Bislimi: 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin, në fakt janë parakushte për diçka tjetër

8 Shkurt 2023, 14:47Rajoni TEMA

Bislimi: 6 kushtet e Kurtit për Asociacionin, në fakt janë

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjashtë kushtet e shefit të tij në Qeveri, Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në fakt janë vetëm “parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizminin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve”.


Bislimi tha se ato i janë prezantuar edhe të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak dhe se ai ka probleme me dy prej tyre.

“Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushtet, por se cilat janë ato mund ta pyesni zotëri Lajçak kur është në Prishtinë”, shtoi Bislimi.

Ai gjatë prezantimit të agjendës për shënimin e 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, është treguar kritikues nga gazetarët, pasi sipas tij interesi më i madh i tyre është për Asociacionin sesa për festën e Pavarësisë.

“Asociacioni po iu intereson më shumë sesa festimi i ditës së Pavarësisë. Nuk besoj që për lexuesit dhe dëgjuesit është më i rëndësishëm Asociacioni sesa festa e Pavarësisë”.

Ai tutje ka sqaruar se për implementimin e marrëveshjes do të diskutohet me palët në Bruksel.

“Ajo që zotëri Kurti ka nxjerr pas takimit është informatën që ai është dakord me platformën e propozuar nga plani franko-gjerman, me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës por platforma vetëm tregon principet”.

“Ndërkaq, gjithçka që ka të bëjë me implementim e saj do të diskutohet në aneksin implementuese mes palëve në Bruksel. Se si do të ecë sekuencimi i hapave, cilat marrëveshje nuk janë më të rëndësishme, cilat duhet të modifikohen e cilat duhet të zbatohet, për këtë pastaj diskutojnë palët në Bruksel”.

Bislimi shtoi se, “nuk ka pasur diskutim për asnjë prej marrëveshje paraprake, por për kornizën e propozimit franko-gjerman”.

Tutje Bislimi ka fajësuar kompaninë “Elektrosever” dhe Bashkimin Evropian për moszbatim të marrëveshjes për energjinë, të arritur në qershor të vitit 2022 mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e faturimit të rrymës në komunat veriore të Kosovës.

“E ka licencuar ‘Elektroseverin’ dhe e ka pajisur me kodin e identifikimit për energji. Janë nënshkruar marrëveshjet mes KOST-it dhe ‘Elektroseverit’, pikat e papërmbushura janë dërgimi i të dhënave të konsumatorëve, që është dashur të kryhet për 7 ditë nga ‘Elektroseveri’, që nuk ka ndodhur ende, pos disa të dhënave të falsifikuara të dërguara pas 100 ditësh”.

“Nuk është përmbushur as pika e nënshkrimit të marrëveshjes apo kontratës kornizë mes KEDS-it dhe ‘Elektroseverit’ e nuk është përmbushur as pika e pestë e marrëveshjes, që KEDS-i dhe KOST-i të kenë qasje të përhershme në nënstacionin në Valaq”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar se nuk janë përmbushur as obligimet e BE-së.

“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e marrëveshjes deri tani e ka vetë Brukseli apo ndërmjetësit në Bruksel, të cilët jo vetëm e kanë toleruar takimin në Stamboll, por edhe kanë dërguar sinjale të gabueshme tek ‘Elektroseveri’ përmes interpretimeve të neneve të gabueshme të marrëveshjeve që s’kanë të bëjnë asgjë me udhërrëfyesin”, ka deklaruar ai.

5 Komente

  1. d
    dardan

    Cfar thote ky PISLIMI.....

    1. F
      Fatosi-kosove

      Tani po e shofin shqiptaret se ai surja pupovci paska pas lavruar shume me shume se gruan e tij, edhe ai si pislimi n'a thoshte dikur se me heqjen e kushtetutes kosova nuk humbet por fiton dhe titoj ate qe e pa e gjithe bota, okupim total me plan shfarosje, tash ky pislimi n'a thot se kosova nuk humbet asgje me krijimin e asociacionit me komunat serbe por fiton! E çfar fiton nuk e thot por ska dyshim se ate qe ka dashur serbia me pjellen serbosllave ne kosove me ne krye mender presednike osmanka, te pakten lus zotin qe tmos e degjojne ata qe na kan sjellur pak vite liri, deshmoret pra.

      1. S
        Shqipe-Free

        o Bislim:JU "Patriotet" e vetevendosjes..keni nje Zgjidhje:Mos Zbatimin e Zaijdenices Serbe..kjo eshte Zgjidhja..dhe ne se doni te Qeverisni..athere Beni Referendum,per Krijimin e Komunave Serbe... 1-NJe Marreveshje e tille ,ne deme te Shqipetareve nuk e di se ne c´fare Kushtesh eshte Nenshkruar.. 2-qe te Mbledhesh KOmunat Serbe ne gjithe Teritorin e KOsoves-Shqipetare dhe te themi Urdhero se po ju Bashkojme ne nje Shtete brenda Shtetit eshte TRADHETI... 3-Pse Amerikanet dhe Eu-ja kerkojne nje "Serbcka Republika" ne Kosove??E di edhe Bufi,se kjo esnte shume e Rrezikshme, dhe kjo perkon me INteresat Russo-Serbe, qe kerkojne te mbajne nje Zjarre te ndezur ne Ballkane.. 4-Eu-s..as ja Ndjen fare per Shqipetaret,sepse ai i Copetoj dhe Zajdenica Serbe eshte nje THike mbase Shpine per Kosoven... 5-Eu-ja Multietnike pse kerkone KOmuna Etnike Serbe ne Kosove??

        1. e
          emigranti

          Z. Bislimi nuk ka diskutim qe keni te drejte, por problemi eshte se sa me force do ti ngrini keto probleme, sa gjate dhe sa te zote do tregoheni ne vendosjen e radhes se bisedimeve . Dhe kryesorja ne asnje menyre asosacion monoetnik serb, I cili mund te lejohet vetem per anen kulturore. Jo asosacion me fuqi ekzekutive e legjislative, edhe sikur Serbia te pranoje njohjen e Kosoves ( zor se do te ndodhe ). Ti kerkohet me kembengulje Europes njohja nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven.

          1. F
            Flamur Struga

            Asociacioni eshte pjelle rusoserbe te cilet pike me te ndieshme e kane ta themelojne pastaj per gjera te tjera armiku e ka me lehte.Bashkesia Europiane ,nuk po e formon nje bindje serioze se mareveshja rusoserbe hedh gurin shum larg,ata (te putinit ne moske dhe keto po te putinit ne beograd)e luajne lojen e vjeter : me ver sanksione,bashkohu me kerkesat e europes per sanksione...ti apo ne rusoserbet nuk kemi nevoj as te jemi fare anetare te BE.Shtrohet pyetja perse?-sepse me krijimin e minishtetit rusoserb!armiku e ka realizuar qellimin e vet final[do mirret pasuria e Trepces!Ujmani ,toka e begate plote pasuri)prandaj aty ku synon armiku te perfitoj eshte nje varr i madh per mbare Kombin tone !newofte se keto qellime realizohen.Aleatet besnik te popullit tone,duhet ta kene kuptuar lojen e armikut ,te mos e lejojne qe Republika e Kosoves te behet kurban i te ashtu quajtures Paqja ballkanike viret ne rrezik ose ose ,largohet konflikti..Rusoserbet e kane dinakerine e kane tradhetine si veti te unit te tyre dhe i shkojne ides te tyre deri ne realizimin e tyre.Per kete situate kaq te rrezikshme e cila po dhpejtohet nga armiku per tu ren dakord,duhet mencuri ,maturi nga te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne ,te kontribuojne qe ne Republika e Kosoves te dalim fitimtar.

            Lini një Përgjigje