Reforma në drejtësi, Albin Kurti: Ndryshe nga Shqipëria, ne do të konfiskojmë pasuritë

13 Shkurt 2023, 09:14Rajoni TEMA

Reforma në drejtësi, Albin Kurti: Ndryshe nga Shqipëria, ne do

Kryeministri i Kosovës dha një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, ku foli dhe mbi planin e qeverisë së tij për të ndërmarrë reformën në drejtësi në Kosovë.

Kurti tha se ka urdhëruar ministren e Drejtësisë që të ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha gabimet e vetingut të bërë në Shqipëri, në mënyrë që në Kosovë të ketë një aplikim sa më efikas.

Kurti theksoi se reforma në drejtësi, ndryshe nga Shqipëria duhet të përfshijë dhe konfiskimin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptua.

Albin Kurti: Unë nuk është se i di hollësitë, por e kam udhëzuar Ministren e Drejtësisë ta ndjek në mënyrë të përpiktë të gjitha mësimet nga procesi i vetingut në Shqipëri. Unë mendoj se ja ka vlejtur procesi i vetingut në Shqipëri mirëpo të gjitha defektet do të duhet të evidentoheshin. Në seancën e fundit të parlamentit të Kosovës ne porsa e kaluam në lexim të dytë projekt ligjin për konfiskimin pasurive të pa justifikuat a pra nuk është problem vetëm pasuria e paligjshme por edhe e pajustifikueshme sepse nuk mund të kesh të ardhura të ulëta ndërkohë pasuri marramendëse.

Padyshim konfiskim. Ne nuk synojmë të zëvendësojmë prokurorët apo gjykatësit sepse në Kosovë ka njerëz që kanë zhvatur me dekada nuk janë as prokurorë as gjykatës. Para se të vinim ne në qeveri ka qenë një parullë cinike për punonjësit shtetërorë thonin rroga e vogël fitim i madh kjo rroga e vogël e fitim i madh ka marrë fund me neve. 

Vetëm në vitin e kaluar kemi patur 854 operacione policore kemi arrestuar 3201 persona për korrupsion e krim prej tyre 301 janë zyrtarë shtetërorë. Kemi konfiskuar mbi 1.8 tonë substancë narkotike kemi shkatërruar 69 grupe kriminale dhe 5 laborator të drogës në veri të Kosovës. Ne jemi polici por rendi është që edhe prokurorët dhe gjyqtarët të jenë efikas.

Në Serbi duhen ndryshime tepër të thella që unë e kam vështirë që mund të bëhen kaq shpejtë që të mund të quhemi vende mike. Fqinjësi e mirë europiane është kufiri i imagjinatës sime për 15 vjetorin e ardhshëm. Kjo për shkak se e kanë vrarë kryeministrinë tyre demokrat 20 vite më parë dhe ekspertët, intelektualët e progresistët e lëshuan vendin Serbia ka hyrë në një fazë të errët.

Për tu rikthyer nuk mendoj se mjaftojnë 15 vjet por për të arritur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku ne jemi bashkë një një rajon me njohje reciproke e synojmë BE-në ne edhe Nato-në prej dallim prej tyre mund të jetë e mundshme. Për këtë them se është e vështirë sepse i duhet të distancohet edhe nga Millosheviçi në të kaluarën edhe prej Putinit në të tashmen e për momentin nuk kemi asnjë prej tyre.

7 Komente

  1. L
    Lani

    Hallall o Albin po e bere ate me pasurite qe ky yni eshte i paafte ta beje

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Albini eshte nje Mashtrues Ordiner, Duket qe kur thote ,Ne do konfoskojme te gjitha Pasurite, Jo Ti o Mashtrues Konfiskon ,Ligji Konfiskon, Dhe Ti mos merr Fuqine e Sistemit te drejtesise si Diktatoret, vetme Ata flasin ,Unë, Unë Unë .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardania

        Albin, meso Shqiperine si duhet shteti. Ne Republiken e Kosoves ska vend per banda, bandat kriminale qe shkaterrojne shtetin e shoqerine.

        Përgjigjjuni
        1. U
          UÇK NDER I KOMBIT

          E vertete ne Kosove ska vend per banda!! PO VAZHDONI PAGUANI PER SERBET SE I DUHEN ALBINIT

          Përgjigjjuni
        2. R
          Remo

          Eh more profet,, lum Kosova qe te ka. Po c'thua "15 vitet e ardhshme"?! Per pak me zhgenjeve,, nga ty presim projekte qe kalojne 2050-en.. Serbine e Vucos dhe Rusine e Vladit, i ke ulur ne gjunje,,po aman na thuaj, kush jane emrat qe ke projektuar per t'i zevendesuar keta dy te fundit....e gjithe Evropa pret nga ti dhe Asmoni, shpejt vetefundosje-mania do te behet force e pare ne mbare kontinentin. Prishtina do te zevendesoje Brukselin, OKB do ta spostoje seline ne Mitrovice(nen mbikqyrjen e Asmonit), hej o hej, edhe vete Amerika do te beje nje hap mbrapa,,do jetojme kohe te arta Bino, rruga e kombit, do te behet rruge pelegrinazhi.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sapa

            Vetem injorantet nuk e kuptojne se Kosova dhe populli i saj jane shume me lart nga pikepamja politike e berjes dhe perceptimit te shtetit ne krahasim me kriminelet e shqiperise!

            Përgjigjjuni
            1. e
              emigranti

              Te lumte Albin. Vetem keshtu vihet ne vend drejtesia. Pikerisht ketu qendron ndryshimi ndermjet drejtuesit te ndershem dhe atij te korruptuar. Filozofi e poeti i madh pers ne shek. Xl shprehej : " ..kur gjenerali merr nje kokerr molle nga pema, ushtari i thjeshte e shkul ate me gjithe rrenje " . Vazhdo betejen per shtet ligjor dhe mbro Kosoven per asosacionin, pas te cilit Serbia do ngulmoje per kishat e manastiret e miratuara nga Miloshevici, te cilat kerkon ti zbatoje nxenesi i tij Vucici.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje