Ambasadori amerikan Hill: Asociacioni të themelohet deri në verë

8 Shkurt 2023, 13:10Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan Hill: Asociacioni të themelohet deri në verë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, janë të përkushtuar për zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në Marrëveshjen e Brukselit, duke përfshirë këtu edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


Sipas diplomatit veteran, propozimi franko-gjerman, i cili ka dinamizuar së fundmi dialogun Kosovë-Serbi, nuk është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit ku parashihet edhe formimi i Asociacionit.

“Ne me të vërtet këmbëngulim që ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet. Marrëveshja e Brukselit dhe propozimi franko-gjerman janë të lidhur. Koncepti që marrëveshjet e mëparshme duhet të zbatohen është pjesë e marrëveshjes franko-gjermane”, ka thënë Hill.

Në këtë kontekst, Hill në një intervistë për televizionin serb “K1” ka thënë se Asociacioni mund të formohet deri në verën e këtij viti ndërsa propozimin franko-gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit.

“Ne po flasim për një zgjidhje për Serbinë, Ballkanin dhe Evropën. SHBA ka interesa afatgjata në kontinent dhe në këtë rajon”, tha Hill.

Për Hill është më se e qartë se ajo që i shqetëson njerëzit në Serbi është se kush do të garantojë marrëveshjet e nënshkruara duke marrë parasysh Marrëveshjen e Brukselit, e cila u nënshkruar në vitin 2021, por nuk është zbatuar edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një javë më parë kishte prezantuar në Parlamentin e Kosovës 6 kushte në mënyrë që ai të fillojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Eshte dakort (Este Dacordo) thote zoti Hill me “Marreveshjen e Brukselit”! Me ke tallen keta mor aman. Marreveshja e Brukselit eshte sic ishin Bashkimet Profesionale (profession) qe vareshin direct nga “Partia” dhe kjo e fundit nga Dictatori Hoxha. Angloamerikanet e “cliruan” Kosovon nga Serbet per Interes at e tyre zoti Hill thote qe jemi “Me Brukselit”! Urdherat Brukseli i merr nga Sekretari i Pare i Natos nga Biden. Nga Drejtori i “Bankes Boterore” Biden. Nga Kryetari i “Evropes se Bashkuar” Biden. Anullimi i South Stream 2 nga Sekretari i Pare i Komitetit Qendrore (I Natos) Biden nepermjet Rusise dhe “Gjermanise” perpara se te ashtuquajtures “Pushtimi i Ukrahines” nga Rusia tregon fare qarte (certo ital) se sa fuqi ka Gjermania. Kjo qe der dje per Anglosaksonet ishte Naziste dhe per Rusine “Clirimtare” nga Nazistet. Loja e Anglise ne luften e dyte boterore me shpernguljen e popullsise se pafajshme Cifute ne Palestine duke u marre tokay dhe Atdheun e tyre eshte nje Krim Njerezore i padenueshem akoma.

    1. L
      Landi

      Ky Trapi eshte Ambasador ne Serbi,jo be Kosove.Nuk e kam ndigjuar ndonjehere ate Amerikan ne Kosove te thote:Zbatoni marreveshjen e firmosir 15 vjet me pare,bini Eshtrat e te vrareve:Eshte Ligj Nderkombetar ne gjithe Boten,Eshtrat kthehen ne vendine Origjines.Ky eshte ne Serbi,dhe nderhyn ne punet e brendshme te nje shteti tjeter.Ne aDipllomaci nuk veprohet keshtu.Mbajeni mire me Ameriken or Shqiptar,se na kane ndihmuar shumeeeee.

      1. L
        Lazy

        Shume zgjati bile "miqesia" e Amerikes per kosoven. Te tjereve, amerika is ka fut kollodokun pas vetem 2-3 vitesh. Sic edhe i la ne balte ne pare, korene e jugut, vietnamin e jugut, irakun, libine, sirine, afganistanin ashtu do lere dhe kosoven. Keshtu qe behuni gati per trapin e gjate te amerikes. Amerika s'njeh miq e as din e as imam.

        Lini një Përgjigje