkimin Evropian”, shtoi ai.
Vuçiç, i cili po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkroi në profilin e tij në Instagram se në takim me Blinkenin, përveç se u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, u konfirmua edhe “përmirësimi e marrëdhënieve” mes vendeve të tyre.
Kosova dhe Serbia janë nën trysninë e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, nga frika se Rusia mund t’i shfrytëzojë tensionet mes tyre për të nxitur destabilizim në Ballkan, në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.
Aktualisht, palët kanë në tryezë një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilin SHBA-ja ka shprehur mbështetje.
Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel më 27 shkurt, për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar./ REL
Interessante.Edhe lufta e dyte boterore me konference Mynichu u iniciua.Historia perseritet.
Po Ramen nuk e takoi?
Po ja e zeme se e takoj, po pastaj? Kapoja nuk ka kohe ti takoj te gjithe, keshtu qe takon personat me te cilet ka dicka te rendesishme per te biseduar.
Mesa duket jane marre vesht qe per denimin e agresionit rus ne Ukraine, Serbia ne kembim do ti hapet rruga per ne Europe dhe do ti behen leshime pee Kosoven, te cilen e trajtojne si koloni te veten.
E takove Edin ? Apo hic...
Mos i besoni conferences se Luftes se trete. Keta jane ata qe lejojne nje "Sulltan" prej letre si Erdogan te ktheje Simbol hustorike si Agi Sofia ne Xhami! Mua me vjen keq qe pooulli i vetequajture "Skiptare" dikur Epirote te Ofendohet (offend angl) dhe Poshterohet kaq shume. Si mund te pranoni o turq te Deputetit Osman Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve etj tjua ktheje nje Simbol te tille te ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D? Si mund te mohoni historine tuaj te Lavdishme Greko-Ilyre kur Polisin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Kostantinopolis e quani Stamboll? Kaq poshte nuk mund te shkoje nje Njeri! Ku eshte Marin Mema me company qe perpiqet "te zbuloje" rrenjet Ilyre te bijve te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj? Per kete "Komb" luftuan Kauret e Derrit te Jeorgios Kastriotis? Ptu Rrace (race angl) e Poshter.