
17 shkurti i vitit 2008 ishte data kur Kosova e shpalli pavarësinë, pas disa raundesh bisedimesh me Serbinë dhe një vit pas dërgimit të propozimit nga i dërguari special për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë.
Deklaratën e pavarësisë e kishte lexuar kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.
“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh urimi sa i takon kësaj dite të rëndësishme.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, shkruan Rama, krahas një foto të shpërndarë në rrjete sociale.
Kohe kur Kosova qeverisej nga BURRA shteti trima dhe jo nga lavire si Albina baxhella dhe Dosa Osmani