
Marrëveshja për targat që u arrit në Bruksel më 23 nëntor të vitit të kaluar, sipas zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, ka një afat kohor.
Dakordimi i arritur mes palëve, sipas Bislimit, vlen deri në takimin e radhës të grupit special për normalizim, i cili duhet të mbahet më së voni në fund të marsit.
“Dy Elemente janë me rëndësi. E para dokumenti ka afat kohor, thotë deri në takimin e radhës të Grupit Special për Normalizim. Ne kemi pranuar këtë formulim, pasi paraprakisht kemi insistuar në marrjen e ftesës nga z. Lajçak për takimin e Grupit Special të Normalizimit për fund të marsit të vitit 2023”, ka thënë Bislimi.
Lajmi i arritjes së një marrëveshjeje për çështjen e targave fillimisht ishte dhënë nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Diplomati spanjoll përmes një deklarate të lëshuar në ditën e arritjes së marrëveshjes tha se është rënë dakord rreth masave për çështjen e targave në atë mënyrë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshme të situatës në terren.
Marsi po afron ndërsa një marrëveshje konkrete rreth çështjes së targave nuk duket në sfond.
Sipas politologut serb, Ognjen Gogiç, tashmë është e qartë se për Kosovën krizat eventuale në terren po përdoren si instrumente për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa për Beogradin kriza është mënyra më e mirë për të vonuar atë.
“Një krizë e re në Veri të Kosovës do të shërbente si presion ndaj ndërmjetësve perëndimor që të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje”, thotë Gogiç për gazetën serbe Danas.
Marrëveshja e arritur në Bruksel për çështjen e targave detyronte Serbinë që të ndalojë lëshimin e targave të reja me akronime si “KM, PZ, PR” në njërën anë ndërsa Kosovës në anën tjetër të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm lidhur me riregjistrimin e automjeteve.
Sa i zgjuar eshte ky Pislimi....