
Më shumë se gjysma e popullit të Serbisë më saktësisht rreth 57 për qind e tyre, besojnë se Serbia duhet të pranojë planin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke përjashtuar njohjen formale të pavarësisë së Kosovë dhe anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara.
Ndërsa rreth 33 për qind e serbëve të anketuar nga Agjencia Faktor Plus me seli në Beograd janë kategorikisht kundër propozimit franko-gjerman, i cili ka dinamizuar dialogun Kosovë-Serbi muajve të fundit.
Sipas të anketuarve të Agjencisë Faktor Plus, rreth 80 për qind e pjesëmarrësve në anketë janë kundër propozimit nëse propozimi franko-gjerman do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe hyrjen e saj në OKB.
Drejtori i Agjencisë Factor Plus, Vladimir Pejiç, thotë se Kosova nuk është një çështje që ju intereson shumë serbëve, por kur ndodhin incidente, Kosova është e para.
Sa i përket refuzimit të planit, çdo i dyti serb beson se plani i ardhshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të jetë edhe më i keq.
Ndërsa 36 për qind e pjesëmarrësve në anketë thonë se “nuk do të ketë plan tjetër” ndërsa vetëm 21 për qind besojnë se “plani i ardhshëm ndoshta do të jetë më i mirë”.
po gazeta tema ne favor te kujt eshte, pervec lavatriçe e hajdutve qeveritar?!
Natyrisht serbet do te kenaqeshin plotesisht nese do t'ju falej e gjithe Kosova. Kosova te pakten nga nderkombetaret nuk duhet pare se si duhet te kenaqet nje pale ose tjetra, por si eshte e drejta. Te shihet mire se kush eshte agresori e kush viktima, kush e shkakton vazhdimisht rritjen e tensioneve ne rajon dhe mbi kete baze te pergatisin planet per paqe afatgjate.
Eshte pikerisht kjo e vertete qe Vuciqit i ka "ikur truri". Eshte e njejta situate kur Vuciqi dhe Thaci po bisedonin per "shkembim territoresh" qe mbeshtetej si nga Amerika ashtu dhe nga Rusia. Plani mbeshtetej ne fillim si nga Thaci ashtu dhe nga Vuciqi. Edhe Kurti ne kete faze si dhe Sali Berisha nuk po flisnin. Ajo qe ndryshoi plotesisht situaten ishte populli serb qe nuk e mbeshteste "shkembimin e territoreve". Vuciqi per te qene i sigurte se po bente gjene e duhur beri sondazh ne popullin serb. Ai u befasua nga sondazhi. 90 perqint e serbeve te anketuar mendonin se "Kosova eshte zemra e Serbise" dhe gati 80 perqin ishin kunder "shkembimit te territoreve". Vuciqit i hypi frika ne zemer dhe nderoi plaken. Ai ne kuader te planeve per te sabotuar kete ide, leshoi ne skene spiunet e tij Saliun dhe Kurtin te cilet ne te njejten kohe qe perkon me sondazhin dolen kunder bisedimeve dhe e shpallen Thacin "spiun" te Vuciqit. Haradinaj si idjot qe eshte i nxitur ne kete kohe nga Sali Berisha dhe Kurti, ne kundershtim me platformen perendimore vuri taksen 100 perqin qe ishte sebepi qe Vuciqi doli nga bisedimet. Pra ne mungese te dipllomacise Vuciqi aktivizoi 'kollonen e Trete" per te dale nga bisedimet. Ai i trembur per vdekje se do humbiste rreputacioni si politikan(ndoshta dhe koken), nderoi platformen. Edhe sot ai eshte i "vene ne kllap" nga populli serb qe ne asnje menyre nuk pranon planin franko-gjerman. Duke qene se perendimi e di mire qe edhe Kurti punon per Vuciqin e ka paralajmeruar Vuciqin qe pavaresisht se si mendon Kurti, Serbia do ndeshkohet po qe se nuk firmos planin. Kjo e ka vene ne pozite te veshtire Vuciqin sepse perendimi i ka "paralizuar" veprimtarine agjenturore te tij ne Kosove. Vuciqi nuk di si te veproje dhe si ta udhezoje Kurtin sepse sidoqe te beje, perendimi i ka vene keta djaj te Ballkanit para faktit te kryer qe quhet "merre ose lere". Pra edhe po qe se Kurti do e refuzoje planin(sic duken bathet), Serbia perseri do sanksionohet po qe se ajo nuk e firmos planin. Ne rast se Serbia do firmosi dhe Kurti nuk do firmosi, Kurtin e pret rrezimi nga pushteti dhe kjo nuk i leverdise Vuciqt. Jane keto arsyet qe Kurti dhe Vuciqi duken konfjuz dhe nuk dine se cte bejne.