Eurodeputeti austriak: Vonesat e mëtejshme për liberalizimin e vizave të Kosovës janë të papranueshme

9 Shkurt 2023, 13:16Rajoni TEMA

Eurodeputeti austriak: Vonesat e mëtejshme për liberalizimin e vizave

Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder ka deklaruar se e mirëpret liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës teksa ka apeluar që të mos ketë më vonesa në këtë proces.


Schieder përmes një shkrimi në  ‘Twitter’, ka bërë dhe  thirrje që veprimet përshkallëzuese nga Serbia të dënohen.

“E përshëndes liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se 1.1.2024 deri kur ETIAS duhet të jetë në funksion. Vonesat e mëtejshme janë të papranueshme.

Dialogu Beograd-Prishtinë i udhëhequr nga BE-ja duhet të intensifikohet për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe.

Veprimet përshkallëzuese gjatë muajve të fundit nga Serbia dhe aktorët e sponsorizuar nga Serbia duhet të denoncohen. Njohja ndërkombëtare e Kosovës duhet të vendoset në gur”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje