Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, BE: Deklaratat e fundit të Kurtit dhe Vuçiç janë pengesë

10 Shkurt 2023, 16:37Rajoni TEMA

Takimi i nivelit të lartë në Bruksel, BE: Deklaratat e fundit

Deklaratat e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, të cilët kanë vendosur kushte për nisjen e bisedimeve mbi planin franko-gjerman, janë pengesë për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në Bruksel. Këtë e thotë një zyrtar europian i cituar nga Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti.

Sipas tij, ky lloj qëndrimi publik, i dy udhëheqësve, pamundëson caktimin e datës së takimit mes Vuçiç dhe Kurtit. Ai thekson se mbajtja e rundit të ardhshëm të bisedimeve varet nëse liderët nga Prishtina dhe Beogradi “pajtohen për datën e agjendës së parë”, pa treguar detaje.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më herët gjatë se enjtes, se do të shkojë në Bruksel kur Prishtina ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Asnjëherë nuk u jam shmangur bisedimeve për asgjë. Por kam qenë në Bruksel 200 herë, dhe nuk jam i interesuar të shkoj për turizëm. Nëse më ftoni duhet të më njoftoni se kanë filluar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kur ta bëjnë këtë do të vij për të diskutuar gjithçka tjetër”.


Deklarata e Vuçiç erdhi pasi përfaqësuesi i lartë i BE për Politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell tha më 9 shkurt se së shpejti do të ketë një takim të ri mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të vazhduar diskutimet për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Pak ditë më parë Kurti deklaroi se themelimi i Asociacionit nuk është prioritet, por javën e kaluar ai shpalosi 6 kushte për formimin e tij. SHBA-ja dhe BE-ja kanë shtuar presionin ndaj Kosovës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin.

3 Komente

  1. D
    Dardan

    Krushqit jane te ngrire. Varianti me realist eshte ndarja e veriut te Kosoves midis Serbise dhe Kosoves.

    Përgjigjjuni
    1. i
      illyrian

      Dhe jugu e sanxhaku i kalojnë Dardanisë si thua....

      Përgjigjjuni
    2. K
      Ka zgjidhje por jo imponim

      Cfare humori i fryhet amerikes hopa behu shtete i fryhet Putinit hopa Crimée Dombas pjesa ime te behemi serioze mos te biem ne nivelin e kurtit haradinaj cfare bajgash ka kosova nuk ka kosove shtete eshte territore Serbe i banuar nga shqiptar me te drejte pa te drejte sipas OKB eshte pjese Serbe por historikisht e diskutueshme ..Si zgjidhet zgjidhja eshte midis Shqiperise dhe Serbis me pjesmarjen e banoreve shqiptare te kosoves ose ndarje shqiptaret me shqiptaret , Serbet dhe mbeturinat sklave me Serbet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje