
Ish presidenti serb, Boris Tadiç ka deklaruar se nëse Serbia do të pranojë planin franko-gjerman, do të mbartë me vete një rrezik. Sipas tij pas 10 vitesh, do të vijë një brez hakmarrës që do të shkaktojë luftëra të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Tadiç bota është bërë një vend më i rrezikshëm për të jetuar pas vendimit të SHBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të paqartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në këtë drejtim.
Ai tha se Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman, duke argumentuar se nënkuptonte pranim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në rast se kjo ndodh, Tadiq tha se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.
“Le të supozojmë se Aleksandër Vuçiç e pranon propozimin, kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiq ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiç për mediat serbe.
Ai tha se nëse ndodh anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara atëherë nuk kishte fare rëndësi nëse Serbia e njihte apo jo.
Ndërkohë, ditë më parë, Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak bëri me dije se ishte i gatshëm të pranonte planin franko-gjerman. Kjo solli edhe debate në Kuvendin e Kosovës ku deptuetët e opozitës i kërkuan llogari përse nuk e lajmëroi më herët diçka të tillë.
A mundet dikush nga Ju gazetarè, apo zèdhènsa tè qeverisè, apo ish Pres. e ish K/m tè Shipèrisè tè shprehni edhe Ju njè opinjon nè lidhje me atè planin pèr Dialogin Kosovè - Serbi? Eshtè e tepèrt dhe thellèsish e bezdisur qè sa herè dalin nè opinjon politikanèt serbè kjo gazetè menjèherè i publikon, kjo èshtè e keqja e vogèl, po tè llogarisim se Ata nuk sjellin asgjè tè re, asgjè konstruktive, por vetèm monotonè, pèrsèritès tè fjalève tè njèri tjetrit nè mènyrè shabllone! Vetè rèndèsi e kètijè Dialogu na kèrkon qè tè dukeni duke ndèrhyrè me urtèsi e inteligjencè...Vèrtetè Drejtèsia èshtè nga ana e jonè por e gjitha kjo sot nuk po mjafton. Natyrisht do tè na pèlqente qè EU tè fliste sinqertè e hapur me Serbinè qè edhe pas gjithè asajè kasaphane qè ka kombinuar shteti i tyre nè Gadishull ka njè limit pèr tè gjitha. EU ka patur vazhdimisht njè " Stacion treni " pèr serbèt qè tè ngjiten e tè udhètojnè drejtè, A nuk mund tè vijè ai moment qè tè thuhet:- O njgjitu, se Jo bèje nè kèmbè kur ske mènd! Game Over!
Ke te drejte M'hill nga njera ane politikanet shqiptare fusin koken ne rere si struci, nga ana tjeter Perendimi qe pas Luftes ne Ukraine ka zbutur tonet ndaj Serbise dhe trashur zerin ndaj Kosoves , krahas mbeshtetjes se fuqishme ruse te amplifikuara keto nga media e shitur ( tek serbi e greku ) shqiptare, shto ketu propoganden e fuqishme serbe qe bombardon cdo dite mendjet e qytetareve serbe, po pregatisin nje brez te ri kriminelesh te etur per gjak shqiptari. Z. Tadic ashtu si pasardhesi tij , ministri I propogandes i Miloshevicit, Vucic, jane pergjegjesit kryesore sot per injektimin ne shoqerine serbe te urrejtjes ndaj shqiptareve ashtu si ishte dhe ne te shkuaren politika serbe qe perdite ne vazhdimesi arriti ti shplante trute popullit serb dhe ti mbushte mendjen atij se Kosova eshte zemra e Serbise, jo se te paret e tyre e paten pushtuar ate dhe zaptuar ne vazhdimesi troje shqiptare duke I shtyre keta drejt jugut. Vetem demokratizimi i Serbise dhe clirimi i popullsise serbe nga kjo propogande e shfrenuar raciste do te ndale gjakderdhjet ne Ballkan dhe jo keto marreveshje qe i rrisin me teper oreksin grabitqarit, i cili shkakton tensionim te situates sa here qe deshiron ndersa Europa vazhdon te beje te paditurin duke i thene paleve uluni ne dialog, pa analizuar se pse dhe kush e tensionon gjithnje situaten, duke u bere ne kete menyre pale me kriminelin te cilin e fton ne radhet e saj.