Këshilli i Evropës “nxehet” me Kosovën e Serbinë: Zbatoni pa kushte marrëveshjet

10 Shkurt 2023, 13:05Rajoni TEMA

Këshilli i Evropës “nxehet” me Kosovën e

Këshilli i Evropës, i mbledhur gjatë samitit të BE-së më datë 9 shkurt, ka publikuar raportin me konkluzionet e çështjeve të diskutuara.

Në komunikatën e lëshuar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit, theksohet se në dritën e tensioneve në veri të Kosovës ka një nevojë urgjente për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.


Në deklaratë theksohet se dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë shans historik dhe të zbatojnë pa kushte marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe vitin 2015, përfshirë dhe asociacionin.

“Në dritën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës, Këshilli Evropian nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë.

Këshilli Evropian mirëpret propozimin e fundit evropian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve mbi një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe synimin për të realizuar perspektivën e tyre evropiane.

Këshilli Evropian u kërkon të dyja palëve që të zbatojnë plotësisht dhe pa kushte detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, duke përfshirë marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në konkluzionet e Këshillit të Evropës.

4 Komente

  1. m
    mbasi Fryn Artificialisht Tollumbacen Serbe _

    tani dalin e kerkojne qe Kosova mos t'i veri kushte dhe pranoje gjithcka ne interes te Serbise lol ! Alarme : Politikat Fashiste ne Horizonte !

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po cfryjne si tollombacen serbe ashtu dhe kosovare

      Mua me ben pershtypje se si Evropa dhe Amerika nuk bejne dallim midis Kurtit dhe Vuciqit qe tregon se ata godasin te njejten platforme antishqiptare dhe anti perendimore me te njejtat arme. Per ata qer kane 5 pare ment verejne se si Kurti dhe Vuciqi jane e njeta gjelle e gatuar ne zyrat ruse....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ballo Vapirash

        duket se po i jep kenaqsi te dyve Vampireve duke i fryr dhe cfryre perseri . erendesishme ne kto Lorja Vapirash eshte se nuk ka asnji lloj interesi per popujt e Ballkanit e per Paqe ne Ballkan por Vapiret e shikojne gjithcka bejne ne Ballkan nga nji Perspektive ku gjaku duhet te rrjedhe ne cdo kohe ! Kjo i jep kenaqsi te vecante Vapirave patjeter

        Përgjigjjuni
      2. e
        emigranti

        Pasi te plotesohen te gjitha pikat e marreveshjeve te arritura deri tani, ne fund te plotesohet marreveshja per asosacionin, por kjo te mos jete ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves, pra te jete vetem ne drejtimin kulturor. Nderkohe nga ana kosovare te ngulmohet ne njohjen e krimeve te luftes te kryera nga forcat serbe. Persa I perket njohjes te ngulmohet ne njohjen e Kosoves nga 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma deri me sot, pasi t'ja kerkosh kete Serbise eshte humbje kohe dhe ne vend te kesaj te kerkohen te tjera gjera, qe nga ato qe jane ne Planin Franko-Gjerman e deri ne pranimin nga Serbia te krimeve te kryera ne Kosove.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje