
Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë (Republika Kosovo).
Siç thuhet në njoftimin e 9 shkurtit të Qeverisë serbe, në mbledhje është vendosur që të niset procedurë disiplinore ndaj përkthyesit, i cili thuhet se ka bërë “gabim të rëndë në përkthimin e tekstit në gjuhën angleze”, shkruan REL.
Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.
Gjithashtu, është vendosur edhe që të shkarkohet shefi i zyrës për bashkëpunim me media, ku ushtruese e detyrës në këtë pozitë është caktuar Divna Vidakoviç.
O hajvane, ku e lexoni ju marrjen ne hetum? Jeni shtaze fare. Nuk dalloni as procedimin disiplinor, verejtje apo pushim nga puna me marrjen ne hetim.
Po ta cilësonin mbretëri do të shpëtonin ????
Iniciuar????????? Po ju kur inicioni te shkruani teresisht shqip???
* iniciuar =filluar Po shkatarroni gjuhen shqipe!
Ju Pisa gazètar që po svendësoni fjalët shqip me fjal të huaja duhet tju gjobisin se e keni bër rrug. Mësoni shqipen e pastaj filloni gazetarin .
Universi i marrezise! Fjala "shprsa", c'kuptim ka??