Kurti “i kthehet” Perëndimit: Mos na bëni presion për Asociacionin

6 Shkurt 2023, 13:42Rajoni TEMA

Kurti “i kthehet” Perëndimit: Mos na bëni presion për

“Mos i bëni presion Kosovës që të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ishte thirrja që kryeministri Albin Kurti i përcolli fuqive perëndimore gjatë një interviste të dhënë për Associated Press.

Në vend të kësaj, u shpreh shefi i ekzekutivit kosovar, Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë atë prej ideve hegjemoniste.

Sipas Kurtit,  qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Ai theksoi se Beogradi duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë.

“Nëse e çlirojnë veten nga ideja se Kosova ende i takon Serbisë, ata do të jenë më demokratikë, më europianë”, ishte komenti i tij.

Javët të fundit janë shtuar ndjeshëm ecejaket diplomatike perëndimore, e të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar vazhdimisht Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri – të quajtur propozim europian – që dy shtetet të normalizojnë raportet dhe të përshpejtojnë rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani.

“Negociatat deri tani ideologji për zgjidhjen e problemit… çdo zgjidhje është bërë më e ndërlikuar, madje edhe më e pazbatueshme, dhe publiku humbi interesin. Propozimi evropian “është një kornizë dhe platformë e mirë për të ecur përpara…. gjë që na bën ne që të shpresojmë lidhur me perspektivën e bisedimeve të ardhshme dhe për një marrëveshje”, tha Kurti.

Plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë ende publik, ndonëse disa detaje të tij janë përcjellë tashmë përmes mediave të ndryshme.

6 Komente

  1. J
    Jimi

    Pranimi i "Asociacionit" do te ishte nje vetvrasje per Kosoven. Nese do te pranohet, kurre nuk do te kete stabilitet piolitik. Shikoni se c'ndodh me "Republika serbska" ne Bosnje. Edhe sot e kesaj dite nuk po gjejne derman nga dodiket e dobicet serbe!

    1. k
      k

      O gomar muti Usa dhe Europa të shpetuan nga serbi, kurse ti i bën pordhë. Mund përsëritet historia dhe të hash mut para serbisë o kafshe ideollogjike se për llak-llake jeni mjeshtra Ju , Po kur e shikoni punën keq qani tek Usa dhe Europa.

      1. t
        te verteten i thote . S'jetojm ne Diktature !

        Ngadalazoni e zvarrisni bisedimet , Ultimatumet japin vetem Diktatoret .Nji shtet i lire s'merr Ultimatume nga asnji ,cilidoqft. Nderkombetaret te qendrojne larg e mos bejehn pjes e lojes se Kurdisur me kolloqiften vicic .Angazhimi i Perendimit ne kte rast tregon qarte se mbeshtet Shtetit Terrorist Serb .Kjo s'ka te bej fare me Demokraci .

        1. A
          Alegoria

          A eshte ne rregull nga trute i Madhi Kurti??? ...Sipas Kurtit, qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”... Me nje fjale ai ose nuk di se Kosova nuk ka qene republike e Jugosllavise dhe me kete rast po na ve ne dijeni se per Kurtin nuk ka rendesi pranimi i mevetesise se Kosoves nga Serbia sepse ajo ka qene vetem "Krahine Autonome brenda Serbise" dhe elemente konstituiv i Jugosllavise. Ndoshta jam gabim por kjo mund te kete ndodhur ne kohen qe Kurti ishte ne burg dhe nga ilacet qe UDBA inxheksionte ne gjakun e tij dhe nga toryurat ai humbi kujtesen!!!!????

          1. K
            Koli

            Nuk e di cfare Politikani eshte,i paster apo jo,po ketu ai ka te drejte.Te besh cfare do i Humburi Luftes,kjo vetem kundra Shqiptareve ndodh.100 vjet para kur Shqiptaret te cilet ishin aleat me Turqine,humben,mbi 50 perqind e territorit shkuan per Greqine,Serbine,Malin e Zi dhe Maqedonine.Tani Serbet jane humbesit ne luften para 20 vitesh,por Perendimi po ben cfare do Serbia.Vetem nje Injorant nuk e kupton qe fjalia Moderne Asocacion eshte Autonomy (Pra Panvaresi nga Qendrori).Kaq Idiotna jemi ne Shqiptaret per Perendimin,qe thote:Nuk ka per te qene si Bosnja:This is Bosnja.

            1. B
              Bujar Kanapari

              Ali Pashe Tepelena, i paguante Turqise vetem taksat, Vilajeti qe drejtonte kishte nje status pak me poshte se pavaresia. Pasi lexova statusin e asosiacionit te komunave serbe, jo vetem qe preket Kushtetuta e Kosoves, por ndoshta as taksat nuk ka per ti paguar shtetit te Kosoves. Opozita ne Kosove, ne vend qe te mbeshtes Kurtin, per interesa pushteti, jane gati ti bejne gropen Kosoves, vetem e vetem qe te rrezojne Qeverine. Ndoshta i jep Serbia ndonje luge trahana. Kosova me statut, eshte shtet multi etnik, por ne fakt eshte shtet etnik, ku pakicat etnike jane te paperfisllshme. Kurti ka te drejte, edhe per faktin se nuk mund te lejohet bashkimi komunave serbe, ku Kosova si shtet, eshte shtet multi etnik. Vertete na cliroi Amerika, por kjo nuk do te thote te pranohet cdo kusht qe shkon kunder shqiptareve dhe i kref bishtin Serbise.

              Lini një Përgjigje