Kurti zbardh detaje të planit franko-gjerman

9 Shkurt 2023, 12:54Rajoni TEMA

Kurti zbardh detaje të planit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas insistimit të partive opozitare ka prezantuar disa pika të propozimit franko-gjerman.


Sipas tij plani i propozuar më 9 shtator nga i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk është plan, por propozim dhe nuk është një marrëveshje finale, por një kornizë bazike.

“Kjo marrëveshje ka paragarafe dhe fjali të tëra që merren nga modeli i Dy Gjermanive, është sërish një marrëveshje bazë jo marrëveshje finale e ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht e obligueshme çfarë na nevojitet neve”.

Neni 2 i kësaj marrëveshjeje, sipas shefit të Qeverisë së Kosovës, nuk përmban njohjen de jure, por vetëm atë de facto

“E dyta është që Republika e Kosovës nuk e njeh Republikën e Serbisë, Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, ne sot kemi mosnjohje reciproke, ajo çka na duhet është njohja reciproke. Marrëveshje finale pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë, ajo nuk është finale, marrëveshja sipas modelit të Dy Gjermanive e bënë ndarjen e njohjes reciproke në ndarje de facto dhe de jure”, ka shtuar ai.

Marrëveshja, sipas Kurtit, është një tekst shumë i përgjithshëm dhe i shkurt, ku në preambulë në gjuhën angleze shkrua Legacy of the Past, pra flet për trashëgimin e së kaluarës.

“Në kuadër të preambulës është edhe trashëgimia e së kaluarës. Do shumë punë për ta definuar se si duhet adresohet ajo. Ne jemi në fillim të fillimit.  Në preambulë gjithashtu ka referencë për National Minorities pra pakicat kombëtare, mirëpo çka do të bëhet me këtë togfjalësh sërish varet nga zhvillimet politike dhe procesi i mëtutjeshëm negociator”, ka shtuar ai.

Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit evropian, sipas Kurtit, po ashtu ju referohet marrëveshjeve të mëhershme, të gjitha marrëveshjeve në Bruksel, përfshirë edhe Asociacionin e Komuanve me Shumicë Serbe

“Beogradi po bënë betejën më të madhe që nenin 10 përkatësisht fjalinë e fundit të tij ta nxjerrë në preambulë në mënyrë që Asociacioni të jetë parakusht ose në qendër, por ai për neve nuk është e pranueshme as si parakusht as në qendër dhe për këtë propozimi franko-gjerman është në favorin tonë meqenëse Asociaiconin nuk e ka as parakusht as në qendër”.

Kurti më tej gjatë fjalimit të tij ka bërë të ditur se ai nuk e ka refuzuar propozimin në fjalë.

“Kam thënë që diskutimet e mëtutjeshme mbi këtë bazë do të mund të bëjë”.

Shefi i qeverisë ka treguar edhe pse ai e konsideron propozimin franko-gjerman si bazë të mirë.

“Deri më sot Kosova nuk e ka pasur një propozim në të cilën janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerë universale.  Një marrëveshje bazë e cila e ka vlerta universale brenda unë konsiderojë edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën”, ka shtuar ai.

 

5 Komente

  1. B
    Buda

    Fjala "Asociasion" ne shqip perkthehet "Shoqate"; "veprim i bashkimit për një qëllim të përbashkët", nga latinishtja mesjetare "Associationem" ("associatio"). Te gjitha etnite qe jetojne ne shtetin multietnik te pavarur te Kosoves kane te drejte te kerkojne ngritjen e shoqatave te tyre kulturore, sic lejohen ne SHBA, pa nderhyre ne punet dhe kopetencat e shtetit.

    1. F
      Flamuri.

      Kurt Rrumpalla vazhdon me rrumpalle. Na spjegon ne ato qe nuk kupton dhe jo ato qe kupton nga marreveshja. Pra Kurt rrumpalla ne vend te studjoje per termat dhe te marre mendimin e specialisteve, tregohet konfjuz i pasherueshem. Kurt mavria sot mbas nje viti me ne fund pranon ate qe marreveshjea eshte njohje ne praktike por jo njohje ligjore. Po pse or mavri sot e kuptove ti kete? Qe te mos zgjatem po tem se perfundimi edhe i ketyre bisedimeve do jete nje fjasko sepse Kurti si gjithmone kerkon fundin ne fillim. Ai kerkon njohjen ligjore para asaj praktike, qe thjeshte eshte nje dritare e 'hapur' per te te grindet me Ameriken per te mos formosur. Pra sidoqofte ne fund Kurti do ndihmoje Vuciqin per sabotimin e marreveshjes sepse Serbise i ka "ikur" truri me kete marreveshje. Vuciqi kete dikutim e quan diten me te zeze te Serbise dhe Kurti nuk ka se si te jete ne krahun e tij. Kote nuk thone se miku i mire njihet ne rrezik, ose padrinua te pret bolet po nuk bere si thote ai....Cte beje Kurt mavria. Ai nuk mund te dale jashte historise se tij....

      1. S
        Shqiptari gjuhtar

        Po Kurti e ka të njohur kuptimin fjalës aosociacionn - shoqtë por e turbullon sepse po synon ta zbatoji si do dhe si i konvenon Vuçiqit.

        1. F
          Fatosi-kosove

          E more allbin kurrci qe n'a shkaterrove ardhmerine, n'a ktheve nen kthetrat e serbise per inat te kundershtareve tu politik, u bashkohet me udbash te serbise per inat te atyre qe luftuan kunder serbise dhe tash n'a shet prralla si dikur surja pupovci, por sidoçoft allbin kurrci mos harro se per serbine do jesh gjithenje ai qe ishe gjate viteve 90 dhe sapo ti realizon serbia qellimet e veta bashk me osmanken kaneme te futur ne burg, kete mos e heq nga mendja, ke akuzat ish presidentin Thaqi se krijoj gjykates spéciale per ta shkaterruar kosoven, ti ate kohe kundershtove asociacionin serb kurse tash e aprovon edhe pa e aprovuar vuqiqi, sidoqofte allbin n'a que nanen ne shkaterrove ardhmerine, ndoshta do te mjaftohesh se kemi patur 15 vite pamvaresi dhe per inat te uçk -s do rikthen kosoven n'en sundimin e graqanices, dmth kosova komune e asociacionit serb, rrofsh allbin kurrci aq sa ti duhesh osmankes e vuqiqit bashk me ahmak konjufcen e magar bislimin.

          1. n
            nik

            Modeli i dy gjermanive nuk ka kurrfare lidhje me Kosoven dhe Serbine. Dy Gjermanite perbeheshin nga i njejti komb. Kosova dhe Serbia jo. Asnje nga Gjermanite nuk kreu gjenocid mbi tjejtren.Serbia kreu gjenocid ne Kosove.

            Lini një Përgjigje