Kurti pranoi planin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke: Ëndërrojeni!

7 Shkurt 2023, 20:20Rajoni TEMA

Kurti pranoi planin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen

Presioni diplomatik ndaj Serbisë dhe Kosovës për të arritur një marrëveshje vazhdon, por një tronditje në klasën politike në Beograd mund të prekë të gjithë procesin. I zhgënjyer nga debati në Parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po mendon për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha nivelet.

“Familja ime është këtu! Ajo do qëndrojë në Serbi! Sikurse dhe unë. Nuk kemi frikë nga askush sepse nuk kemi vjedhur asgjë. Jemi fajtorë vetëm sepse po mbrojmë Serbinë. Ne do ta mbrojmë Serbinë. Sa i përket njohjes reciproke, ëndërrojeni! Jetë të gjatë Serbisë”, tha Vuçiç.

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak vazhdoi misionin e tij në Prishtinë e Beograd dhe përsëriti se parakusht për një marrëveshje është që akordet e arritura, sidomos ajo për formimin e Shoqatës së Komunave Serbe nga 2013-a, të implementohen.

“Vizita ime sot në Prishtinë bëhet në kuadër të përpjekjeve diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kjo është vizita ime e dhjetë që prej shtatorit dhe kemi diskutuar propozime dhe përgatitje për një takim konstruktiv të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç”, u shpreh Lajçak.

Disa hapa përpara janë bërë. Edhe pse nuk ishte në humorin e duhur për t’u folur gazetarëve, nga Prishtina erdhi lajmi se kryeministri Kurti ka pranuar planin franko-gjerman për zgjidhjen e krizës. Nëse është kështu, topi tani është në fushën e Serbisë.

4 Komente

  1. s
    shkja i pabese , burracak , sharlatan !

    kthehu ne Origjine , ne stepat e rusise ku edhe nga erdhe ne Ballkan o komb burracakesh qe s'keni asgje Europiane o Sharalatan

    1. L
      Landi

      Mblidhuni or Politikane Leshi ne Kosove,te gjithe se bashku dhe kerkoni:Pa njohje reciproke nuk ka Asosacion.Mos u beni ca me Ameriken dhe disa duken si kundra,vetem per nje Fuck karrige.Behuni or Legena te gjithe bashke,dilni me nje ze,ju jeni be si fije kashte,as nuk po e kuptoj me kush eshte Pro dhe kush Kundra Asosacionit.Po bete Asosacion kurre nuk keni Njohje nga Serbia.Nuk ka Burre ne Serbi te pranoje Njohjen si Shtet te Kosoves,se e djegin te gjalle.E gjithe loja behet:Ju i jepni Asosacionin Serbise(Autonomi te Veriut,pra Veriu shkoni sic shkoi Cakorri ne Mal te Zi)dhe kurre nuk ka njohje.Gezimi me i madh do jete vetem se 3 shtete do ju njohin.Po pse more trima ju plasi ju qe tju njohe Greku,se pa grekun cfare po ju behet.Mblidhuni bashke te gjithe,mbushni sheshet dhe thojini Joooo Asosacionit,mbas ketij tani do kete per te gjithe Serbet,do ndryshoni Kushtetuten,dhe do fillojne tju kerkojne njeqind gjera te tjera,derisa mos dini cfare te beni pastaj.Nje shtet i vogel eshte Greqia por i ka thene Jo kushedi sa here Amerikes dhe Rusit,cfare i ka gjetur:Asgje,politika ndryshon cdo dite.

      1. L
        Luli

        O Landi, shko ruaj lopen mos ta haj ujku. Politika eshte ndryshe nga ce mendon ti.

      2. S
        Shkodrani

        Per cfare behen bisedimet atehere?

        Lini një Përgjigje