Vuçiç: Një luftë e madhe po afron. Në Serbi kemi një europian që urren serbët në mënyrë të pabesueshme

13 Shkurt 2023, 10:18Rajoni TEMA

Vuçiç: Një luftë e madhe po afron. Në Serbi kemi

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, ka dhënë një intervistë për Tv Prva, përmes së cilës ka komentuar të gjitha zhvillimet kryesore politike që lidhen me vendin e tij, e për rrjedhojë me rajonin. Ai ka komentuar situatën e krijuar në Parlamentin e Serbisë, që është sipas tij shembull i faktit se demokracia funksionon në vend për faktin se askush nuk u ndëshkua. Nga ana tjetër, Vuçiç ka folur për një lloj serbofobie të manifestuar nga një figurë e njohur që jeton në Serbi të cilit nuk ia përmendi emrin.

“Sesioni parlamentar ishte i mirë sepse aty ekspozova disa të pavërteta, por një gjë më shqetësoi shumë…Ne kemi një urrejtës të serbëve në Beograd, që është i rëndësishëm. Është europian dhe urren serbët dhe Serbinë kaq shumë saqë është e pabesueshme. Kjo është diçka e rrallë. Kam parë shumë njerëz që urrejnë Serbinë, por nuk kam parë kurrë një njeri të tillë. Ata nuk dinë më se çfarë të bëjnë me tërbimin dhe urrejtjen kundër popullit serb”, u shpreh Vuçiç.

Ai ka pranuar se ka presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës, të cilën Perëndimi po kërkon ta zgjidhë sa më shpejt që me nisjen e Luftës në Ukrainë. Vuçic ka interpretuar me pikëpamjen serbe situatën e tanishme gjeopolitike në Europë e cila po pëshkallëzon drejt kaosit.

“Ne po përballemi me krizën më të madhe në botë që kemi parë që nga LIIB. Kjo ishte asgjë me atë që po vjen. Ne kemi përpara një përshkallëzim të madh. Shpresoj se disa njerëz do të kuptojnë se askush nuk ka nevojë një përshkallëzim që më pastaj ta neutralizojnë. Në 5-6 muajt e ardhshëm do të kemi konflikte ndër më të mëdhatë.

Presionet do të jenë pakrahasueshmërisht më të mëdha mbi çështjen e Federatës Ruse. Do të ketë presion të fortë mbi Republikën e Kosovës. Në këtë moment nuk është ende e qartë se kush po fiton në Ukrainë. Është shumë e vështirë të fitosh mbi Perëndimin dhe unitetin e tyre në këtë moment. Nuk e kishim unitetin rus në fillim dhe tani e kemi atë, sidomos pas lajmit të dërgimit të tankeve gjermane”, është shprehur Vuçiç, që ka paralajmëruar kështu një skenar të zymtë për mbarë kontinentin.

25 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Lexoni me kujdes ,se dhelpra plake e fashisteve rus e paska ven ne dijeni hienen evogel se,ndaj shtetit te tija dhe popullit barbar serb,eshte vetem nje europian dhe nje shtet qe e urrejne kete krijese monstrume deri ne ekstremizem.Qesharake.Eshte nje bote e tere qe e ka luftuar dhe e lufton fashizmin ,okupatorin ,ozurpatorin ai qe vret ben krime ,masakra ne popujt e vegjel qe jane=rusoserbet egersira me mentalitet mesjetar.I trembet qeni se pas pese ose gjashte muaj do ndodhi nje gjeme e madhe ,perse pasi e ndien e kupton e lejon kete tragjedi o gjakesori i putinit.Per putinin derdh lote korkodilli se tanket te europes do hyjne ose kan hyre,hiena per kete shqetesohet,po ben mire kur e thote se : europa eshte e bashkuar si kurre ndonje here..Sa mir.Urragan do te vi se europa plake u bind me intrigat e felliqura qe pregatiten ne kuzhinen e moskes dhe shperndahen neper serbi,france ,spanje ..Te keqin nuk e do as Zoti dhe as Ligji,ju jeni kulcerdrat e njerezimit.Bota do badhkohet dhe agresoret do ti zhduki.Sa mir qe ka ndonje ze te arsyeshem brenda cerdhes e putinit te vogel i cili e thote te verteten,ndigjoni ate se eshte keshille e mire,ju do ballafaqoheni me urraganin shkaterrues,Republika e Kosoves,Ukraina jane ne te drejten e Zotit prandaj SHBA ,Angli Gjermani,japin kontributin e tyre per Liri Demokraci te vertete.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkodrani

      Nuk duhet me ja ba qefin vedid. serbi viktimizohet qe te vazhdoje te perfitoje. Europa ka frike per veten e vet, por kurre nuk ka qene kunder servit. Te mos harrojme qe ishte kjo europe qe na caperloi per te kenaqur rusin. Eshte kjo europe qe shqiptaret i la te fundit dhe objekt te rracizmit me ekstrem. Ne kete mes jane amerikanet qe po drejtojne ererat politike, se po te ishte per europianet, ne si shqiptare do te ishim te zhdukur nga trojet tona. Ne duhet te punojme shume dhe te investojme ne brezin e ri. Kjo ka vite qe ka filluar dhe gjerat duhet te vazhdoje.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        sakte

        Përgjigjjuni
    2. i
      illyrian

      Ik ore teveqel kur të thonë të vërteten në sy Evropianët urrejnë serbët kur të marrin me të mira në idiotësitë e tua Evropianët i duan serbët...

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rrugaci

        "E rendesishme eshte qe ti ta krruash i pari" dhe ta shofesh fundin tatin para dhe te serbis mbrapa,kurse per te tjerat neper europe mos u shqetso shum or tyt se nuk i ke aq shkoll ti per te zgjidh ato pune se jo per gjo po hyn anej nga ke dal dhe aq i gjat sa je ti te dhem shum dhe tjetra nji her e provove dhe te perzune vetem me gura tani nuk eshte mo epoca e gurit ka hy teknollogjia ne mes or tyt thirri menjes sa osht heret dhe pa fillu vapa

        Përgjigjjuni
        1. d
          dikush t'ja shpjegoje Rames

          Dikush te marre persiper misionin e veshtire t'ja rrase ne vesh Edi Rames kete interviste te vellamit te tij Vucic te Open Ballkan.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            Ti more zoteri nuk kupton nje fakt qe e marrin vesh edhe ata qe kane nivel medioker te inteligjences. Ajo qe nuk e kuptoni, ose beni sikur nuk e kuptoni eshte fakti se Rama ben detyren e politikanit, qe perfaqeson Shqiperine dhe shqiptaret ne marrdheniet me boten pertej kufinjve tane. Sipas teje, Rama duhet qe te krijoje konflikte me Vucic-in apo me te tjere politikane te vendeve te tjera fqinje? I madhi Manolis Glezos, heroi allvanitas i rezistences antifashiste greke, ne nje nga fjalimet e tija te fundit ne parlamentin grek ka thene se: "nese djalin, vajzen apo edhe gruan e perze nga shtepia, kete nuk e ben dot me fqinjin. Me te ke dy rruge, ose te grindesh duke bere jeten tende dhe te tijen me te veshtire, ose te merresh vesh me te dhe te kalosh jete normale". Nje tjeter faktor eshte se nese Rama do bente rrebelin, shqiptaret do konsideroheshin si delja e zeze e rrajonit. Mjafton te kuptosh zotrote dhe te tjere si puna jote, qe Europa ka qene gjithmone kunder shqiptareve dhe ne favor te sllaveve. Ky eshte nje fakt i sterprovuar ne 200 vitet e fundit, kur me trojet tona historike kane kenaqur deshirat e fqinjeve tane. Kete besoj se e dini edhe juve, apo jo? Ajo qe Rama po ben eshte gjeniale, pasi pozicionin e grindavecit ja ka lene Vucicit dhe Serbise. Sot askush ne Europe nuk mundet te akuzoje shqiptaret si ato qe krijojne konflikte ne Ballkan dhe merita i takon pikerisht Rames.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceni

              Zotri, citimi i Manolis Glezos mjafton. Na ka rene komshi i keq. Mos e zgjat me sqarime.

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                Ceni-jam dakort qe per ne te dy mjafton citimi i Manolis Glezis, por jo per ca te tjere qe duan sqarime plotesuese.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kirurg

                  E ka thënë Fishta qëkuri: "Na kem pas fatin e zi, qysh se kem dreqnit komshi!"

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben

                    Sakte, vetem se kombi yne paska qene i mallkuar qe te kete edhe disa si Enveri e Salihu qe na kane turperuar ne syte e botes. Ajo qe eshte me e keqe eshte si si ka akoma individe qe kane nostalgji per nje kriminel si Enveri dje dhe ca te tjere qe akoma i shkojne Salih Berishes nga mbrapa ne luften e tij me Mullinjte e Eres, per te mbrojtur parate qe ka vjedhur bashke me femijet e tij perverse.

                    Përgjigjjuni
                2. V
                  Visar

                  Po mo po, por s'ka nevoj ta quaj mik.

                  Përgjigjjuni
                  1. v
                    vezhguesi

                    Visar-ja do puna qe ti thote "mik". Ne politike, nuk veprohet si ne jeten e perditshme, kur i kthen shpinen nje individi te urryer. Ne politike, duhet me mbajt ne fytyre nje buzeqeshje standarte dhe te quash mik edhe nje armik. Keto jane rregullat e diplomacise dhe Rama po e ben me se mire kete pune.

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arjan

                    SHQIP NJE ANALIZE ALLA RAHMUTI QE I KA DALE BOJA SE GJOJA NE SHQIPTARET E SHQIPERISE NUK DUHET TE MBESHTESIN KOSOVEN TONE HEROIKE SE NA KRIJOHET SHQIPERIA E MADHE .JO ORE ZOTERI JO JEMI 7MILIONE SHQIPTARE NE BALLKAN QE NA KANE NDARE NE MINISHTETE DHE VAZHDOJNE TE NA NDAJNE DHE PERCAJNE DUKE I PERCARE SHQIPTARET KU ALI AHMETI NE MAQEDONI DRITAN ABAZOVIC NE MAL TE ZI EDI RAMA NE SHQIPERI DHE PDK DHE LDK NE KOSOVE JANE VENE NE SHERBIM TE ARMIQVE TE SHQIPTAREVE PER TE RIAJTUR PUSHTETIN E TYRE .SERBET EDHE PSE KANE MBI 1000 VITE QE KANE ARDHUR NE BALLKAN NGA NENA RUSI MBESHTETEN NGA RUSIA 100% PER 100%.PA AS ME TE VOGLIN DYSHIM ARMATOSEN ME LLOJ LLOJ ARMESH ME LEKE ME USHTARE.KURSE QEVERIA SHQIPTARE E KRYESUAR NGA RAHMUTI TE BEN TY MORAL SE NE DUHET TE BEHEMI VELLEZER ME SERBET EDHE PSE ATA VAZHDOJNE TE ARMATOSEN KURSE USHTRIA SHQIPTARE ESHTE LENE NE MESHIRE TE FATIT NGA QEVERITE PLEHRA TE DREJTUARA NGA PD PS.SA E KA LENE HAPESIREN AJRORE DHE DETARE TE KONTROLLOHET NGA GREQIA ,KURSE PER ZJARRET KA NDIHMEN E SERBISE .CFARE MUT SHQIPTARI JE TI QE LE VETEN TENDE NE DORE TE TJETRIT.SERBIA VAZHDON SHPERNGULJEN E SHQIPTAREVE NGA LUGINA E PRESHEVES KURSE TI FLET NUK E HAP DOT GOJEN SE E KE PLOT ME MUT SERBI .SERBIA DUHET IZOLUAR PER AQ KOHE KY SHTET FASHIST NUK NDRYSHON QENDRIM NDAJ SHQIPTAREVE SE ESHTE KY SHTET DHE KJO POPULLATE QE KA 200 VITE QE BEN KRIME MIZORE KERKON TE TE ZHDUK SU SHQIPTAR TI THUA TJA FALIM KRIMET DHE TA KUPTOJME DREJTE SERBINE SE AJO NUK MUND TI SANKSIONE RUSISE PËR ATER TE MIQESISE RUSO-SERBE ,TA KA MESUAR RAHMUTI KETE .NE DUHET TE JEMI TE BASHKUAR SE CDO JETE SHQIPTARI ESHTE E VLEFSHME DHE SHTETI SHQIPTAR DUHET TA NGREJE ZERIN DHE JO TE RRI NE HIJE KUR SHTYPEN TE DREJTAT E SHQIPTAREVE.SERBI SJELL USHTRINE NE KUFI ME KOSOVEN KURSE TI THUS RAHMUTI DUHET TE RUAJE MIQESINE ME VUCICIN.PASTAJ PËR CFARE BALLKANI TE HAPUR LUFTON RAHMUTI KUR SERBIA KERKON NDARJE TE ETNICITETEVE NE CDO SHTET TE BALLJANIT.AKOMA JU TRUSHKARE MENDONI SE SERBIA DO NDRYSHOJ ,AJO NJEH VETEM GJUHEN E FORCES.TUNG.

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqip

                      Arjan-qe ne fillim beni nje gabim rrenjesor duke thene dicka qe nuk e kam thene aspak ne komentin tim. Askush nuk ka thene se "SHQIPTARET E SHQIPERISE NUK DUHET TE MBESHTESIN KOSOVEN TONE HEROIKE SE NA KRIJOHET SHQIPERIA E MADHE". Keto jane gomarlleqet qe nxjerr Salih mortja dhe i ve ne gojen e disa individeve si puna juaj. Kosova eshte toke shqiptare, qe padrejtesisht eshte shkeputur nga trungu i atdheut meme, Shqiperise. Per ata qe e quajne veten shqiptare, Kosova eshte krahine e Shqiperise, prandaj ne kete pike i dashur mik ja ke fut kot, thjesht per te krijuar nje argument ne favorin tuaj, qe ne fakt nuk ekziston. Ajo qe zotrote nuk arrin ta kuptoje, megjithe patriotizmin qe kerkon te na shfaqesh ketu, eshte se ne vertet jemi 7 miljone shqiptare, por jemi po ashtu nje pike uji ne krahasim me shtetet e tjera qe na rrethojne, qe kane qene dhe do mbeten armiqesore ndaj nesh, pasi kane mbeshtetjen e Europes, qe mbeti e paster pikerisht nga mbrojtja qe i bene shqiptaret dikur, ndryshe sot do flisnin turqisht dhe do i faleshin baba Erdoganit. Deshirat nga realiteti jane dy gjera te ndryshme dhe nese ne duam te mbijetojme ne kete qoshe te botes qe na ka mbetur, duhet me e hedh vallen sipas muzikes. Nese Rama do bente te kunderten e asaj qe ben, tere Europen do ta kishim mbi shpine, pasi Franca, Hollanda, Anglia, pa folur per Rusine e te tjera shtete me te vogla do te kishin nje shkak per te mbeshtetur teorite e tyre se shqiptaret jane "njerez armiqesore" qe "shkaktojne konflikte". Kete duhet ta rrenjosni juve more mik ne kokat tuaja dhe te mos flisni sikur ne jemi superfuqia e botes, qe nuk pyesim per me te medhenjte. Na pelqen apo jo, ky eshte realiteti, prandaj verini gishtin kokes dhe behuni pjese a atij 7 miljonshit qe me te drejte permend zotrote dhe mos sabotoni bashkimin, sic ben Salihu juaj qe u ka sherbyer gjithmone serbeve. Harruat Rambujene, ku "patrioti" Salih, me porosi te serbeve doli kunder marrveshjes qe i hapi rrugen sulmeve te NATOs kunder falangave te Milloshevicit? Harruat autokolonat me autobote qe furnizonin ushtrine kriminale te Milloshevicit, harruat miljona armatime qe u shiten ne Serbi e gjetke, harruat 97-ten, Gerdecin, personat e pafajshem qe u vrane me duar ne xhepa ne Bulevardin e Tiranes prej Salihut tuaj? Ka shume gjera qe i keni gabim mik i dashur, por nuk kam as kohe dhe as deshire qe te ndryshoj mendjet e njerezve, pasi sic thoshte gjyshja ime e mencur, "kush leu, mendjen e vet pelqeu", prandaj kam per juve vetem urimin: Mbec me shendet.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Remo

                        Arjan, mos e kalo gjithe kohen ne banjo se u dende me mut....ha me pak qe te jesh pordhiot klasi...

                        Përgjigjjuni
                      2. k
                        kirurg

                        Saktë! Po me kë flet! Janë të budallallepsur të gjithë, përsëritin përmendësh çfarë thotë Saliu, duke filluar nga "të mençurit" në Kosovë.

                        Përgjigjjuni
                    2. e
                      erti

                      demagog ,ky ka qene ne qeverine e milosevicit qe i solli ate lufte atij populli ,ky sduht t eishte fare en pushtet e as ne politike ....po ballkan hesapi

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tetovari2

                        SsI gëzohen këtij lajmi sërbofilët në Dardani e Shqipëri sidomos ata që me shumë zell komentojnë kundër Albinit e Vjosa Osmanit.

                        Përgjigjjuni
                        1. b
                          ben

                          tetovari2-Mjafton me te kujtu se zoti Albin, si mbeshtetes i sebofilit Salih Berisha dhe Vjosa Osmanit si denigruese e heronjve te UCK-se, jane me afer serbeve se sa te gjithe "filoserbet" e Shqiperise dhe Kosoves te marre sebashku. Cfare po bejne Kurti dhe Osmani per te mbeshtetur ata qe luftuan per lirine e Kosoves? Mundet te jemi edhe kundershtare ne politike, por jemi shqiptare dhe Atdheu vjen para cdo diference ne politike e kudo. Per mua, qendrimi ndaj heronjve te Kosoves, qe padrejtesisht po mbahen ne burgjet e kurves Europe jane nje vije e kuqe per cdo politikan shqiptar ne te dyja anet e atij palo kufi, qe na ka vene kurva Europe.

                          Përgjigjjuni
                        2. D
                          Diplomat realist

                          Vucic po bene bk! Me lezet! Lexoni! Per here te pare si "pa dashje" e quan "Kosove dhe Metohi" ne REPUIKA E KOSOVES!

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            emigranti

                            Duket se Vucici paska marre urdher nga Putini per tu pregatitur per lufte. Jo me kot I dhuroi edhe mjaft armatime, por koken e vet do haje ashtu si mentori i tij Miloshevic. Ndersa lidhur me Ramen, nuk kritikohet per qendrim neutral ndaj Serbise, qe gjithsesi duhej te dilte ne perkrahje te Kosoves , por per mbeshtetje te saj e lavde Vucicit shoqeruar me fyerje ndaj qeverise Kurti.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kanadezi

                              emigranti-me duket se jeni i paimformuar ne lidhje me aktivitetin e Rames. Nuk jam mbeshtetes i tij, por per hir te se vertetes, duhet me i dhene hakun per qendrimin qe ka mbajtur per Kosoven, kur ja plasi mu ne mes te parlamentit serb ne Beograd, kur tha se "doni apo nuk doni juve, Kosova eshte nje shtet i pamvarur e sovran", gje qe detyroi Vucicin qe te heqe me nervozizem kufjet ku i perkthehej fjalimi i Rames qe qellimisht po mbahej ne gjuhen shqipe.

                              Përgjigjjuni
                              1. z
                                zhaku i pamposhtur

                                Po si nuk te vjen turp mor zotni qe hiqesh edhe si 'kanadez'...po cfare plasi Rama ne beograd? pidhin kristaqit apo te anetes?beogradi eshte shum I qarte qe e ka humbur kosoven qe kur ia plasi nato dhe uck-ja prandaj boll me keto te plasurat e corapekuqit sepse ajo e plasura e tij ishte e njejte sikur tu kishte pjerdhur koqet rama serbeve...boll u munduat ta shfajesoni.rama eshte antishqiptar dhe ka dhene prova te mjaftueshme sa me serbet e akoma me keq me greket..

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kanadezi

                                  "zhaku i mposhtur" se duket qarte se nuk je i pamposhtur-ke marre shume propogande ne nevojtoren e Berishovicit, prandaj flet pa lidhje. Une jam qytetar kanadez, por kam mbetur me shqiptar se sa disa si puna juaj dhe i tille do vdes kur te me vije koha. Sot jetojme ne epoken e internetit, qe nuk le vend per interpretimet, as te mijat dhe as tuajat (shiko: https://www.dw.com/sq/edi-rama-në-beograd-pavarësia-e-kosovës-një-realitet-i-pakthyeshëm/a-18051855) Po keshtu ke nje tjeter lajm qe ja vlen ta shikosh per te pergenjeshtruar genjeshtrat qe perhap zotrote per kete ceshtje: https://shqiptarja.com/lajm/bashkimi-i-shqiperise-me-kosoven-aspirate-deklarata-e-rames-shkakton-zhurme-ne-beograd-vulin-vetem-bota-serbe-i-ndal). Po te ishin serbet te bindur se e kishin humbur Kosoven sipas asaj qe thua zotrote, do ishte pune e bere dhe nuk do kishim nevoje qe ta permendinim ne kete forum, pasi Serbia do ta kishte njohur Kosoven si shtet fqinj, ashtu sic beri me Sllovenine, Kroacine apo Maqedonine.

                                  Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje