
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se përderisa Kosova e konsideron propozimin evropian si bazë të mirë për diskutime të mëtejme, një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke.
Gjatë një prononcimi për media në Prishtinë, Kurti deklaroi se edhe zyrtarët evropianë dhe amerikanë e kanë pranuar se njohja duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale.
“Procesi i bisedimeve nuk ka filluar ende, duhet të ketë takim të nivelit të lartë që ftohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe nga bisedimet mandej shohim se çka e kur. Por, normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë. Pra, në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë, e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen e ndahen prej njëri-tjetrit”, tha Kurti.
Kosova dhe Serbia vitin e kaluar kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, për normalizimin e raporteve. Të dyja palët e kanë pranuar këtë dokument, i cili nuk është bërë publik.
Por, propozimi, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.
Kryeministri Kurti u pyet edhe për letrën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar Serbisë, përmes së cilës ai tha se Kosova dhe Serbia duhet “të bëjnë kompromise të vështira”.
“Besoj që SHBA-ja vazhdon të jetë partnerja, mikja dhe aleatja jonë kryesore në shtetëndërtimin demokratik, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. Natyrisht që do të ketë edhe çështje të tjera në atë marrëveshje, përveç njohjes reciproke, por ajo është në qendër”, tha Kurti.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi synon normalizimin e plotë të raporteve. Por, palët kanë dallime sa i përket përfundimit të dialogut. Kosova kërkon që në një marrëveshje finale të përfshihet njohja nga Serbia – që zyrtarët në Beograd kanë thënë se është “vijë e kuqe” për ta – ndërkaq, Serbia insiston në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë./ REL
Tash KURTI dhe Osmani kur iu ka ardhur VEJA TE B.THA e kanë kuptuar se nuk ka lojë me SHBA, disa vende të BE dhe Shqipërinë që janë të vetmit miq të vërtetë shqiptarëve në Kosovë. Drejtuesit e pushtetit në Kosovë janë përgjegjës për shumë çka që ka ndodh në politikën kundër Kosovë tash e 18 vite. Kjo lojë i ka kushtuar Kosovës dhe ka favorizuar Serbinë dhe tash na paskan "faj" SHBA me Bajden dhe Bliken, dy miq të dëshmuar të shqiptarëve. Nëse vazhdoni kështu do të na ktheni në vitet e 90. JO, mos kërkoni fajin te tjerët por jepni përgjegjësi për sjelljet e juaja që miqtë i trajtuat si armiq dhe e sollët ketë gjendje dhe mos kritikoni ata që ndihmuan çlirimin e Kosovës - Lirinë dhe Pavarësinë pra UÇK-n , SHBA-n NATO-n dhe vendet mike.
Or Al-Bin i pa fytyre sot thua qe Amerika eshte aleatja jone ,e nga ana tjeter nuk e degjon se cfare ju keshillon ,ndaje mendjen si babai dhe vellai yt Non Grata dhe Ilir Floriri qe kane dale hapur kundra Amerikes ,beju dhe ti burre si jeta te dy ,( o mish o peshk ) i themi ne fshateret e Tirones
Qeveri me njerez te zgjuar ,gucimtar,largpares,analist te ditur me mendje dhe zemer te shendosh,pak njeh historia e popullit .Per fatin ose fatkeqesine e gjenerates time (30-35)vjec,njihet kjo qe Republikes te Kosoves ,i prin Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.Duke u qebdruar stuhise te karpateve dhe nje pjese shum te madhe te europes plake ,po i buzeqesh nje e ardhme e siguruar ,qe ndryshe mundet te llogaritet si Epoka e realizimit te deshirave edhe te shum e shume gjeneratave ,qe jo per fajin e tyre por per padrejtesite e kesaj lavires te karpateve ,nuk eshte realizuar.Keto i kupton Presidentja keto i kupton edhe Kryeministri prandaj edhe nje popull i tere i mbeshtet,sepse kjo gjenerate e ka te fresket luften clirimtare te UCK-ese ku u mbushen malet qytete fushat rrugicat plote me trima ,trimeresha qe ne zemer kishin lirine si Komandanti legjendarAdem Jashari,Te gjitha keto,Presidentja,Kryeministri ua rikujtojn aleateve tane se nje popull ashtu sic jemi ne ,dijm te zgjedhim miq per caste te veshtira.Sot shtylla e Botes USA Anglia,Gjermania jane per krah deshires te behet realitet,per njohje reciproke,ruajtjen e cdo pellembe te Kosoves martire ,besim per te krijuar nje bote te lire demokratike ...por kurr te mos i harrojme masakrat tragjedite qe i kemi pesuar nga armiku.Kosova ka qen dhe do te mbesi shembulli i qendreses per te ecur perpara,Qent le te lehin kafazet i kane gati.
Flamur nga te gjitha ato qe pershkruan, mua me ben pershtypje se si ka mundesi qe ke rene ne dashuri me dy persona ne te njejten kohe. Ke rene ne dashuri si me Kurtin ashtu dhe me Osmanin. Me duket se ke probleme shendetesore. Te sugjeroj te shkosh tek psikollogu. Dashuria eshte ndjenje e forte qe nuk pranon bashkejetese me nje dashuri tjeter. Ti e ke zemren plot me dashuricka, qe tregon se ne gjakun tend ka nje virus qe quhet virusi "bythelepires" qe eshte shume i rrezikshem. Ne thelb ai nuk te demton ty, por infekton ambjentin. Shko vizitohu sa me shpejt. Faleminderit
Per koken tende.a ma jep mbesen :miku: pamvaresisht se e kam nje te dashuri.....Une i kam kater dashuria,nuk ti them se pasurohesh me dije.Ke nevoj te gjurmojsh lexojsh dhe do ndiesh dashuri per te gjithe ata qe kane sakrifikuar per Atdheun..lexo dobic ,mos u merr me mua,Keshtu nga ky interesim besoj se je nje sherbetor i armikut,je milaim zeka apo zedhenesi i viceve,Nje djal ose burr shqiptar nuk hyjn ne konflikt me nje shqiptar pos nje interesi shtazarak qe e ke,ose je pjelle kopil sllavi.Shqiptaret mendojne dhe jane te vetedishem se : po te grinden mdermjet veti!fitues nuk ka,prandaj ti je vetem nje kuisling i terbuar.Per cilin sherbim imformativ punon o duodenus ? te pshurrsha gjakun e helmuar qe te ka paralizuar trurin per te menduar dhe gjykuar.Pjelle armiku.
O Albin Kurtoviç o pis o shkja o i biri i shkines tani ti dhe Albulena Haxhuska pergjigjuni per vrasjen Dehari ju o ju qift gomari