Kurti: Ndërkombëtarët ma kanë bërë të qartë, nëse i them jo planit do ndëshkohemi

13 Shkurt 2023, 13:33Rajoni TEMA

Kurti: Ndërkombëtarët ma kanë bërë të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës, se në takimin e fundit të 20 janarit në Prishtinë me Miroslav Lajçakun e Bashkimit Evropian dhe emisarët e tjerë nga Amerika, Franca, Gjermania e Italia, i është bërë e qartë që nëse e refuzon propozimin franko-gjerman do të hyjë në “rrugë të konfrontimit” me partnerët ndërkombëtarë.


Madje, shtoi Kurti, versioni i fundit i propozimit është në nivelin “merre ose leje”.

“Lehtësuesi i dialogut ofrojë një version të dytë të propozimit. Versioni i dytë i ka adresuar dy nga komentet tona. Dokumenti kësaj radhe shoqërohej edhe me një plan zbatimi.

Me datë 20 janar 2023 emisarët me Lajçakun i dhanë disa qëndrime. Ata ma bën të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose leje, nuk lejohet negocimi i tij.

Qëndrimi i tyre ishte që i gjithë aparati shtetëror i tyre është vënë në përpjekje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarët dhe nuk mund të pritet një jo nga Kosova, sepse do të hynin në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha Kurti.

“Ata gjithashtu ma bën të qartë se çfarëdo refuzimi të propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues dhe ndëshkues diplomatikë.

Do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tregoi Kurti t’i kenë thënë diplomatët.

22 Komente

  1. R
    Remo

    Bino, ty s'te ben dot presion askush. Ti je vetefundoses dhe mos kopjo shef Vucon me keto "qortime" se e nxjerr bllof.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Al Bin para tradhtise jep doreheqjen te largohesh nga politika me nder se nuk je per ata pune!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Transparent

      A eshte kjo "demokracia" qe ushtrohet nga "nderkombetaret" mbi nje vend sovran si Kosova????...."Ndryshe do ndeshkohet" !!!??? Cfare eshte Kosova ? A mos eshte "nxenes i klases se pare" qe do ndeshkohet nge "profesoret" e planetit ??? Kosova eshte nje shtet i vogel qe kerkon hapsirat dhe dinjitetin e saje ne tryezen nderkombetare. Lereni te rritet. Lereni te vendose vete per fatet e saje. Fakti qe u ndihmua per te fituar nuk do te thote vasalitet i perjetshem...C'eshte ky "ndeshkim". A nuk ka Kosova te drejten te vendose vete per fatet e saje ? A eshte ky "partneriteti" qe degjojme random te flitet ? apo tendenca per ti kosideruar vendet e vogla si sherbetore te vendeve "te medha" qe vendosin fatet e kujtdo mbi glob ? Vendet e vogla dhe te pafuqishme jane shnderruar ne vasale qe sherbej vetem per te votuar "pro" vendeve te medha, kur u kerkohet te votohen rezoluta, vendime, apo "marrveshje" sipas intreresave te tyre. Kjo nuk eshte demokracia qe kerkojme. Ky nuk eshte partneritet. Kjo eshte e turpshme per "nderkomebetaret" qe pretendojne se sjellin demokraci.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Ne te njejten menyre u kercenua edhe Vuciqi. Amerika dhe Perendimi duan qe njehere e pergjithmone ta rregullojne kete ceshtje. Asociacioni nuk eshte nje gje e mire, eshte nje e keqe e domosdoshme. Eshte e vetmja mundesi qe Kosova te ecë para. Gjithmone eshte ditur shume qarte qe duhet te kete kompromise. Dhe kompromisi per Kosoven eshte krijimi i asociacionit.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia

          Kompromisin per Kosoven duhet ta beje Kosova dhe vetme ajo....

          Përgjigjjuni
          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Kosova nuk e ka forcen qe pa miq ta beje kompromisin dhe as ta konsolidoj shtetesinë!

            Përgjigjjuni
      2. I
        Iso

        Kurva kurti!nuk e dije perpara se te beheshe kryekar shteti se duhet te besh cfare te thone nderkombetaret?! Te them une:e ke ditur por si sharlatan e mashtrues ordiner qe je ke perdorur cdo shkerdhatellek per te ardhur ne pushtet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipe Etnike

          ja po themi "Mire" mo Albin...por se pari behu te QARTE Nderkombetareve..se Formimi i Komunave Serbe eshte me keq se Serbcka Republika... 1-Albini thote se jua kame then:??Po por thuaju Eu-s dhe Amerikes:Sa marreveshje te neshkruara Serbi-Kosove jane Ratifikuar nga Parlamenti Serbe??? 2-Qe te kerkosh Popullsi te Paster Etnikisht ne Territorin e Kosoves sikur dhe kane bere dhe te Formosh nje "Mini shtet" brenda Shtetit..nuk perkon me Orjentimin Europjane te nje Europe Multietnike..pra edhe Zaidenica eshte me shume nje Objekte konflikti se sa Objekt Paqeje.. 3-C´fare GARANCIE ofrojne Europjanet kur kerkojne te nenshkruahen Marreveshje qe bien ne Kundershtim me Kushtetuten e Kosoves?? 4-Politika qe ofron sote Eu-ja apo gjithe Nderkombetaret se bashku nuk duket se eshte nje Politike Reale...por duket se eshte nje Politike Kushtesh ne Shkembim te nje "Embargoje Serbe" kunder Russise.. @@Albini dhe gjithe Klasa Politike Shqipetare duhet te tu beje te Qare Nderombetareve..sepse ishin ata qe kane Tkurrur Trojet Shqipetare..dhe vazhdojne ti kene ne Tavolina Pazaresh ndermjet Fuqive te medha.. dhe se Fundi Albin Kurti: Kur Kushtetuta e Kosoves Ndalon Basshkimin Kombetare pse u dashka te lejoj nje Asocjacjon Serbe, kur edhe kete e ndalon Kushetuta??? nE sHQIPETARET GJITHMONE KEMI hUMBUR SE JEMI "Trembur","Joshur"..dhe Kercenuar nga Nderkombetaret....A NUK DO TE ISHTE ME MIRE TE THONIM JO???????????

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Populli yne ,gjate gjith historise (edhe pse atehere)nuk ka patur aleat besnik.eshte ndodhur si ne kete situate shum te veshtire.Historia epopullit tone gjate gjithe shekujve ,ka qen lufte per egzistence,ruajtje te trojeve dhe te jete i lire si gjith te tjeret.Fatkeqesisht te gjitha keto beteja ,gjyqe ne Londer,ne Versaj,Rambuje ,shum me heret ne prizerenin historik te 1878 dhe plote e plote dite data vite te zeza per kombin tone- jane te shumta si varg male qe nuk kane te mbaruar.Kjo e keti viti (2023)duket akoma edhe me e rende,sepse ata te cilet na ndihmuan sot bejne presione.Kjo eshte ne kundershtim me normat njerezore por edhe sipas mareveshjeve me ligjet nderkombetare.Krijimi i asociacionit do te thote Kali i Trojes,armiku eshte i pa kontrolluar,ai ka ekzekutivin,e ka administraten,ekonomine te pavarur.....te gjitha keto elemente jane pjese perberese e nje shteti brenda shtetit .Dhe sa eshte koha e mbajtjes te nje referundimi per shkeputje?jo me shume se nje dekad.Kjo eshte e dhimshme europa nuk i kupton keto gjera apo e ben kurban per hater te rusise fashiste ,gjoja se do shpetoj nga nje pergjakje e madhe,Bota e kupton se faktori shkaterues eshte bisha e katpateve,duhet mobilizim kunder keti faktori shkaterrimtar te shpetoj europa,bota dhe jo te gelltitet nje shtet qe gjate tete shekujve eshte ballafaquar me armiq -kulcedra.Mbase forcen per ti perballuar edhe miqeve nuk e kemi por Jooooo nuk na e ndalon askushi te na thote,pamvaresisht se cfare masa ndeshkimi na kane ven ne tryeze.Dite shum te veshtira po na vijne nga ky pazarrllek me pasoja katastrofale....

            Përgjigjjuni
            1. M
              Miku yt

              I dashur Flamur. Me vjen shume keq qe ke rene ne depresion. Populli yne asnjehere nuk ka qene ne situate me pozitive se sa eshte sot. Kjo kryesisht per hir te aleateve tane besnik me ne krye Ameriken. Depresioni yt ka dy spjegime. Spjegimi i pare eshte se ti ke rene ne dashuri me Kurt mavrine, qe eshte kali serb ne shtallen tone. Spjegimi i dyte eshte se konfjuziteti yt te ka corjentuar totalisht deri aty sa ke alucinacione dhe flet per :" forcen per ti perballuar edhe miqte tane"..." I dashur Flamur: miqte nuk perballen por respektohen. Ke nuanca te cmendurise se fazes se pare. Ki kujdes, miku im. Vizitohu tek doktori se po vazhdove keshtu, tensioni psikollogjik do te marri trurin totaliasht. Shkrimet e tua jane pa kuptime dhe pa llogjike. Mundohu te pushosh i dashur mik!

              Përgjigjjuni
          2. S
            Shoku

            Sipas teje (trasparent ) e ti (Shqipe etnike ) , Al-Bini Osmancken ,nuk doni cfare thote Amerika e Europa ,thoni qe nuk jemi vasale ,atehere largoni trupat e huaja nga Teritori i Kosoves ,qendroni vetem ,si dikur Shqiperia ( fanar ndriçus ne Europe ) tani behuni si Korea e Veriut ,dhe (i vetem trim ne lufte ) ka pas qene edhe nje film ,si perfundim Al-Bini juaj te mos pranoje as edhe nje propozim nga Amerika e Europa se do jeni te pavarur nga askush ,qendroni trima pergatituni per lufte ,por dijeni mire se asnje lloj ndihme nuk keni per te patur ,populli i Kosoves duhet te cohet i gjithe per te larguar kete dyshe Al-Bin Osmanvicin ,qe te behet nje shtet europian brenda BE

            Përgjigjjuni
            1. T
              Transparent

              Varet ke vlereson shoku: lirine e vertete apo iluzionin e lirise. Une personalisht nuk do e negocioja lirine per te mbushur barkun... Preferoj me mire te jetoj si shqiponje e uritur se sa si derr i ngopur...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shoku

                Çfare shqiponje jeni ju? ju jeni ( Sorra ) Kosova vetem nje atdhetar ka nxjere pas 1990 dhe ate e futet ne burg ,lavdi deshmoreve te UÇK dhe trimave qe jane sot ne burg ,por ti iVV byth lepiresi i Al-Binit dhe Osmanivicit ,shume shpejt populli i mencur i Kosoves do ju a tregoje vendin ,qe e bete armike e Ameriken e Europen dhe Shqiperine

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Ke te drejte per sa i perket Albinit, por gabon shume kur glorifikikon ish udheheqesit e Drejtorise Politike te UCK-së.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Transparent

                    Albinin e ka zgjedh populli i Kosoves. Ai ka tagrin t'i poerfaqsoje ata kudo. Kur te behen zgjedhje e ardhshme, flasim perseri. Po sot per sot eshte Albini. Nderkombetaret duhet ta respektojne zgjedhjen qe beri Kosova, ne se e duan sovrane...Me sa kuptoj sovraniteti eshte i kushtezuar nga "te medhenjte", dhe ty te pelqen te jesh me mire "derr i knaqun" se sa "Sokrat i hidhnuar". Zgjedhja jote shoku....

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shoku

                      Po mor ti Tranparent ,populli e ka zgjedh ,populli eshte me Ameriken me BE me Shqiperine ,por ky ka lajthit bashke me ate dosen ,si dhe ju qe i mbeshtesni ,sipas teje Amerika i do te keqen Kosoves ?! po mos te ishte Amerika e ke pyet veten ,do e fitoje lirine ,ju jeni mos mirnjohes si me Ameriken e me Shqiperine ,por nje dijeni sa do ta kendershtoje kjo dyshe Al-Bin e osmanvecki ata do bejne ate qe mendojne qe eshte me e mira per popullin e Kosoves ,e jo te kesaj dyshe e disa bythlepiresve qe mbeshtesin kete dyshe ,cfare do beni atehere ,do dilni ne proteste kundra Amerikes si Non Grata ,Ilir Floriri ketu ne Tirane ,kjo dyshe ne Tirane e ajo ne Prishtine komandohen nga Serbia ,e je pyetur ndonje here veten ,se si ka mundesi qe keto dyshe per cdo ngjarje kundra Amerikes jane ne nje kohe .kthellou se po vazhduat keshtu prap ne thundrat e Serbise do jeni .

                      Përgjigjjuni
                2. S
                  Shqipe-Etnike

                  @@Shoku:Kosova ka Nxjerre Luftetare dhe Athetare me shume do te thoja se Shqiperia Londineze..por ne aspektin Diplomatik eshte shume mbrapa.. 1-Shqiperia ka Humbur shume Territore ,vetem dhe vetem se ka Rene pre e "Joshjeve-Intrigave" Evropjane...qe asnjehere nuk Harrojne se Shqipetaret jane Kombe me shumice Myslymane dhe si te tille nuk duan nje Shqiperi te forte dhe te Bashkuar.. 2-Kosova ka Nevoj per HERONJE TE RINJE..Heronje qe te Mbrojne Vendin se Heronjte e Luftes jane Futur ne Burge po me Bekimin e "Mikes Amerike"...

                  Përgjigjjuni
                3. A
                  Ashtu Kot

                  Kercenimi nuk eshte me i keq se ndeshkimi. A nuk u ndeshkua Albini ne kohen e Trampit me rrezim nga pushteti? Ahere ai ne vend te bisedimeve propozoi "reciprocitetin" qe prosupozonte arritjen e fundit ne fillim. Ne ate kohe kjo ra ere mut, sepse Kurti nuk beri gje tjeter vecse ndihmoi Vuciqin te dilte " pa u lagur" nga bisedimet duke arritur qellimin e tij per te bere fajtor Albinin per deshtimin e bisedimeve...Histori qe dihen... Edhe sot eshte e njejta situate. Nuk kercenohet Kosova nga perendimi por Kurti eshte ne rrezik te rrezohet prape nga pushteti po qe se vazhdon me politiken pro serbe, te shtyrjes se problemeve ne "kalandrat greke". I vetmi ndryshim "taktik" ne planin perendimor eshte se ata krahas kercenimit qe i kane bere Albinit, kane kercenuar edhe Vuciqin si 'strateg' te planeve te perbashketa "Vuco-Bino", ata kane kercenuar edhe Vuciqin duke specifikuar se denimi i Serbise do vije pavaresisht nga qendrimi i Albinit. Pra ata i kane "prere" urat e bashkepunimit kesaj dysheje te poshter te Ballkanit dhe nuk i japin me shancin Vuciqit te shfrytezoje Kurtin per te dale perseri nga bisedimet. Vuciqi ka shpallur dite zie diten qe doli plani franko gjerman dhe nuk di se cte beje. Pra Vuciqi nuk di se si te udhezoje Binin per te vepruar qe ai te shfrytezoje "gabimet" e Kurtit per te dale nga bisedimet. Kete rradhe perendimi i ka zene koken me "dere" Vucos dhe Kurti nuk di si te veproje....Nejse...Kurti tregohet konfjuz kunder perendimit dhe po ashtu eshte konfjuz edhe me kercenimin personal qe perendimi i ka bere Albinit. Albini si shqiptar i 'kulluar" qe eshte kete kercenim personal e lexon si kercenim per Kosoven. Albini mendon se ja ka bere mendjen pordhe popullit te Kosoves por nuk di akoma se ne ne fund te "tregojme vendin"....

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    illyrian

                    Jep propozimin tënd po të thonë lëviz mos bëj sikur o Kurti hapi veshët mirë

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      emigranti

                      E megjithate kercenimi i Perendimit per te zbatuar pa diskutim urdherat e tyre lidhur me asosacionin, nuk eshte gje ne lidhje me asosacionin e komunave me shumice serbe qe eshte burim konfliktesh dhe shkaterrim i Kosoves. Ndersa persa i perket premtimeve ne rast se zbatohet asosacioni, jane si premtimi per vizat pas dhurimit te tokave Malit te Zi. Persa i perket kercenimeve te Borellit e Lajcakut ata bejne mire te nxisin se pari vendet prej nga vijne qe ta njohin Kosoven.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trapi

                        Ti emigrant, qe nuk ma merr mendja te jesh emigrant, por ndonje sahanlepires i VV, je pak naiv. E ben apo nuk e ben asociacionin Albini, eshte ne te mire te Kosoves, apo kunder Kosoves, e njeh apo nuk e njeh Serbia Kosoven, etj...etj...konfliktet do jene aty ku jane, sepse serbet jane mithomane dhe egzistencen e tyre e ndertojne mbi interesa tona. Pra asnjehere mos mendo se ne do jemi miq e shoke me serbin, sepse jemi rraca te ndryshme dhe te konfigurara ne Ballkan me interesa te kunderta. Vetem po te kujtoj se serbi po ashtu ka konflikte me Kroacine, Bosnjen dhe Malin e Zi....Hungaria si dhelper qe eshte mezi pret per Vojvodinen etj etj. Tere kete qe te them ti them per te te hapur syte se puna e planit franko-gjerman eshte rruga ku duhet te eci Kosova. Ti e redukton problemin e propozimit franko gjerman qe ka miratimin e tere Evropes dhe Amerikes...ne asociacionin, qe eshte vetem nje pike e marreveshjes dhe kete e ben me qellim te keq. Asnje ne boten perendimore ka thene qe asociacioni te jete njeetnik apo me elemente ekzekutive. Perendimi ka theksuar se ky asociacion duhet te jete ne perputhje me kushtetuten e Kosoves dje jo nje Bosnje e Dyte. Keto ti thote Amerika dhe Evropa. Ti EMIGRANT dhe armiqte e Kosoves me ne krye Kurtin nuk flisni per asociacion qe flet Amerika, por per asociacioni qe propozon Vuciqi. Me dashje apo padashje ti je naiv sepse ploteson padashje veprimtarine armiqesore te Kurtit. Qellimi i Kurtit nuk eshte e mira e Kosoves por zbatimi i detyres qe merr nepermjet kanaleve te "emigracionit". Perfitimi maksimal qe perfiton Kosova duke pranuar planet perendimore eshte qe forcon aleancat dhe miqesite me miqte. Kurti dhe ti po perpiqeni qe nga miqte te beni armiqe. Je naiv dhe nje koker idjoti...Politika eshte shkence per te arritur qellimet dhe jo per tu veteshkaterruar....

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Ujku ra ndër dele

                          Me këto përalla tuaja idiote i ke burgos krerët e UÇK tash atë që ke dhijer oë 18 vite je kthyer po ha. Mashtrimi dhe tradhëtia janë vetit më ulta të karakterit të njeriut.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje