Ambasadori rus në Beograd: Plani evropian, rrugë e tërthortë që Serbia të njohë Kosovën

12 Shkurt 2023, 13:18Rajoni TEMA

Ambasadori rus në Beograd: Plani evropian, rrugë e tërthortë

Për ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Bochan-Kharchenko, propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është veçse përpjekje e Perëndimit për të gjetur një rrugë të tërthortë që Serbia ta njohë Kosovën dhe t’i hap rrugën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.


“Në thelb është njohje. Nëse shteti [Serbia] në rastin e Kosovës jep pëlqimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, atëherë konsideron se Kosova është subjekt juridik ndërkombëtar, dhe si anëtare e OKB-së, Kosova ekziston si shtet”, theksoi ai për mediumin e afërt me regjimin serbe “Novosti”.

Kur është pyetur nëse Rusia do të votonte pro pranimit të Kosovës në OKB në rast se Serbia e pranon propozimin franko-gjerman dhe nuk e pengon hyrjen e Kosovës në OKB, diplomati rus tha se nuk dëshiron të flasë për gjërat që presidenti serb Aleksandër Vuçiç refuzon.


Megjithatë, ai deklaroi se Rusia është e përkushtuar vazhdimisht ndaj Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e njeh Kosovën dhe qëndron besnike ndaj parimit të mbështetjes së Beogradit, duke thënë se nuk mund të ketë zgjidhje të drejtë pa Kinën dhe Rusinë.

“Në fund të fundit, një zgjidhje e drejtë është e mundur vetëm me mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, si anëtarë të përhershëm. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se kjo temë duhet të kthehet në Këshillin e Sigurimit”.

“Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia do të mbështesë vetëm një zgjidhje që korrespondon me interesat kombëtare të Beogradit, qoftë normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën apo de-përshkallëzimi i krizës aktuale”, shtoi ai.

Kur ka komentuar presionin perëndimor ndaj autoriteteve serbe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ambasadori rus theksoi se Moska e vlerëson lartë “këmbënguljen dhe sjelljen heroike” të Vuçiç-it në lidhje me këtë çështje.

“Sigurisht, ne duhet të shikojmë edhe një peisazh më të gjerë, që është se kemi mundësi për zhvillimin dhe vazhdimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, që sigurisht është një fitimprurës për Serbinë, qoftë në energji apo në një fushë tjetër”, përfundoi ai.

 

2 Komente

  1. t
    tetovari2

    Rezoluta 1244 është e vdekur më shpalljen e pavarsisë së Kosovës.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flamur Struga

      Serbia,duke i ndjekur keshillat e anakondes te karpateve,me metodat e veta gjeti ne dialog njerez jo te kualifikuar jo te vendosur por qe shiten ose kane bashkepunuar ,pastaj trysnia ndaj tyre ,dhe e "lodhi" bashkesine nderkombetare me hallet akoma te pa zgjedhura ne R e Kosoves.Tani qe eshte ne krye te interrsave te kombit shqiptar Qeveria e Presidentes Vjosa Osmani,dhe Kryeministrit Albin Kurti!cdo gje ,enderr ,shprese e rusoserbeve ka vdekur.Armiku i njerezimit ,kulcedra e karpateve me ne fund e thote se : europA po kerkon njohje,ecje perpara ne menyre te terthorte.Ne fakt cfare nenkupton kjo?Anakonda e vetedishme e ka ndjekur viktimen [popullin shqiptar)ta lodhi ta deshperoj dhe me ne fund ta aneksoj gjithmone me metodat e saja te cilat i perdori ne Krime dhe para gati nji viti,ne Ukraine.Duke derguar njerez te specializuar te Wagnerit fame keq ,biem ne konkludim se vetem metodat behen me shum te persosura por synimi i armiqeve kuptohet .Te len pershtypjen hienat per nje opsion : njihet nga sghume organizata,ne Okb ,behet shtet me te gjitha te drejtat juridiko plotike,,,pasi i din mir rruget se ku shkojne dhe cfare fitohet ne ballkanin e trazuar gjithmone nga keto gjarperijt e moskes,perse nuk e lejojne RUGEN e hapur te drejte qe edhe Republika e Kosoves te jete e lire e gezuar pjese reale e kesaj bote zuzare.....armiqeve nuk u besohet me dredhirat e tyre u bind edhe bashkesia nderkombetare,vetem disa te verbuar ecin me ditektivat e fashizmit rusoserb.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje