VIDEO: Deputeti serb “kapet mat”, shikon filma për të rritur në Parlament

7 Shkurt 2023, 11:56Rajoni TEMA

VIDEO: Deputeti serb “kapet mat”, shikon filma për të

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviç është kapur nga kamerat në Parlamentin e Serbisë duke parë në telefonin e tij filma për të rritur.

Deputeti nga Partia e Ivica Daçiç shihet i rehatuar në vendin e tij në Kuvend, teksa mban në dorë telefonin ku shfaqen momente nga një film pornografik.


Media serbe Danas, ka publikuar videon e cila më pas është bërë virale, por nuk dihet ende se çfarë date është realizuar filmimi.

Disa media të tjera në Serbi shkruajnë se bëhet fjalë për pamje që janë marrë gjatë seancës në Kuvendin e Serbisë në të cilën është diskutuar për Kosovën. Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga deputeti në fjalë apo nga partia Socialiste e Serbisë.

3 Komente

  1. O
    Ornela Muti

    "Filma për të rritur". Jo ore, filma pornografik.

    1. K
      Kino

      Po ky nuk është fëmijë që të shikoj filma për fëmijë ;)

      1. A
        Alex

        Po cfar doni ju te shikoj filma me kuklla.

        Lini një Përgjigje