
Një nga temat kryesore të ambasadorëve amerikanë në Serbi, deri në vitin 2012, ishte bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës. Dy të tjerat – përmirësimi i marrëdhënieve pas bombardimeve të NATO-s dhe çështja e Kosovës – mbeten edhe sot në agjendën amerikane.
Një ndër çështjet kryesore të të gjithë ambasadorëve amerikanë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, bazuar në njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.
Në 10 vitet e fundit, katër ambasadorë amerikanë kanë ndryshuar në Serbi. Secili prej tyre kishte stilin dhe performancën e vet të shpallur tashmë në video prezantime promovuese në kanalin zyrtar në YouTube të Ambasadës Amerikane në Beograd.
Ambasadori aktual, Christopher Hill, është më aktiv se çdo paraardhës i tij dhe duket se është dërguar ekskluzivisht për të përfunduar çështjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai është ambasador për gati një vit dhe është e qartë se SHBA-të besojnë se ka ardhur koha për ta hequr Kosovën nga agjenda në Ballkan.
“Nga këndvështrimi i opinionit vendor, të gjithë këta ambasadorë maten përafërsisht me një kriter – sa simpati shkaktojnë apo çfarë përshtypjesh lënë tek publiku vendas”, tha për N1, Dragan Biseniç, njohës i i politikës së jashtme.
Ai tha se Hil demonstron moderim, vetëdije për delikatesën e situatës dhe përpiqet të mos shkaktojë polemika me performancën e tij.
“Sidomos sepse pozita dhe pozicioni i ambasadorit në administratën aktuale është shumë më i fortë se kurrë më parë. Ambasadorët tani janë në gjendje t’i japin njëfarë vule personale politikës që SHBA-ja po udhëheq në rajon, në mënyrë që ata vetë të propozojnë disa masa që më pas do të zbatohen nga Departamenti i Shtetit”, shtoi ai.
Ai beson se kthimi i Hillit në rajonin e Ballkanit përkon me fillimin e luftës në Ukrainë – një ngjarje me rëndësi gjeopolitike, e cila sigurisht ka ndikim si në llojin, ashtu edhe në intensitetin dhe përshpejtimin e presioneve dhe stimujve si për Prishtinën dhe Beogradin.
Cila eshte fjala e rregullt ne gjuhen shqipe,"ka sjellur" apo "ka sjelle"??!! Nuk dua ta egzagjeroj por ne qe nuk kemi tutuj gazetaresh,edhe pse eshte e rende,nuk ofendohemi kur na kritikojne mbi shqipen tone me shume gabime gramatikore,por gazetaret jo,atyre,nuk duhet te jete e mundur tu lejohet te shkruajne paçavure,sepse i perhapin publikisht ato,dhe i bejne nje dem gjigand gjuhes sone!!! Mero,beju nje provim te gjuhes shqipe te gjithe gazetareve qe ke ne "bordero",ne qofte se nuk je ne gjendje vete,ka akoma te gjalle profesore te gjuhes shqipe,qe me gjithe qef,do te ta benin per zotrote ate lloj provimi,ata qe nuk e kalojne dergoi ne shkolle,te pakten na i kursen ne qe ju lexojme !!!
Misioni i Hill-it është që Serbinë ta largojë nga Rusia qoftë edhe duke sakrifikuar Kosovën.
Visi me vjen keq , por je “dru me pre” qe nuk kupton nga dipllomacia.
O gazetare te pjerdhur nuk thuhet "e ka sjellur" po "e ka sjelle"....
Hill(sunitoshqipfolesve): ju do te merrni Hellin(te gjatin)..... hahahaha
Ben mire nese e zgjidh problemin, por jo ne kurriz te Kosoves. Mjafton te shqyrtoje pershkallezimin e situates nga Serbia, e gjitha kjo per zbatimin nga qeveria kosovare te ceshtjes se targave, e miratuar me pare ne Bruksel nga te dy palet, per te dale ne perfundimin se kush eshte faktori destabilizues ne rajon. A mendon z. Hill se eshte e aresyeshme qe te shperblehet Serbia me asosacionin te pakten per kete veprim, pa bere fjale per krimet e kryera me pare ndaj popullsise shqiptare ne Kosove.