Parashikimet e Janusz Bugajskit: Ka ndodhur një zhvillim i madh, qiriu rus është fikur në Ballkan

12 Shkurt 2023, 18:35Rajoni TEMA

Parashikimet e Janusz Bugajskit: Ka ndodhur një zhvillim i madh, qiriu rus

Humbja e Rusisë në Ukrainë do të çojë në një luftë për supremaci në Moskë që do t’i hapë rrugën republikave dhe rajoneve kombëtare për të arritur pavarësinë, tha për Al Jazeera-n eksperti politik amerikan Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington dhe ish-drejtor i Studimeve të Evropës Lindore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, nga kryeqyteti i Amerikës.

Ai ka shkruar më shumë se 20 libra për vendet e krijuara në territorin e shteteve ish-komuniste dhe vitin e kaluar botoi një për shpërbërjen e mundshme të Federatës Ruse, si dhe ishte konsulent në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së.

Në një intervistë ai thekson se ekziston një nevojë urgjente për të shtypur ndikimin subversiv rus në Ballkanin Perëndimor dhe se zyrtarët e Serbisë dhe Republika Srpska duhet të paralajmërohen se do të mbeten pa fonde evropiane nëse nuk i japin fund “lidhjeve ekonomike të korruptuara me Moskën”.

Ju morët pjesë në forumin PostRussia në Bruksel në fund të janarit. Cilat janë përshtypjet tuaja, a ka vullnet politik për ndryshime në Federatën Ruse dhe a do të jemi dëshmitarë të shpërbërjes së saj?

Forumi PostRussia është rritur gjatë vitit të kaluar ndërsa kundërshtimi ndaj regjimit të Moskës është rritur midis kombeve jo-ruse (të Federatës Ruse) dhe midis rajonalistëve që kërkojnë vetëvendosje.

Edhe pse shumica e aktivistëve që u mblodhën në ndërtesën e Parlamentit Evropian në Bruksel tani janë në mërgim, ata mbajnë kontakte me bashkatdhetarët e tyre dhe mund t’i përcjellin opinionet e tyre. Ata përfaqësonin rajone të ndryshme, nga Kaliningrad dhe Ingria në perëndim, deri në Sakha dhe Kamchatka në lindje. Më bëri përshtypje rinia dhe motivimi i shumë aktivistëve që duan të ndihmojnë popullin e tyre të arrijë vetëvendosjen dhe pavarësinë.

Ndërsa lufta kundër Ukrainës shteron burimet, financat dhe fuqinë punëtore ruse, struktura shtetërore do të dobësohet, betejat për pushtet do të intensifikohen dhe do të shfaqet mundësia për shpërbërjen e shtetit të hiper-centralizuar të Moskës.

Libri juaj “Failed State: A Guide to Russian’s Rupture” u botua vitin e kaluar. Sa realiste është të pritet që ndarja të ndodhë në mënyrë paqësore dhe a do të ndodhë së shpejti? Cilat janë parashikimet tuaja se si do të shkojë ky proces?

Shpërbërja e Rusisë nuk do të ndjekë një matricë, një model, por mund të përmbajë elementë të skenarëve sovjetikë dhe jugosllavë të viteve 1990. Gjithashtu, nuk do të jetë një ngjarje e vetme, por një sërë krizash, ndarjesh, mundësish dhe rebelimesh të vazhdueshme. Është e rëndësishme të kujtojmë se shpërbërja e Jugosllavisë nuk solli të njëjtat ngjarje në vendet që u krijuan – Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia nuk përjetuan luftërat e gjata dhe të përgjakshme si në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Megjithëse disa republika mund ta lënë Rusinë relativisht të padëmtuar, mund të shpërthejnë konflikte të hapura midis qendrës dhe disa “subjekteve federale”. Do të jemi dëshmitarë të disa mosmarrëveshjeve për kufijtë dhe territoret e republikave dhe rajoneve fqinje që duan të jenë të pavarura. Prandaj është jetike që aktivistët e pavarësisë të komunikojnë, të koordinojnë dhe të krijojnë një front të bashkuar kundër imperializmit të Moskës dhe të planifikojnë përpara për një të ardhme të lirë nga Moska.

Në disa raste, mund të ketë krijimin e federatave të reja ose konfederatat e shteteve në zhvillim, qoftë rajoni i Vollgës së Mesme, Kaukazi i Veriut apo Siberia.

 Një pyetje e drejtpërdrejtë dhe e hapur: a mund të ndodhë shpërbërja e Rusisë pa gjakderdhje?

Nëse Moska aktivizon etno-nacionalizmin rus, ajo do të provokojë një gamë të gjerë etno-nacionalizmash në të gjithë vendin dhe do të kontribuojë në dhunën masive. Ksenofobia e përhapur, islamofobia dhe ndjenjat kundër emigrantëve mund të ndezin një fitil që Moska nuk do të jetë në gjendje ta shuajë.

Moska mund të përpiqet të përsërisë veprimet e Serbisë në vitet 1990 dhe të mobilizojë rusët etnikë për të krijuar rajone etnikisht homogjene në republikat rebele duke dëbuar banorët jo-rusë, por kjo thjesht do të përshpejtojë rënien e shtetit imperialist. Disa republika kombëtare, ku numri i rusëve etnikë po zvogëlohet, mund të kërkojnë emancipim dhe shtetësi të plotë, duke përfshirë Kaukazin e Veriut dhe Vollgën e Mesme.

Disa rajone dominuese nga Rusia të Siberisë, Uraleve dhe Lindjes së Largët mund të përfitojnë gjithashtu nëpërmjet sovranitetit dhe kontrollit të burimeve lokale si lëndët djegëse fosile dhe metalet e çmuara, të cilat Moska tani i shfrytëzon si një perandori koloniale.

Me përhapjen e kryengritjeve, një regjim i dobësuar me një ushtri të shpërndarë dhe buxhet të dështuar nuk do të ketë kapacitetin për të nënshtruar dhjetëra republika dhe rajone që duan kontroll mbi burimet e tyre dhe vendosjen e sovranitetit të vërtetë.

A do të ketë mbështetje në Bashkimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, procesi i shpërbërjes, pra fitimi i pavarësisë së republikave? A është Uashingtoni i përgatitur për këtë skenar dhe çfarë duhet të bëjë Perëndimi në këtë rast?

Fatkeqësisht, shumë pak liderë politikë të Perëndimit janë gati për skenarin që po zhvillohet, sepse ata ende besojnë se Rusia është një vend që mund të ketë një bashkëjetesë paqësore me fqinjët e saj. Uashingtoni dhe Brukseli mund të ndihmojnë në përgatitjen për kolapsin e Rusisë duke e bërë të qartë se kë dhe çfarë mbështesin në Rusi.

Mbështetja e hapur për pluralizmin, demokracinë, federalizmin, të drejtat civile dhe autonominë e republikave dhe rajoneve mund të inkurajojë qytetarët rusë duke u treguar atyre se nuk janë të izoluar globalisht. Ata gjithashtu kanë nevojë për informacione që Moska i shtyp, veçanërisht për përfitimet e shfaqjes së shteteve të reja që mbajnë marrëdhënie paqësore dhe të frytshme me fqinjët e tyre.

Aktualisht, vetëm disa politikanë largpamës po i drejtohen republikave dhe rajoneve të Rusisë dhe tregojnë se si qytetarët e federatës së dështuar kanë një të ardhme përtej fantazive destruktive perandorake të elitës së Kremlinit.

Si e shihni zhvillimin e situatës në Ukrainë dhe sa do të ndikojë në fatin e Rusisë?

Kjo pranverë do të jetë vendimtare në luftën aktuale. Si Rusia ashtu edhe Ukraina po planifikojnë ofensiva të mëdha dhe fituesi do të vendoset nga strategjia operacionale, dorëzimi i armëve të nevojshme dhe motivimi i lartë i njësive. Në të tre fushat e listuara, Ukraina ka një avantazh për sa kohë që vendet perëndimore furnizojnë me armë të rënda që Kievit i duhen urgjentisht për të çliruar territorin e saj, duke përfshirë rajonet e Donbass dhe Krimesë.

Sapo Rusia të humbasë luftën, regjimi do të vihet nën presionin e brendshëm në rritje dhe luftërat për pushtet do të jenë të dukshme midis Kremlinit dhe kritikëve të tij në qarqet ushtarake dhe të sigurisë, midis fraksioneve rivale nacionaliste dhe imperialiste, dhe midis Moskës dhe republikave dhe rajoneve të pakënaqura.

Sipas jush, në çfarë mënyre mund të zbusë Perëndimi ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor?

Një fushatë e koordinuar shumëkombëshe nevojitet urgjentisht për të shtypur ndikimin subversiv rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo duhet të bëhet në nivele të ndryshme për të ekspozuar dhe eliminuar korrupsionin politik, për të ndërprerë flukset e paligjshme të parave, për të çrrënjosur dezinformatat shkatërruese, për të eliminuar varësinë nga energjia, për të dëbuar spiunët dhe agjentët që paraqiten si diplomatë dhe për të mbyllur institucionet shtetërore ruse si qendra e spiunazhit të Nishit që prezantohet si “qendër humanitare”. /tesheshi.com/

6 Komente

  1. S
    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

    sali berisha Sali Lusha Ed Rama Taulant Balla Çika e Azemit Stresi Çiljeta Sinan Hoxha Vetem keta mund ta shkaterrojne serbiçken e ruzzijen! Lumi Nave Na!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enardi

      Ky budallai e di qe po flet ler shtetin qe ka 6500 koka berthamore???Rreth 1000 me shume se ShBA!Ik o loqe merr ndonje lek nga sorosi

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Enardi, ulu ne toke,pi pak uje t'frohte dhe qetsohu..! Rusia keto koka berthamore i ka gati qe 100 vjet . Pse nuk i hyne ne pune kur u shperbe BRSS..? Rusia vertet eshte e superarmatosun mirepo armet i perdorin njerezit ( ushtria), te cilet jane te demotivuar. Shkojne ne front pa as me te voglen deshire. U be me shume se 1 vit dhe kjo Rusi e stermadhe dhe mje nje superarmatim,sillet verdall kufirit te Ukraines pa ber perparime ne brendi te territorit. Keshtu ndodh kur ben lufte te padrejte. Krejt e kunderta eshte me ushtaret dhe popullin e Ukraines. Ata po luftojne heroikisht dhe po e dermojne ushtrine ruse tanime te dekurajuar ,pasi edhe bota po e ndihmon me armatime ushtrine ukrainase. Poshte imperializmi rus. Rrofte Ukraina..!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kristi

        Sakte , Heret a vone ketu do shkoje..

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          Ne qofte se nuk eshte fashizem influenca e Anglosaksoneve ne Ukrahine apo edhe Serbi ne emer te "Bashkimit Evropiane" te Natos atehere cfare eshte fashizmi? Cfare dreqin ka Natua me shkaterrimin dhe liuften civile ne ish Nova Rusine (sot Ukrahina) Bjellorusise,dhe Rusise? Kini gjetur nje Cifut dhe po vrisni popullin vella te Ruseve Ukrahinasit. A nuk jini you o fashist Bugajski qe nuk po tregoni Drejtesi dhe Humanizem per popullin Greke te Qipros? Mos te themi per Kostantinopolin dhe gjithe zonen e Qyteterimit greke te pushtuar nga Sulltanet? Zoti vonon por nuk Harron zoti bugajski. Ketu lahen te gjitha krimete Hajduteve te Parthenonit dhe mijera vepra te popullit Greko-Ilyre. Kini gjetur nje popull te nenshtruar dhe te Ofenduar per fat te keq myslimane i quajture Skiptare dhe po talleni. Rusise "mire" ti behet se Ajo do duhej te ishte mbeshtetja per Greqine dhe Orthodhoksine. Tani le te paguaje Fajet shekullore si hipokrite "Orthodhokse".

          Përgjigjjuni
          1. P
            Piro

            Je teresisht gabim. Pytja e pare eshte: C'do rusia ne ukraine? Sot bota ka plot mosmarrveshje dhe po te vepronte si rusia njerzimi do futej ne lufte totale. Perendimi nuk sulmon rusine, po ndihmon ukrainenqe mbron token e vet. Ka disa ligje nderkombetare qe rregullojne marredheniet midis shteteve. Ku thuhet se pavarsia eshte e paprekshme. Shtetet jo demokratike, ato totalitare, nuk i zbatojne lketo ligje. Ti qe ben pjese te njerzit autoritare dhe pa dije, mbron autoritarizmin dhe Putinin me shoke.

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje