VIDEO SKANDALI: Deputeti i VV Haki Abazi akuzon njerëzit e Albin Kurtit për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’

16 Shkurt 2023, 16:30Rajoni TEMA

 

VIDEO SKANDALI: Deputeti i VV Haki Abazi akuzon njerëzit e Albin Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili ka përmendur disa audioincizime sot në konferencën e thirrur nga ai, u shpreh se ato konfirmojnë se zërit të deputetëve përbrenda parlamentit e ngufatin Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari dhe Dejona Mihali.

Sipas Abazit, tri gratë e përmendura më lartë janë ato që e ngufasin zërin e deputetëve.

"Masha e Kurtit" Haki Abazi zbulon zyrtaren e VV'së që thotë se e kontroll…
“Audioinzicimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit. Videoincizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, u shpreh ai.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar akuza ndaj anëtares së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Dejona Mihalit, të cilën e ka quajtur “mashë të kontrollit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes”.

Sipas Abazit, Mihali është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe vendimarrjen që bëhet.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas deklaratave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e provave për rastin ‘Dehari’.

Prokuroria thotë se ka dëgjuar më vëmendje deklaratën e Abazit gjatë konferencës së sotme për shtyp dhe i njëjti së shpejti do të intervistohet nga ta.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”- thuhet në njoftim.


Deputeti Abazi gjatë një konference për media ka thënë se prokuroria duhet t’i kërkoj video-incizimet për zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’.

“Video-incizimet janë ato të cilat ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës, kanë sjellë tek shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për sqarim të rastit Dehari” – tha ai.

Abazi hodhi dyshime se si është e mundur që në qeverisjen e LVV-së dhe një vend të monitoruar 24 orë nga kamerat, të zhduken mostrat e këtij rasti.

 

8 Komente

  1. a
    amerikani

    Pergjegjes per vrasjen e Astrit Deharit janë Albin Kurtoviç ministrja e drejtesisë Albulena Haxhuska valltarja e Gadafit Mimoza Kusaroviç Glauk Konjoviç dhe te gjith rrugaqet e VV

    Përgjigjjuni
    1. M
      Miku yt.

      I dashur Flamur, Te lutem pergjigju sa me shpejte ketyre zuzareve, qe akuzojne Kurtin per vepra monstuoze. Ti je nga te rrallet, ne mos i vetmi qe ke nje llogjike dhe intuite hulumtuese ne pafajesine dhe madheshtine e Kurtit. Vetem ti mund te na japesh pak shprese. Te fala nga zemra.

      Përgjigjjuni
      1. e
        emigranti

        Eshte lufte per pushtet ndermjet individeve te ndryshem ne VV, si ne cdo parti, pavaresisht censurimeve qe behen si nga keto parti edhe nga shtypi i kapur nga to. Se per cfare duhej vene emri i Albin Kurtit ne titull te komentit, vetem gazetaruci mund te na e spjegoje.

        Përgjigjjuni
        1. j
          jo emigrant

          Domethene ti emigrant mendon qe Kurti eshte kethyer ne nje "koqe kanari" ne VV dhe asnje nuk e pyet me? Turp per kete qe thua! Kurti dhe Sali berisha asnjehere nuk dorezohen. Bile ata jane gati te mundin dhe Ameriken. Kundershtaret brenda VV dhe PD per ta jane si mizat e kalit qe ata i shtypin me kembe. Ti nuk njeh shpirtin revolucionat te Kurtit, pale te Sali Berishes. Kurti bile eshte me lart sepse edhe emrin e ka turk qe pershkruan egersine e qenit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            Mua me ben pershtypje reagimi i menjehershem i prokuroreve ndaj deklarates. Ah sikur te vepronin keshtu dhe keta prokuroret tane dhjaksa

            Përgjigjjuni
          2. J
            Jugu

            Keto jan thjesht shpifje te Merosit kok qerosit. Albini mund te jete me patrioti prej shqiptareve te te dy aneve, madje edhe me patriot nga Berisha. Kete besoj mendojne edhe patronazhistet dhe aktivistet e sufllaqexhinjte e Meros. Kete qe po them mund ta konfirmojne shume shpejte me komentet e tyre bajate dhe "xhaxhi enver e ka gojen me sheqer" sufllaqexhinjte ne vijim te Meros. Prandaj ai vend nuk ka per tu bere kurre se vjedhin rilindasit dhe kenaqen trushpelaret.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              DOLI DHE SHKRIMI I RADHES SE GAZETES TEMA VENE NE SHERBIM TE QEVERISE SE RAHMUTIT SIGURISHT JO NE SHERBIM TE KOMBIT SHQIPTAR JO NE SHERBIM TE UNITETIT KOMBETAR POR NE SHERBIM TE PERCARJES NE SERBISE FASHISTE.E PAPRANUESHME QE GAZETA TEMA VJELL VRER NDAJ QEVERISE SE KURTIT E VOTUAR ME VOTEN E MBI 50% TE POPULLSISE.I UROJ QEVERISE SE KOSOVES TE UDHEHEQUR NGA ALBIN KURTI TE ECE PERPARA SE QENTE E RRUGES NUK KANE CFARE TE TE BEJNE.ATA QE KERKOJNE BALLKAN TE HAPUR TE ORKESTRUAR NGA SERBIA QENIN E NGORDHUR DO GJEJNE.SHQIPTARET NUK KANE PËR TJA FALUR KURRE EDI RAMES VOTEN QE AI KA MARRE PER TU VENE NE SHERBIM TE ANGJENTURAVE TE HUAJA PËR TE RUAJTUR PUSHTETIN E TIJ.ESHTE FATKEQESI QE SHQIPERIA KA NJE KLASE TE TILLE POLITIKE KAQ TE KORRUPTUAR SA VENDOS PËR FATET E ATDHEUT TONE,QE E KANE KATANDISUR SI MOS ME KEQ.SA EDHE AJRIN DUAN TE NA E PRIVATIZOJNE NA SHESIN DROGE NA VRASIN NA LARGOJNE NGA ATDHEU VETEM E VETEM QE KETA PLEHRA TE JENE TE QETE NE KRIMET E TYRE.JANE FORCUAR AQ SHUME SA BLEJNE AGJENTE APO LOBOJNE PËR NDARJEN E KOSOVES SIKUR TUA KETE LENE BABAJ ME TAPI.KJO TREGON QARTE QE GAZETA TEMA E UDHEHEQUR NGA MERO SHERBETORI (I SALIU DHE RAHMUTIT)MEZI PRET TE KETE LAJME TE KEQIJA PËR QEVERINE E KOSOVES TE DREJTUAR NGA LEGJENDA.ALBIN KURTI .SI NUK THOTE KJO GAZETE ASNJE FJALE SE SOT RICHARD GRENELL KA MARRE NE SERBI NGA VUCIC MEDALJEN E FLAMURTARIT PËR SHERBIMET E KRYERA NDAJ SERBISE.MOS TE HARROJME SE NJE MEDALJE KA MARRE DHE RAHMUTI NGA KISHA FASHISTE SERBE (KALORESI I ORTODOKSISE).TE DY KETA GRENELL RAHMUTI DHE KUISLINGU THAQI ISHIN ARKITEKTET E NDARJES SE KOSOVES.RAHMUTI VAZHDON RRUGEN E TIJ KUNDER ALBIN KURTIT SEPSE I JANE PRISHUR PAZARET E VJETRA ,QE TA KUPTONI JU RILINDAS TE VEGJEL SA ME SHUME RRI NE PUSHTET FILLON LIDHESH ME QEVERITARE TE KORRUPTUAR NE BALLKAN.SE VUCICI THAQI RAHMUTI POTHUAJSE KANE GATI 20 VITE NE POLITIKE.SA PËR RASTIN E ASTRIT DEHARIT AJO KA NDODHUR NE 2016 DHE V,V NUK KA QENE NE PUSHTET.

              Përgjigjjuni
              1. i
                im vëlla

                Njerëzit e sëmur nga karrierizmi dhe ambiciet për pushtet të nxitur dhe të financuar nga regjimet antikombëtare bëjnë këso gjëra. Kjo praktik mafioze është e njohu në botë tash po duke ka rrit edhe te ne. Rasti si i vëllezërve Dehari dhe tjerëve dhe ata që i dërgojnë udhëheqjen e kreut e Luftës ë Lavdishme Çlirimtare - UÇK-s në Hagë dhe indirekt njollosin edhe NATO-n dhe miqtë i bëjnë armiq si SHBA, BE dhe Shqipërinë janë dhe brengoseshe.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje