
Kryeministri dhe koordinatori i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se nuk ka informacion se individë nga Mali i Zi po planifikojnë të destabilizojnë Moldavinë për nevojat e Rusisë. Këtë përgjigje, Abazoviq ia ka dhënë Radios Evropa e Lirë më 14 shkurt.
Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu, më 13 shkurt tha se Rusia planifikon të përdorë sabotues të huaj për të rrëzuar udhëheqjen e vendit të saj, për të ndalur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ta përdorin këtë në luftën kundër Ukrainës. Sipas saj, ky plan përfshin qytetarë të Rusisë, Malit të Zi, Bjellorusisë dhe Serbisë që hyjnë në Moldavi.
“Ne do të përpiqemi të kontaktojmë me zyrën e tyre për sqarime shtesë. Nëse është e nevojshme, shërbimet tona të sigurisë do të kryejnë kontrolle shtesë. Nëse ata kanë ndonjë informacion më shumë, ne jemi të gatshëm ta dëgjojmë atë”, tha Abazoviq.
Ai tha gjithashtu se deklarata të tilla nuk duhet të ndërlidhen me politikat e Qeverisë dhe shtetit, por nëse personat e tillë ekzistojnë, bëhet fjalë për individë të papërgjegjshëm.
“Më dukej pak e ashpër, sepse krijohet përshtypjen se Mali i Zi po merr pjesë në problemet që ekzistojnë në Moldavi. Mali i Zi ka mjaft probleme të veta, por ne jemi këtu nëse mund t’i ndihmojmë”, tha Abazoviq.
Abazoviq kujtoi se Mali i Zi është tërësisht në përputhje me politikën e Bashkimit Evropian për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe ka ndihmuar Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.
“Ne japim kontribut nga i cili nuk do të turpërohej asnjë vend evropian”, tha ai.
Krahasuar me numrin e banorëve, Mali i Zi mori një përqindje të lartë të refugjatëve ukrainas, si dhe ka dhënë ndihma financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Shkruani shqip o nallbane: Abazoviç, jo Abazoviq se na tmerruat me kete shqipe te percudnuar.
O Benevent me emer te huaj: shqip kryeministri i Malit te Zi quhet Dritan Abazi.
Dardan, je ti i huaji këtu, se gjuha shqipe është stardartizuar prej vitesh, por ju doni të fusni atë dialektin tuaj prej analfabetësh si gjuhë zyrtare. Abazoviç e ka zyrtarisht mbiemrin. Kur të dojë të ndërrojë mbiemrin do e bëjë vetë dhe s'do të pyesë ty.
Dritan Abazović. ---> ć = q. Vučić ---> č = ç ; ć = q. Gërma serbe č shqiptohet ç. Ndërsa ć shqiptohet q. Për shkak të mosnjohjes së gjuhës serbe në Shqipëri nuk e marrin parasyshë shqiptimin por bazohen në ngjashmërinë vizuele (pamore). č është ç ndërsa ć është q. Rrjedhimisht Abazoviq dhe Vučiq. Për serbishten dhe serbët ne kosovarët jemi ekspertë!