Zef Mazi: Miratimi i Asociacionit pa njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, një operacion i rrezikshëm!

9 Shkurt 2023, 11:13Rajoni TEMA

Zef Mazi: Miratimi i Asociacionit pa njohje të ndërsjellë

Intervistë me Z. Mazi, ish-ambasador, ish-kryenegociator per integrimin e RSH në Bashkimin Evropian

Para një muaji na dhatë një intervistë për zhvillimet në Kosovë. Ju keni përvojë të gjatë si objekt dhe subjekt direkt, në diplomaci dhe politikën ndërkombëtare. Janë bërë disa deklarata, edhe publike, nga zyrtarë të lartë mbi çfarë mendojnë se duhet bërë, ndonjë edhe në formë urdhëri. Cili është komenti juaj?

I kam lexuar disa prej tyre. Unë i qëndroj çfarë kam thënë në intervistën që ju përmendni. Përvoja në fushë të politikës ndërkombëtare ndihmon, si thonë, të ”kapësh në ajër“, të lexosh ndërmjet rreshtave, të parashikosh zhvillimet, ndoshta jo 100%, por mjaft afër saj. Jo rrallë janë shënuar pasaktësi, ndryshime kursesh (edhe 360 gradë), gabime, janë thënë të vërteta dhe të paverteta, siç ka dëshmuar koha, zhvillimet, etj. Sot nuk mundet të të bëjnë për budalla, nuk kemi lindur dje! Interesit i shërbehet më mirë kur ai është i ndërsjelltë, jo njëkahësh. Interesat mund të mos jenë identike. Mund të kenë edhe ndryshime. Për ndryshimet ulet e bisedohet, degjohen e arsyetimet dhe argumentat dhe, në respekt të plotë, gjendet gjuha e mirëkuptimit. Dimensioni, gjeostrategjia, politikat, interesat, etj., kanë rëndësinë e tyre. Ato shihen nga kënde, pikënisje të ndryshme.

Kosova po përballet me presione jo të vogla, nga jashtë dhe nga brenda. Ky është fakt. Kosovës, ose Qeverisë të saj, i kërkohet të ndërmarrë disa hapa selektivë. Qeveria gjykon se ndonjeri prej tyre bie ndesh me germën dhe frymën e Kushtetutes. Presioni nga jashtë nuk shihet qartë përse bëhet, cili është motivi dhe objektivi, çfarë kërkohet të arrihet në aspektin afatgjatë, pavaresisht retorikës dhe si paketohen gjërat. Bien në sy disa ravijëzime me nuanca të një spostimi kursi. Presioni nga brenda – nga vetë ne, të keqen e kemi ndërmjet nesh – mund të bëhet nga moskuptimi, mungesa e përvojës, egocentrizmi, protagonzmi, ambicia për pushtet, dëshira fals për t’u dukur si ”bashkëpunues, djalë i mire, i kuptueshëm”, afer ose totalisht në linjë.

Në një vend normal, qeveria ka mbi kurriz besimin e shumicës të popullit që e ka votuar për menaxhimin e shtetit. Ajo është zgjedhur për këtë. Ajo është përgjegjëse për çfarë bën, ose nuk bën. Nëse humbet besimin e popullit, qeveria nuk votohet më. Është lehtë të flasësh, edhe në formën e “leksionit“, të bësh analiza ashtu si e mendon, etj. kur nuk je në pushtet, kur je në opozitë, ku je një OJQ, ose nje invdivid. Për çështje me rëndësi kaq të madhe kombëtare, për çka shqiptarët në Kosovë kanë luftuar ndër breza për mbi 100 vjet, lipset urtësi, zgjuarsi, qetësi, kalkulime të mira, unitet mendimi, qëllimi dhe veprimi, jo partizanllëk, protagonizem.

Çfarë aspekti problematik, konkretisht, shikoni tek vendimi për krijimin e Asosiacionit? Për këtë ka një marrëveshje që në vitin 2013.

Për këtë çeshtje kam folur në intervistën e mëparëshme, prandaj do ta përmbledh shkurt përgjigjen: germa dhe fryma e Kushtetutes duhet respektuar plotësisht, në linjë të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese; asosiacionet monoetnike përbëjnë problem jo të vogël: krijohet precedent për të krijuar asosiacione të ngjashme për minoritetet e tjerë; hapet oreksi për të ndjekur atë rrugë në situata të tjera, edhe jashtë territorit të Kosovës, siç ka ndodhur dhe mund të ndodhë përsëri; ai duket se do të jetë vetëm hapi i parë drejt një objektivi, ku shkohet duke ndërmarrë hapat pasues, njëri pas tjetrit, në kohë të ndryshme, të përshtatëshme.

Duket gjithçka shumë e ngjashme me Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës!

Nëse ndodh, ose lejohet të ndodhë, ajo do kishte impakt direkt, do të cënonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kërkohet të bëhet kujdes maksimal, sepse kemi të bëjmë me një çështje të madhe kombëtare. Gjeopolitika është si loja e shahut. Loja e shahut nuk fitohet me emocione. Fiton ai shahist i cili bën sa më shumë kalkulime të sakta, i cili parashikon sa më shumë lëvizje më përpara dhe me gjakftohëtsi.

Do ishte gabim të ushqehej iluzioni se do bëhet për vete Serbia dhe ajo do ashpërsojë marrëdhëniet e vjetra tradicionale me Rusinë, e gjitha kjo përmes politikave lëshuese në kurriz të Kosoves. Kjo do të thoshte te mos njohësh historinë, të shohësh përsëritjen e saj, të ripërballesh me krizë e tensione.

Propozimi franko-gjerman është në tryezen e Serbisë dhe Kosvës. Besoj i keni ndjekur qëndrimet mbi të.

E kam lexuar me kujdes planin, i kam ndjekur qëndrimet, aq sa është e mundur nga deklaratat në publik. Nuk i takon atyre që janë jashtë të japin gjykime, aq më pak publikisht. Ato mund të jenë shumë të ndryshme dhe mund të përfundojnë të mos jenë ndihmuese.

Ai është një propozim i mirë, një bazë e mirë, për të çuar përpara dialogun, për të zgjidhur një numër çështjesh edhe të mprehta, si antarësimi i papenguar në organizata ndërkombëtare, etj. Janë njëkohësisht dhe disa pika që do të kërkonin diskutime dhe sqarime.

Pavarësisht sa i mirë është dokumenti, nënvizoj se ai është i mirëmenduar për këtë fazë, që do e quaja kalimtare, por thelbi duket se është gjetiu: mungesa e njohjes reciproke. Këtu është celësi. Njohja reciproke është thelbi ku fillojnë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore. Nëse njohja reciproke mungon së qenuri objektivi themelor, thelbësor, nëse nuk arrihet ai moment, çështjet e tjera mund të ndihmojnë, por deri në një farë kufiri të caktuar. Aty mbetesh në pikë të vdekur.

Njohja reciproke do të mbyllte një herë e mirë krejt kapitujt e deritanishëm të vuajtjeve të shqiptarëve dhe të mitologjive dhe ideve hegjemoniste serbe. Problemi pengues madhor për të arritur këtë objektiv është kushtetuta e Sërbisë. Ajo kushtetute, unilateralisht, në mesin e bisedimeve dypalëshe, sanksionoi Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo përjashtoi, që në kohën kur u miratua ajo kushtetutë, çdo mundësi dhe përpjekje, kombëtare dhe ndërkombëtare, për njohjen e Kosovës.

Ajo kushtetutë duhet ndryshuar. Kjo do hapte rrugën për të tjerat. Pra, është një pikë kyçe. Asaj i duhet mëshuar me forcë, duke e bërë atë prioritetin numër një, duke ushtruar presion madhor, nga të gjithë krahët. Sa më i fortë krahu dhe sa më e madhe pesha, aq më shpresë ka për rezultat në këtë drejtim. Fatmirësisht Kosova ka aleatë të mëdhenj. Unë vetëm mund të shpresoj dhe të uroj që do bëhet dicka.

5 Komente

  1. A
    Askushi

    Zef, me mire shiko pensionin e majme qe te ka dhene Rama ( si perkthyes i çquar i shikut Ramiz qe ke qene Por, mor diplomuut i shquar, kete Asosacion e mbeshtet Amerika dhe BE, plus qe ka nenshkruar marreveshje Kosova me Serbine, plus qe Qeveria Kosoves e miraton, plus qeveria jone... Ti kush je qe na çan trapin.?!!!

    1. V
      Vezhguesi

      Po ku jane keta aleate te medhenj te Kosoves se na cudite o zoteri? Keta "aleatet" e medhenj po bejne edhe presionet me te medha pa ditur se ku do dalin. Me vjen keq ta pranoj, por duket sikur Kosova i ka humbur aleatet qe kishte..

      1. L
        Lidheni gomarin.

        Ky Zef Mazi qënka i çmendur. A nuk e di se ai se lartmadhnia e tij, Kokëqepa i Parë, dora vet Ymer Baze, është pro asosacionit?! Prit tani kur t'i vërsulet me batarre, siç e ka zakon, edhe Zefit, njëlloj siç bën me Kurtin. Kush ka lindur qen, qen do ngordhi.

        1. S
          Sing Tung Fang

          Mos folni keshtu per zotin Zef se eshte personalitet nderkontinental dhe ekspert diplomatik me formim te larte ne gjuhen angleze, qe i ka perngethyer Ramoziut. Me sa duket ja ka fut perngethimit, hahaha, si kau peles dhe Ramoziu vate per lesh.

          1. e
            emigranti

            Se ku do te dale ky zoteri as vete nuk e di, qe kur thote ndryshim 360 grade ne vend te 180 ( pra ne vendnumuro ). Thelbi i fjales se tij megjithese thote se Kosova nuk duhet te ndryshoje kushtetuten e saj per asosacionin ndersa Serbia duhet te ndryshoje kushtetuten e saj per te njohur Kosoven ( ? ) duke i vene perballe keto dy ane te kunderta te marreveshjes, eshte te tregoje qe ne fakt Kosova do ta miratoje asosacionin, duke i krahasuar veprimet e qeverise Kurti me OJQ, qe Kosova te perfitoje njohjen nga Serbia. Jo more zoteri asosacioni monoetnik nuk duhet te lejohet, pasi do te ishte gozhda e Nastradinit qe do ta shkaterronte Kosoven, por ne asnje menyre nuk duhet te vihet ne balance me njohjen nga ana e Serbise, nga e cila Kosova nuk do te kishte ndonje perfitim kushedi se cfare. Shume vende nuk e njohin Izraelin, e megjithate ai behet cdo dite e me i forte si shtet. Vete Serbise ju deshen 63 vjet per tu njohur nga Perandoria Osmane ( nga 1815 kur fitoi pavaresine deri me 1878 kur u njoh nga ajo. Nuk ka pse te ngutet Kosova, sado te " keshillohet nga aleatet " pasi humbja do te jete e pariparueshme dhe perfitimi minimal. Perfituesja e vertete do te jete Serbia e cila menjehere pas kesaj do te pranohet ne Europe, shoqeruar me ndihma ekonomike, ndersa Kosova do te vazhdoje te vazhdoje per mese 20 vite te tjera te endet dyerve te Europes e neperkembur prej saj. Detyra e Kurtit eshte te mbroje interesat e Kosoves. Drejtimi i bisedimeve ka hyre ne nje rruge pa dalje per Kosoven dhe per kete duhet bere perpjekje maksimale per te marre drejtimin e duhur. Ne vend qe Serbia te jape llogari per krimet e kryera ne Kosove, ajo ka kaluar ne sulm per asosacionin, megjithese kalimi i tij ne Kuvend ishte nje idiotizem i qeverise se kaluar kosovare , edhe atehere nen presion, nderkohe qe ka me dhjetra ceshtje te tjera te pazgjidhura midis paleve, si dhe pika te tjera te firmosura nga palet ne Bruksel, por te moszbatuara ( si p.sh: targat ) . Qeveria kosovare duhet ti perballoje presionet e shumta qe po i vijne nga te gjitha anet, ashtu si Maqedonia, megjithese e vogel ne krahasim me Greqine , i perballoi sulmet qe ishin me te forta se ato qe i behen sot Kosoves dhe arriti synimin qe te quhet Maqedonia e Veriut . Prandaj Kosova nuk duhet te ngutet per njohjen nga Serbia dhe ne asnje menyre te mos pranoje asosacionin sipas variantit serb te paraqitur nga Europa . Asosacionin monoetnik serb mund ta lejoje vetem per ceshtje kulturore, edhe kete ne fund, pasi Serbia te kete njohur dhe te kerkoje ndjese per krimet e saj ndaj popullsise shqiptare ne Kosove.

            Lini një Përgjigje