Kurti: Serbët mund të ngrenë sërish barrikada dhe të sulmojnë policinë në veri të Kosovës

14 Shkurt 2023, 10:12Rajoni TEMA

Kurti: Serbët mund të ngrenë sërish barrikada dhe të

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrenë përsëri barrikada si dhe të sulmojnë policinë e Kosovës, sidoqoftë, Kurti thekson se ata do dështojnë.

Reagimi i Kurtit vjen pasi autoriteteve e Kosovës gjetën në veri të Kosovës 3 laboratorë droge dhe arrestoi 3 serbë.

”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”.

2 Komente

  1. K
    Kosovari

    Or Al-Bin paske kopjuar Kim Yongun e Korese se Veriut

    Përgjigjjuni
    1. e
      emigranti

      Albin vazhdo ne ndertimin e shtetit ligjor, me hapa te kujdesshme por te sigurta. Je ne rruge te mbare. Mos ju dorezo presioneve. Je shpresa e vetme e shqiptareve ne Kosove e me gjere.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje