
Gazetari Milaim Zeka ka habitur me deklaratën duke thënë se ka dyshime që njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e Astrit Deharit në burg.
Në një intervistë për Euronews Albania ai shtoi se pikërisht këtë ngjarje e përdori kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti kur ishte në opozitë. Ai tha se Kurti premtoi që do të zbardhte vrasjen e Deharit sapo të vinte në pushtet.
“Albin Kurti ka pas nxjerrë mijëra njerëz në rrugët e Kosovës për të protestuar, njerëz të cilët janë vrarë.
Lidhur me ngjarjet u arrestuan dhe disa njerëz, në mesin e tyre dhe Astrit Dehari i cili më vonë vdiq në burgun e Prizrenit ose në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku në atë kohë dikush e cilësoi si vrasje, dikush si vetëvrasje.
Atë kohë Kadri Veseli pati deklaruar se Dehari është vrarë. Këtë histori tragjike të Astrit Deharit e keqpërdori Albin Kurti në maksimum, ku një premtim që bëri ishte se me ardhjen e tij në pushtet do të zbardhë vrasjen e Astrit Deharit.
Ka pasur dyshime se pikërisht njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e tij në burg”-theksoi ai.
Zeka je shumë i madh në analizat tuaja VV më në krye Kurtoviçin janë vrases te Astrit Deharit dhe te aktivistve tjerë te VV per interesa te VV dhe interesave personale te Kurtoviçit Konjufciçit Haxhoviçes dhe Kutoviçve tjerë VV duhet te shpallet organizatë terroriste fashiste qe i vret antaret e vet
Thashethemexhi